85 fakte nga jeta e Dritëro Agollit, në 85-vjetorin e lindjes

27 Mars 2016, 16:08Kulturë TEMA

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe mbush këtë vit 85 vjeç. Fakte nga jeta e burrit të mençur, që nga dëshira e tij e parë për t’u bërë veteriner, poezitë e para të botuara në “Zërin e Rinisë”, studimet në Shën Petërburg, familja, por edhe “bëmat” e kohës pa të cilat një njeri si Agolli nuk mund të imagjinohej, të renditura nga ATSH-ja.

1. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë.

2. 6 vite të jetës i ka kaluar në fshatin Menkulas, 4 vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, 4 vite në Shën Petërburg (atëherë Leningrad) të Bashkimit Sovjetik.

3. Që nga mosha 25-vjeçare jeton në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë fqinj me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.

4. Në moshën 9-vjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmend shpesh në kujtimet e tij.

5. U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më 4 tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën.

6. Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë.

7. Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç.

8. Në Rusi, Agolli u kthye pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë.

9. Ditëlindja e Dritëro Agollit përkon me rilindjen e një tjetër gjiganti të letrave shqipe. Më 13 tetor ka lindur Millosh Gjergj Nikolla.

10. Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori shqiptar.

11. Veprën e parë, Agolli e botoi në vitin 1958. Është vëllimi i parë me vjersha “Në rrugë dolla”, i cili u prit mirë nga kritika e kohës.

12. Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë.

13. Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri.

14. “Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët”, ka thënë Agolli për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.

15. Momentet më të hidhura të jetës së tij, Agolli i kujton me shkrimet që ka lexuar nga autorë të ndryshëm pas viteve 1990 në adresë të tij. Por hidhërimi ka qenë më i madh kur autorët janë miqtë e tij të dikurshëm apo njerëz që i ka ndihmuar në krijimtarinë letrare.

16. Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kalon një nga momentet më kritike. I duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.

17. Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij politike teksa u rreshtua në forcat progresiste.

18. Ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit.

19. Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie.

20. Ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992.

21. Gjatë kohës së komunizmit, Agolli ka mbajtur këto detyra, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.

22. Ka qenë që në vitet ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të veçantë në reformimin e kësaj partie.

23. Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Pas largimit të deputetit të PS-së, Bardhyl Agasi, Agolli zëvendësoi atë.

24. Agolli kujton si momentet më të lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja.

25. Është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit.

26. Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”.

27. Ka thyer edhe parimin se vetëm pas vdekjes bëhesh legjendë.

28. Por jo vetëm shkollat mbajnë emrin e Dritëro Agollit. Tashmë në Tiranë një shtëpi botuese ka pikërisht emrin e Agollit.

29. Ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.

30. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”.

31. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003.

32. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.

33. Nuk numërohen vlerësimet që i janë bërë legjendës së letrave shqipe. Ndër më të qëlluarit është vlerësimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka, me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane”.

34. Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985.

35. Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

36. U shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.

37. Ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”.

38. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.

39. Filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”.

40. Libri “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” është vepra që veç famës i solli dhe jo pak andralla autorit. Një vit pas daljes së tij, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.

41. Është nga ata shkrimtarë që nuk e ka braktisur asnjëherë të shkruarën me dorë. 42. Nuk mban numër personal celulari.

43. Është shkrimtari që ka bërë poezi për këto kafshë dhe insekte: kecat, dhentë, dhitë, maçoku, qeni, kali, lejleku, rabecka, pleshtat.

44. Është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec.

45. Një nga historitë më të famshme të treguara për pijet është ajo kur gënjeu Sadijen sikur i kishte ardhur një shkrimtar turk me emrin Moskat Kanella dhe i duhej të ikte dhe ta shoqëronte. Në fakt kishte ardhur dy litër raki “Moskat” që do ta shoqëronte me kanellë.

46. Një histori tjetër me pije është kur me një kolegun e tij garoi se kush pinte më shumë konjak.

47. Në vitin 2005 ai është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar të jetë kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

48. Frazat më të goditura që Dritëro Agolli ka dhënë për shtypin pas ‘90-s janë: “Nëse PS është kënetë, ti Fatos je bufi i kënetës”; “Shqipëria tani është me dy shtete”.

49. Është shprehur se një nga ata që mund të futeshin në ambasadat e huaja në 2 korrik 1990 ishte edhe i biri i tij.

50. Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh.

51. Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadares, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950.

52. Agolli së bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist. 53. Veprat kryesore të Dritëro Agollit janë shkruar gjatë viteve të diktaturës.

54. Është ndër të paktët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.

55. Agolli rendit dy shkrimtarë turq si miqtë e tij më të mirë të huaj. I pari, Jashar Qemal; si dhe shkrimtari satirik, Azis Nesin.

56. Karakteristika më e veçantë e tij është thjeshtësia me të cilën komunikon, ulja në tavolinë, biseda e thjeshtë dhe mikpritja në shtëpi.

57. Është i vetmi shkrimtar që pas vitit 1990 e ka takuar një personazh real, të cilin e ka pasur personazh në libra dhe në filma. Bëhet fjalë për Sejfi Protopapën, i cili është personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”.

58. Ka marrë cilësime të tilla nga politikanë, analistë dhe gazetarë: Patriarku i PS-së, mendimtari i të majtës, shkrimtari politikan.

59. Për kritikën letrare, Agolli renditet në panteonin e letërsisë shqipe. Nëse në poezi Kadareja krijoi “Shqipërinë tjetër” që vinte nga lashtësia. Agolli gjatë viteve të diktaturës tregoi “Shqipërinë alternative”. Në krijimtari epiko-lirike që dallon nga pjesa tjetër e letërsisë së realizimit socialist.

60. Gjatë krijimtarisë letrare, në të gjithë veprën e Agollit vihen re shtatë tipare kryesore në të cilat mbështetet arti i tij. Kulti i tokës dhe i bukës, shenjtërimi i njeriut dhe natyrës, raporti personal me botën, miti i atdheut, historia e të parëve, zhgënjim për kohën dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste.

61. Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tre libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist.

62. Në një intervistë të dhënë për median shqiptare, Agolli ka thënë që nga librat që ai nuk do t’i harrojë kurrë janë “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe librat me poezi “Pelegrini i vonuar”, “Në mesditë”, “Udhëtoj i menduar”, etj.

63. Gjeniut të letrave shqipe i është bërë edhe një bust. Shoqata e Devollit ka çelur në Menkulas një dhomë-muze, ku ka një kënd të veçantë edhe për bustin e tij. Busti është bërë nga skulptori i njohur, Mumtas Dhrami.

64. Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”.

Poeti i madh Dritëro edhe si skenarist

65. Shkrimtari i shquar, Dritëro Agolli, veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash. Filmi i parë për të cilin ai përgatiti një skenar dhe nuk shndërroi një krijim letrar në skenar ishte “Horizonte të hapura”.

66. Agolli, i cili është edhe autor i një sërë skenarëve për dokumentarë, ka megjithatë edhe një poemë që ka shërbyer si skenar për një dokumentar shqiptar me regji të Endri Kekos. Bëhet fjalë për “Partizanin Meke”, i punuar në një formë të cilën Dritëroi e quan origjinale dhe që ishte gjysmë film artistik dhe gjysmë dokumentar.

67. Librat me poezi dhe poemat më të njohura të Agollit janë: “Në rrugë dola”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll-Devoll”, “Mesditë”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”. Pas 1990-s “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Njerëz të krisur”, “Vjen njeriu i çuditshëm”, “Lutjet e kambanës”, “Fletorkat e mesnatës”, etj.

68. Dy janë dramat më të njohura të Dritëro Agollit. “Mosha e bardhë”, e cila u ndalua nga botimi gjatë diktaturës, si dhe drama “Fytyra e dytë”.

69. Shkrimtari që vuajti nga censura në diktaturë, në intervistat që ka dhënë në shtyp thotë se ka një tjetër censurë për krijuesit jo më pak të rrezikshme sesa e parë: “Censura e parasë”.

70. Agolli arriti sukses fillimisht si poet i tokës. Përmbledhjet e hershme me poezi “Në rrugë dola”, 1958; “Hapat e mia në asfalt”, 1961; dhe “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965; e paraqitën atë tek lexuesit si një poet lirik të sinqertë dhe të talentuar të tokës, dhe që tregoi teknikë mjeshtërore në vargjet e tij.

71. Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjuhës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut.

72. Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “Ëndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuar janë “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”.

73. Agolli në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.

74. Reportazhet e Agollit gjatë kohës që punonte si gazetar janë përmbledhur para viteve 1990 në një vëllim të veçantë. Si në çdo gjini tjetër të krijimtarisë letrare edhe këtu Agolli tregon një finese të veçantë dhe një mjeshtëri të rrallë.

75. Në veprat e një shkrimtari ka gjithmonë diçka për të rishikuar. Mirëpo dhe këtu Agolli bën ndryshim.

76. Në vitin 2007 një vëllim me poezitë e Agollit është përkthyer dhe në rusisht. Vepra përmbledh poezitë e tij më të mira dhe titullohet “Nga vjen kjo muzikë”.

77. Është një ndër rastet unikalë të krijuesve që edhe pas viteve të rinisë vazhdon të shkruajë poezi. Ndërkohë që zakonisht pas viteve 30, krijuesit letrarë i përkushtohen prozës. Agolli vazhdon të shkëlqejë në të dyja gjenitë.

78. Për herë të parë Agolli është takuar me Sali Berishën kur ky i fundit ishte ende fëmijë. Agolli kishte bujtur në kullën e të atit të Berishës në Viçidol të Tropojës, si shok i vëllait të Berishës.

79. Dritëro Agolli është i njohur dhe si përkthyes. Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e poetit Robert Bërns dhe nga frëngjishtja poezitë e poetit Pol Elyear, i cili ka dhe disa poezi për Shqipërinë.

80. Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja. Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht. Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë.

81. Një vit më parë u botua libri “I përndjekuri i dashurisë”, një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.

82. Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

83. Para pak ditësh Dritëro Agolli i ka rrëfyer gazetarit Ilir Kadia çastin më të vështirë të jetës, kur i theu gjyshit një qerrkë me rrota, në fëmijëri.

84. 50 vjetori i martesës me Sadien dhe shkëmbimi i unazave në moshën 84-vjeçare.

85. Botimi surprizë i përmbledhjes me poezi të pabotuara të Dritëroit 85-vjeçar.

17 komente në “85 fakte nga jeta e Dritëro Agollit, në 85-vjetorin e lindjes”

  1. ismail pashaj says:

    keni harru bemen me te madhe ,kryevepren dhe kryefjalen e shpikur nga driteroji.
    ai krijoji nji fjal te re ne gjuhen shqipe dhe qe eshte e vetmja ma ha mendja edhe ne rrang botnor. nuk ka gjuh qe ta ket kte fjal eshte fjala “shkerdhatokraci”! ka fuqi te made shprehse. eshte nje amalgam e te folmes se rruges,me te folmen diplomatiko politike..
    mund te quhet pa tjeter “fjala e shekullit”
    vetem se nuk ka tifozllik sepse eshte nje kritik qe I ben demokracis shqiptare ne vecanti dhe demokracis ne pergjithsi ku shkerdhatat hyping ne fron,dhe shumica behet shkerdhat per me hyp ne fron

  2. I.Hoti says:

    Personalitete si Dritero Agolli, jane pasuri kombetare.! Nuk kemi shume , prandaj duhen studjuar ,ruajtur e nderuar. Nuk ka ekzistuar as nuk ka njeri ne bote pa te meta,por tek Agolli jane te pa perfillshme perballe vepres se tij gjigande!

  3. Daja says:

    MERITON CMIMIN “NOBEL

  4. Daja says:

    Ja keni fut kot fare kur thoni qe Sejfin Protopapa eshte Sali Protopapa. Shkoni pyesni Driterone sa qendron kjo qe thoni. Sejfini gjate luftes ka qene 18-20 vjec. Dhe shume vete nuk e dine qe Sejfini ka qene i angazhuar ne levizjen NA. CL . Ka qene shok i ngushte me Namik Mehqemene , kur pane qe lufta po degradonte e braktisen ate dhe hipen ne nje anije ne Durres per te vajtur ne Itali, Namiku nderroj mendje dhe u kthye, megjith lutjet e Sejfinit qe te mos kthehej se do ta pushkatonin , ne se e kapin partizanet. Ne vitin 1945 Namiku u kap dhe u pushkatua megjithse kishte dhene kontribute te medha per luften ne qytetin e Beratit.

  5. Bureto says:

    Ne kete renditje te jetes dhe veprimtarise se Agollit mendoj se duhen sqaruar dhe dy momente:
    -ka nje pasaktesi ne paraqitjen si ‘personazh real’ te Sjefi Protopapes, alias Sali Protopapa ne filmin “I teti ne bronx”. Se pari se ne kohen e luftes Sejfiu ishte nje i ri, fillimisht i rreshtuar nga nacional-clirimtarja si shok i Kristaq Tutulanit, dhe e dyta nuk ka qene ndonjehere ballist, pa le me komandant qe ‘therrte desh ne sofer’, sic, personazhi kaq i njohur nga shqiptaret Sali Protopapa, u ka realizuar artistikisht bukur nga Pirro Mani. Ne nje interviste ne nje nga TV e Tiranes, dhene gazetarit Roland Qafoku, fizikanti i NASA-as ka treguar hollesisht rreth jetes se tij. Per rastin ne fjale i ka bere edhe nje vizite ne shtepi Agollit dhe duke pire raki bashke i ka treguar dhe per ndjesine qe ka patur rreth personazhit. Driteroi i ka thene se ka qene nje perkitje rastesore e emrit te tij me ate te filmit (librit “I teti ne bronx”) dhe keshtu jane ndare si dy miq. Pra Sejfi Protopapa nuk eshte personazhi real, perkundrazi Sali protopapa eshte nje triller i shkrimtarit dhe perkitje krejt rastesore. Kjo sa per skatesim.
    -E dyta, do te doja te dija nese ATSH, qe ka bere kete liste faktesh nga jeta e Agollit, e ka ditur se Agolli ka shkruar dhe nje roman me titull “Deshtaku”, shkruar ne vitet 1981-’85, por botuar ne vitin 1991 nga shtepia botuese “Naim Frasheri”. Pse nuk eshte botuar para viteve ’90 dhe ç’mendim do te kishte sot Agolli per ate liber te tij, meqe libri eshte shkruar pa parathenie dhe pa ndonje recence letrare? Kur behet fjale per shkrimtare si Driteroi keto “hollesi” nuk duhet te lihen menjane, per me teper qe ne ato 85 faktet, per te perkitur kesisoj me 85 vitet e Driteroit, ka jo pak inflacion, pra e sforcuar.

  6. Shahisti says:

    Pash Zotin, akoma me kete fshatar merreni o shqiptare?

  7. Leone-53 says:

    Po te jete ai qe mendohet Dritero Agolli duhet te “hedh” poshte Salin e tij tek I teti ne bronze si e Pavertet e Madhe (si shume te tilla gjate luftes) !.

  8. Asnjeansi says:

    Dritero Agolli e Ismail Kadare , jane pjella te rralla epokash . Shqiperia , nuk do te nxjerre per kushedi sa shekuj njerez te tille te medhenj , vigane te Kombit , si keta te dy .

  9. Toni i Rëndë says:

    Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli dy perënditë shqiptare té artit dhe të letërsisë.Hë për hë as mé para dhe as në kohët e sotme nuk ka ndonjë që t’u afrohet kétyre dy korifejve.

    1. daulle dhie ,ja ke fut kot me kte ton idiot .
      kta jane shkrimtaret e komunisteve dhe kombit te muzllumanit shqipkare ,
      qe i pleqejn rraces se qenve te anadollit ,por jo Shqiperise e shqiptareve .
      ktate dy jane ne te vertete kriminela komuniste ,sepse kan spiunuar e vrare poete e shkrimtare
      dhe vetem nji komb shkerdhate mundet ti beje lavde qesharake allaturka ktyre shkerdhatave komuniste
      moderator ,
      perse si shkruan komentet tona ti mo rrace tinzare turke ,
      ka frik dhe tremben komunistat ?
      hahahahhaha jqrbt sa plehra qe jeni

  10. kristian says:

    surrati djallit myslimut i qelbur

  11. joel shkodra says:

    Meqe eshte thene per dy martesat e Driteroit, dhe femijeve qe ka me Sadijen, duhej thene edhe per djalin qe ka me rusen Nina dhe (siç kam degjuar) e ka takuar pas shume vitesh ne Rusi,
    Nje pasaktesi: Kenga “E paharruara” vertet eshte kenduar ne festivalin e 10, naten e pare (24.12.1971) nga Alida Hisku dhe perseritur nga Nikolin Gjergji. Eshte kompozuar nga Lejla Agolli. Por kenga, jo vetem qe nuk ka marre çmim te dyte, siç shkruhet, por nuk ka dale as ne finale, naten e trete. Per kete autoret “ia kane futur kot”. Per te tjerat qe kane shkruar nuk e di.

  12. joel shkodra says:

    Pra, kenga “E paharruara” jo vetem nuk ka marre çmim, por as nuk ka dale ne naten finale.
    Nje shembull per tekst kenge te D. Agollit qe ka marre edhe çmimin e pare, pra ka fituar festivalin, eshte kenga “Mesuesit hero” me kompozitor Limos Dizdarin. Ka fituar festivalin e 7 (1968) dhe eshte kenduar nga Vaçe Zela e perseritur nga Ramiz Kovaçi.

  13. Kohe e Pamjaftueshme... says:

    Kohe e Pamjaftueshme
    Dritero Agolli eshte Poet. Kjo nuk eshte vene ne dyshim. Kurre.
    Islamil Kadarea eshte shkrimtar. As kjo nuk vihet ne dyshim.
    Nuk te bente dot Partia poet apo shkrimtar…
    Partia mund te pengonte te behesh i tille, kjo nuk mohoet dot.
    Ismaili dhe Driteroi, me shume ky i fundit, ndihmuan te rinjte te hynin ne udhen e artit, por me shume pane veten…
    Njeri i heshtur, tjetri i gjalle, njeri kryetar i Nates tjeteri kryetar i Dites se Lidhjen e Shkrimtareve, jane gjysma te Portretit te Shkrimtarit te Kohes me Socializem. Njeri kishte me shume Qytet, tjetri nje cike me shume Fshat, por jetuan ne kohe te veshtire, ne Kohe te Pamjaftueshme per Dashuri Njerezore, dhe nga kjo vuajne librat e tyre…
    Dallojne, do dallohen edhe me shume sa iken koha, dhe gjithnje e me shume do te ne vije keq, me shume se atyre vete, qe u ra Fati i Zi te shkruajne e te behen te Famshem nen komunizem te ashper…

    Sa me shume njerez te behemi, aq me lehte do e kemi t’i kuptojme, t’i nderojme por edhe t’i falim, si fatzinj qe ishim edhe ne: tere librarite tona nisnin me librat e Enverit, Ismailit, Driteroit…!

  14. Rr. B. Gramshi says:

    Percaktimin me te sakte per figuren e Driteroit e ka bere diku nga fillim i viteve 80 kryetari i lidhjes se shkrimtareve Franceze kur erdhi ne Shqiperi; “Fshatar finok”.

  15. kosovari says:

    pa marre parasyesh kohen dhe vendin e krijimit dhe te jetes, jane krijusit me te medhenj shqiptare, qe e meritojne çmimin me te larte, nobel-in,
    kete e meritojne per krijimtari, per veprat letrare dhe artistike. por t’i takonin nje kombi tjeter, besoj se nga dy here do ta merrnin kete çmim. duhet te jemi krenare per veprat qe mund te maten me veprat e letersise boterore. te tjeret krijojne mite-prej asgje, ne I kemi dhe i shkatrrojme. shoqerisht- miqesisht; meruni me veprat, jo me jeten. me shume respect kosovari

  16. Sali kari says:

    Fshatar Maskara , ka ngrene te gjitha pulat e devollit he i mbeteshin ne fut , delenxhi maskara te gjithe jeten , fuk him mother fucker

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje