Të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar

10 Prill 2016, 11:55Kulturë TEMA

1 milionë euro ka dhënë qeveria gjermane për një projekt të promovimit të turizmit shqiptar në rajonin e bregdetit të jugut.

Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Hans-Juergen Cassens thotë se Shqipëria ka potenciale të mëdha turizmi, por vuan mungesën e larmishmërisë dhe po ashtu rrezikun që të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar ta përhapin shpejt lajmin.

“Padyshim, rajoni bregdetar jugor ka një potencial të jashtëzakonshëm që është për t’u vlerësuar dhe përzgjedhur. Në fshatrat larg brigjeve të detit vështirë se ka patur ndonjë aktivitet dhe shërbime turistike, përveç disa grupeve të pakta që organizojne ecje dhe shumë pak vizitorëve në disa prej fshatrave. Nuk ka ende ndonjë histori suksesi larg prej zonave ku janë plazhet. Ne kemi nevojë për të mos harruar që turistët, që janë zhgënjyer nga një destinacion turistik, do të përhapin mesazhin shumë shpejt. Asetet, për të cilat po flasim duhet të harmonizohen me standardet e shërbimit dhe aktivitetet turistike. Një kërcënim për përfitime të qëndrueshme nga turizmi është zhvillim i pakontrolluar që ka përkeqësuar pjesë të bregdetit, por natyrisht edhe kushtet e mjedisit, sidomos mbetjet e ngurta dhe ujrat e zeza në disa zona”, shprehet Casens për Deutche Welle.

3 komente në “Të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar”

  1. tfgs1 says:

    sa per pordhe:27mln turiste parashikohet te vizitojne token e bekuar nga Zoti Greqine, ku te ardhurat shikohen te arrijne ne 15 mld evro…………
    vazhdoni ju o dylbera te notoni mes zhapa karpouzi,kanoce coca cola,copa muti e bourka e citjane kosovaroturistesh………

  2. abc. says:

    Po c’fare te presesh nga babezia dhe hipokrizia Arnaute, duhet te jesh fisnik ne “gjak” qe te nderohesh me Miq dhe Fqinj. Me “qoska” Camesh dhe shtesa pallatesh nuk ka Turizem. Turizmi do Rruge, Kanalizime, Pyllezim, Dete, Liqene dhe Lumenj te paster…pastaj Hotele dhe “xhevahire”.

  3. the Punisher says:

    Hahahaha…. 27 mln turistet e sat´eme. Disa mijra turiste Ceke, Polake, Ruse mbase, nga ata qe edhe buken e sjellin me vete. Tek-tuk ndonje Anglez dhe Gjerman qe i bien bythes, kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje