– Tëmën bre, prefesor, – nis ligjëratën e përditëshme shoferi, – sa llafe të ndyra kishmë dëgjuarë për Amerikën! Po na kishnë thënë-o, se këtu n’Amerikë njeriu shfrytëzohet pe njeriut. Çne bre! Mbroçkulla! Këtu, or byrazer, ndodh e kundërta!
Dhe me sytë që i ndrisin, Peço shoferi lexon në fytyrën time efektin e ironisë së tij. Ai e ndjen që unë i dua rrëfenjat e tij, në atë gjuhën djalektale korçare, rrëfenja që më zbavisin pa masë dhe nuk shterrin kurrë.
– Ikë sa të duash larg, ore, – vazhdon Peçoja, – mendjen në Shqipëri do ta kesh! Një sy këtu e dy atje! Unë atje kam pleqtë, siç i ke edhe zotrote. Edhe shokët e kushurinjtë e mj, pleqtë i kanë në Shqipëri… Mendjen atje e kemi të tërë. Sa bie telefoni, i pyesëm: Kini ujë-o? Si ini me drita, mo?
Kemi qëndruar tek njëra nga kabinëzat mbi urën e Trajboros dhe Peçoja më zgjat dorën. I jap paratë për kalimin e urës, ai paguan, hapet trari dhe makina vazhdon rrugën për Kuins.
– Ja kështuuuu, prefesor! Jetojmë kohëra të mrekullueshme, kur ne shqiptarët e ardhur këtej, kemi lënë atje prindërit, pleq e plaka, që të na e bëjnë edhe njëherë elektrifikimnë e përgjithshmë!
Me Peçon, vendet e punës i kemi pranë e pranë. Vetura është e tija, kurse pagën e urës e bëj unë. E ai më shpie në punë çdo ditë. Ai më shpie edhe tani kur puna e tij ka pësuar një rënie. Punon në një kompani taksish dhe limuzinash, por kur shterrin pasagjerët Peçon e kanë nga të parët që pushojnë. Po ai nuk e prish terezinë. Paraqitet në mëngjez e pastaj kur i thonë që nuk ka punë për të, futet në një kafe në Kuins e prêt t’u bëjë ndonjë shërbim me pagesë shqiptarëve me makinën e vet.
Unë punoj në një Strehë, ku rehabilitohen fëmijë me të meta, kryesisht jetimë. Unë aty organizoj argëtimet e fëmijëve dhe mbaj gjallë grupin e theatrit. Motër Gjenovefa që ka sjellë për vete një krevat të thjeshtë dhe fle aty në Strehë, rri orë të tëra duke parë inskenimet e mia mbi fëmijërinë e Linkolnit, Presidentit të lavdishëm të Shteteve të Bashkuara.
Puna më ecën, edhe më vjen keq që shokut tim, Peços, nuk i vete mbarë sikurse mua. Nganjëherë më duket se ai e di që atë ditë nuk do të ketë punë, as me taksi as me limuzinë, por vjen, ja thjesht, që të më bëjë lehtësi mua. E tërë kohën e rrugës së gjatë nuk lodhet duke folur. Shpesh them që do t’ia mbledh këto rrëfenja. Jam i bindur që do t’i kujtoj të gjitha një e nga një ato që më ka treguar deri më sot. Janë tregime të jetuar nga ai vetë, por ka plot nga të shqiptarëve të tjerë, pasagjerë, që ia rrëfejnë rrugës dhe ai m’i sjell mua taze, të ngrohta. Jam kurreshtar të dij, se çfarë u rrëfen ai të tjerëve për mua. Se nuk mund të rrëfesh asgjë për një njeri të heshtur si unë, që vetëm qesh heraherës duke dëgjuar shoferin gojëkripur, që nuk lodhet kurrë së rrëfyeri. E flet e flet… Ja si tani:
– Rrimë këtu në Amerikë e ndjekëm me drithërimë të tëra kacafytjet dashamirëse të politikanëve atje, të cilave u thonë “kacafytje për të gjeturnitetnë”, unitet që nuku vjen, ce është nisur ters… Po është nisur ters bre, që në përçapje të parë të Skënderbeut. Ce ay e bëri me ugur të keq, o prefesor, qëkurse për t’i bashkuarë shqiptarët, zgjodhi për kuvënd Lezhën, që atëhere quhej Lesh!..
Shoferi u jep një të fshirë xhamave, megjithëse ata mua më duken më të tejpashëm se kurrë.
– Ka shumë vjedhje në Shqipëri, thonë, korrupsion. Qeveritarët e politikanët e kanë mendjen te paraja. Si e si, të bëhen milionerë! Prandaj është më mire, bre, kur shtetnë e drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Që shtetnë ta drejtojnë të pasurit, ka dy rrugë, prefesor: ose të pasurit të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen të pasur! Në mëmëdhe po ndodh kjo e dyta: ministrat po bëhen të pasur! Atje vjedhjet kanë qëllime të pastra, fisnike… Prandajza, sa herë vete andej-këtej u them shqiptarëve, kudo që janë: vëllezër Filadelfiotë, Vaterburas, Njuxhersjotë, Bostonianë, Detroitjotë, Çikagas… të ini krenarë për mëmëdhenë e dashur! Atje vjedhën për pikësynime të nderçme… Njëherë vaftit, shteti i rripte lëkurën individit për të mirë të përgjithëshme, sot për të mirë të tij, individi i rrjep lëkurën e përgjithëshme shtetit!…
…Peçoja vështron ca vrapues shalëjashtë, që ndjekin paralel veturën më të dy anët e rrugës. Një burrë i ngjallmë mezi i lëviz kilet e tij e duket aq i rraskapitur, sa të bësh be se ky është vrapimi i tij i fundit para se ta varrosin.
– Ma shëkon ti prefesor, barkun, mullën time? Asnjë thërrime dhjamë, as një çiçkë bark nuku kam patur në Shqipëri! Xhan o ushqim i Shqipërisë! Bëj unë tashi vrap, që të ul barkun, por varet edhe nga puna, bre. Se nuk është fiskultura kryesorja. Më parë, këtu, bënja gjashtë ditë punë, po ama, një ditë ia linja të tërën, vrapit. Nuku do linja punën për të vrapuar, de! Pastaj ra puna. Fillova të bëj pesë ditë punë e dy ditë vrap… Pastaj .. m’u shkurtua akoma puna e fillova të bëj tri ditë punë e katër ditë vrap. Tani ka një muaj, bëj vetëm …vrap!
Dhe miku im nuk ka të rreshtur:
– Po sëkur është vetëm ky hall këtu! Mua nuk më janë ndarë hallet, qëkur vura këmbën. Pa gjuhë, bre, pa gjë… Dy vitet e para punova pa letra, fshehur. Punonja në kat të gjashtë… Gjashtë, po gjashtë për së prapthi, oreee! Gjashtë kate dënë dhe! As e pashë diellin as më pa! Nuku se amerikanët janë të rreptë, po kisha akoma në palcë të dredhurat e Selanikut. Këtu, shokët e mij… ezmerë, – se mo na e marrën amerikanët për racizmë! – ata ezmerët dilnin e më blinin për të ngrënë, ata më mësonin zanatnë, gjuhën. Ja atje thellë, ku ishnja, e mësova gjuhën e vëndit, gurgull! Pas dy vjetësh, kur dolla mbi trotuaret lart, e mora vesh e xheç më ra dambllaja: gjuha që paskësha mësuar bilbil, nuku paskej qënë anglisht, o prefesor, po… spanjollçe oreee!!! Kur mos kem babanë! Po si ore asnjëri nuku më tha, se ata hushkulurit ezmerë, kishnë qënë nga Porto Rikua! Më shkuanë dy vjet. Fillova anglishten nga e para. Zhytem po s’mbytem unë!. Ama, thuaj hë, gjuhë më të zorçme, nuk e bën nëna! Për të folur, hajde de, pa për të shkrojtur, po nuku vajte në shkollë, aha, harro mushkë…! Amerikanët, or byrazer, e shkruajnë “mace” dhe e lexojnë “qen”! Fëmijët venë në shkollë dhe e mësojnë, ne të rriturit, hiç-o, ç‘të na vijë nga veshi. E kështu shtyhemi. Papo, është e bukur bre, kur e dëgjon tjatrin ta bëjë mishmashnë në mes të supermarketit, t’i thotë së bijës: “Na moj ti, dhi e Ziçishtit! Mo më thuaj aj dont kerë, po mbylle grykën, ce të futa një pëllëmbë të mirë, sa të harrosh pasuordin e Internetit!”…
Peçoja e le tregimin dhe drejton gishtin nga një veturë që po na le pas.
– Shëko, shëko!.. E pe atë Mercedesnë? Ia pe flamurë tonë mbi targët?
– Ia pashë. – i them unë.
– Gjen këtu dhe shqiptarë që të marrën gjak në vetull. Fitojnë dhe e derdhën paranë lumë. – vazhdon Peçoja. – Gjen bre këtu shqiptarë që hapën biznese, si ata devollinjtë që kishnë hapur një servis veturash dhe kishnë marrë me mëditje vetë amerikanët! Amerikanë bre, orgjinalë, kur mos i kem tërë! Dhe bile u mësojnë atyre korçarçen tonë. Ja, u këtheva nga një vizitë në Shqipëri unë, e vajta e po u rrëfenja devollinjve ç‘kisha parë në mëmëdhe. Por më shumë u trondit pe atyre që rrëfenja unë, ay amerikani zezak, që punonte për ta. Me gojë hapur kamare pe habisë, dolli që poshtë maqinkës që po riparonte e më tha: “Me gjith mënt –o? Ik or t’u mbylltë e mëndjes”, – ma bëri zezaku, -“ ce nuku t’i ha njeri këto!?!”- “ Kur mos kem babanë!” – i thashë. “Kur mos kem babanë, edhe unë s’t’i besoj!” – ma previ zezaku dyke zënë be për babanë zezak!
Në një udhëkryq të Kuinsit, dy policë amerikanë me fytyra kinezësh, po i jepnin radhë trafikut. Unë vura bast me veten se Peçoja tani do të hapte bisedë mbi kinezët. Dhe e fitova bastin:
– Nganjëherë nuk e merr vesh je në Amerikë apo gjëkundi tjatër!.. – nis sipas parashikimit tim Peçoja. – Dhuratat që shqiptarët, blenë për të dërguarë në Shqipëri, të gjitha mbajnë etiketën e prodhimit Made in China! Po sikur na kanë mallkuarë, që të mos na ndahet Kina kudo që të vemë, or tëmën e sëmës!… Ore, amerikanët si sistem, fituanë mbi komunizmën, po si shpërblim e panë ç’u erdhi: iu mbush vendi me.. me… rusë, do ti a, polakë, do ti a, shqiptarë, do ti! Edhe një fitore kështu mbi Kinën u duhet këtyre e pastaj, që të gjesh një amerikan-safi, do të duhet të shkosh në rezervuaret e indjanëve! Edhe atje edhe jalla, kur ta gjesh! Ja, kur mos kem babanë, në e tepëroj! Do të ma shohç pastaj Amerikën! Hë-hë-hë!… Po amerikanët janë të mençëm, ore, dhe tashi kanë filluarë ta kuptojnë mirë, se të drejtat e njeriut në Kinë, nuku janë edhe aq keq, or jo!…
*Shkëputur nga libri “Rrëfenja nga Amerika”.
“llafosje katunari”
si dikur n komunizem qe “fliste kllasa puntore”!
Kolegu flet si Tirons. Ka 12 vjet ne Tirane, ne periferi, por gjuhen e ka mesuar shkelqyeshem.
Vlerat e Pellumb Kulles jane aq te medhaja per Letersine tone, sa edhe Librat e Kadarese.
Filozofia Popullore e pershkruan te gjithe humorin e tij.
Por per ata qe jetojne ne Amerike, kuptojne edhe analizen e sakte qe i ben Pellumb Kulla shoqerise Amerikane, emigracionit.
Po te jetosh ne Bathore, apo Baldushk, eshte e veshtire ta kuptosh humorin e Pellumb Kulles.
“kolegu” pse e merr ate guxim, sa te hapesh gojen e te tregosh me dy fjale sa i trashe je ! ? ? ?
Ti ” u dhim tu qesh ” , asht kollaj me i than dikuj : sa i trash je !
Si i ‘ holle ‘ qe je, duhet me ja argumentu, por ti nuk mundesh, prandaj shan personin, e jo idene e tij.
Edhe un kam opinionin e ” Kolegut “. Artikull kot, qe nuk te terheq. Duhet me pas durim me e lexu.
Nqs duhet me pas durim me lexu nji artikull, at’her ku jan vlerat e tij ?!
Pellumb Kulla , ndoshta asht i mir me shkru per fenomenet qe ndodhin ne Shqiperi, por nuk e ka aftesin me trajtu jeten perendimore me mendesin Shqiptare. Shrij kambet sa ke jorganin, e mos u bej qesharak.
Nuk ke faj,ky shkrim nuk mund të kuptohet nga grupi ku edhe ti bën pjesë.Megjithatë për këtë nuk të ka faj P.Kulla.
Or Mik,si mund ti “argumentosh” te trashit se eshte i trashe!? Ky i trashi “koleg” nuk ka kurrfare ideje,ti merr guximin me thua t’ja “argumentoj” idene inekzistente ? ? ?
Lere o z.Pellumb se cthone keta jeziter.Zoterrote je laps i mprehur mire ndaj edhe shkruan holle.Rrofsh e qofsh.
Keto shkrime te TemA jane si oksigjen !-U lodhem me deklaratat e politikaneve ,me vrasjet e perdhunimet e greqiret maqedoniret e serbushet e ku di une… qe s’kane fund !
Te lutem zoti Pellumb,mos i thuaj korcar ketij bashkebiseduesit tend.Nga gjuha qe flet eshte nje fshatar nga Korca,bile nga fshatrat e thelle.
Po ashtu, nje te ikuri nga bajgat dhe hauri i dhive,nuk i duhen marre kaq seriozisht konstatimet per “parajsen”amerikane.
PO ik o Pellumb Kellira se nuk ngele ti te na tregosh ameriken se e kemi par para teje, me qe po kalon ne orgazem ne amerik shko pirdhu dhe mos u mer me ne SHQIPTARET se je ber si komisar per prapaganden amerikene, skemi nevoj kurr per lepirsa bythe si ty qe deri dije beje prapagand per politiken e PPSHse dhe sot ben te kunderten dhe je ber tellalli amerikes nuk lahet muti me shurr o zoti kellira mos u lodh kot.
ai lazgush poradeci ka pas nji thenije per kta tipa :”burija e partis”
dhe ktij duhet me I dhon dekoraten “burizanti I cetes”!
ai lazgush poradeci ka pas nji thenije per kta tipa :”burija e partis”
dhe ktij duhet me I dhon dekoraten “burizanti I cetes”!
Si qaseni dot Pellumbit.
I madh Pellumb Kulla. Pene me humor te holle, pa banalitete dhe mbeshtetur ne taban. Stili i tij kurre nuk te zhgenjen, si kur flet per ballistet, ashtu edhe per Ameriken.
Si humori Pandi Raidhit pas prishjes se kooperativave.
I madh dhe i thelle. Te kujton Cehovin.
Projektim universal i mendjes se shqiptarit.Shume “perse” marrin pergjigje.
Mua me pelqejne shume shkrimet e Kulles. Pavaresisht vrerit te hedhur nga komentet.
Shkrimet jane nje oaz buzeqeshjeje reflektuese.
Pershendetje Pellumb!!!! Te uroj jete te gjate!
Z. Pellumb urime per tregimin. Pena jote di te shkruaj vetem perla. E vetmja verejtje qe kame, eshte qe ne krye te tregimit duhet te shkruash …..nuk lejohet qe kete tregim ta lexojne injorantet, dhe mbetjet patiake. Keta trima qe duken ketu me emer anonim, ne FB dine vetem te bejne like dhe komente te “bukura”. Aq me “personalitet” jane keta komentues sa ” te verteten” e thone me emer anonim, ndersa komplimentin e mire ne FB e thone me masken e emrit te vertete.
Nje dashuri tjeter per ATDHEUN.
Nje emer i njohur i poeziise i cili ka shkruar e shkruan , ka folur e bertitur per Atdheun ne ate kohe e ne kete kohe?
Sot gjeta arsyen : Shkruante e kendonte se vetem ketu jetonte me QYLIN , se vetem ketu i ktheheshin gazrat ne PARA .
Ndaj kendonte e shkruante ndaj fliste e bertiste dhe s kishte asgje me ATDHEUN.
Atdheun e do me shume ai qe eshte nje QYTETAR I MIRE qe punon e jeton me djersen e tij e jo duke rjepur me genjeshtra vendin e njerzit e tij.
VO : Kjo per POETIN DOCI. Mos zhgarravit me .
Per Shqiperine.
Fli e qete dhe mos ki frike, se ke djemte ne Amerike.
Kur donte te kalonte kanalin nje I moshuar ra brenda dhe tha ,
Ah pleqeria , kur kam qene djale
pa rreth e rrotull , skishte njeri.
Nje mu…….t kam qene edhe atehere tha dhe iku si I dhy…..er.
Per Shqiperine.
Fli e qete dhe mos ki frike, se ke djemte ne Amerike.
Kur donte te kalonte kanalin nje I moshuar ra brenda dhe tha ,
Ah pleqeria , kur kam qene djale
pa rreth e rrotull , skishte njeri.
Nje mu…….t kam qene edhe atehere tha dhe iku si I dhy…..er.
Po per ata qe nuk I ze gjumi per ne shqipetaret dhe rrine tere naten zgjuar nuk the ndonje gje, zoti Pellumb!
Nuk dergojne edhe ndihma keta Amerikanet te fuqizohemi dhe ne si Turqia, ta marre e mira, pse keshtu do ta marim ne Camerine deri ne Athine.
Thuaj ketyre amerikaneve qe “historine”tone te lavdishme na e kane marre Greket sic bejne edhe Sllavet qe edhe Bushi I besoi qe Aleksandri I Madh ishte sllav, prandaj sa mori presidencen e dyte, pas dy javesh I quajti Maqedone.
Jo po ta marre vesh Greku qe per ne nuk I ze gjumi amerikanet.
Bukur !
Ketej nga anet tona,more byrazer,7 dite vrape dhe kemp fallco !
Shkrimi shume i kendshem dhe real, por per ata qe skane durim te lexojne qofte dhe disa paragraf eshte fatkeqesi . Urime zoti Pellumb e ju mirepresim me shkrimet tuaj . Good luck !
Shkrimi shume i bukur , real dhe i kendshem per tu shijuar, por per ata qe skane durim te lexojne qofte dhe disa paragraf eshte fatkeqesi . Urime zoti Pellumb e ju mirepresim me shkrimet tuaj . Good luck !