Sherr me thika pranë ish-Ekspozitës, një i plagosur

8 Maj 2016, 13:42Kronika TEMA

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti mes të rinjve në një lokal pas ish-Ekspozitës “Shqipëria e Re” në Tiranë.

Burime nga policia thanë se për shkak të këtij konflikti është goditur me mjete prerëse në bark 25-vjeçari me inicialet A. F., i cili u dërgua menjëherë në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje