Fiks Fare tregoi sot sesi një dosje për të cilët është hapur një hetim, qëndron dy vjet në sirtarët e Prokurorisë së Fierit, edhe pse Interpoli belg deklaron se makina nuk është e vjedhur.
Prokuroria e Fierit mban të bllokuar një automjet të blerë nga një qytetar nga Fieri në Belgjikë, pasi fillimisht u dyshua se ishte e vjedhur në shtetin ku u ble.
Automjeti tip Fiat Stilo u ble nga qytetari Erald Skënderaj në Belgjike, ku edhe jeton, por pasi në u bë zhdoganimi në portin e Durrësit, pati dyshime se ishte e vjedhur.
Por i njëjti institucion që i hodhi këto dyshime, disa muaj pas bllokimit, lëshon një vërtetim që automjeti nuk është i vjedhur. Ky institucion është Interpoli belg. Por Prokuroria e Fieri nuk e merr parasysh këtë document.
Qytetari Fatmir Skënderaj u ankua në Fiks Fare pasi kishte dy vjet që endej dyerve të Prokurorisë së Fierit dhe Prokurorisë së Përgjithshme
Makina që djali i tij bleu në Belgjikë në qershor të itit 2014 kaloi tre shtete të tjera përpara se të mbërrinte në protin e Durësit dhe asnjë prej autoriteteve doganore dhe policore të këtyre shteteve nuk e ndaloi mjetin si të vjedhur.
Pas fillimit të proedimit penal nga Prokuroria e Fierit, kjo makinë qëndron e mbyllur në oborrin e shtëpisë së pronarit të saj shqiptar, i cili nuk guxon ta ndezë, pasi Prokuroria nuk ka mbyllur ende cështjen që ka hapur për vjedhjen e saj.
Vete qytetari arriti të siguronte dokumentat që vërtetonin që mjeti nuk ishte i vjedhur. Dokumenti është lëshuar nga Interpoli.
Ai tregon se me këtë dokument iu drejtua prokurorit të cështjes, zotit Genci Mane, por sipas qytetarit, prokurori i ka thënë se nuk e merr parasysh këtë dokument të Interpolit, edhe pse në fillim iu referua Interpolit për të filluar procedimin penal.
Sipas qytetarit Skënderaj, prokurori i cështjes ka deklaruar se është në pritje të njëpërgjigjeje zyrtare nga organet belge. Por qytetari ngre një pyetje: Përse prokuroria shqiptare nuk merr parasysh dokumentin e lëshuar nga Interpoli belg dhe Interpol Tirana?
Pasi has në indiferencën e Prokurorisë së Fierit, qytetari i drejtohet me një letër Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme ngarkon Prokurorinë e Fierit që t’i ktheje një përgjigje këtij qytetari për ankesën që ka, por kjo e fundit nuk jep asnjë përgjigje, madje as nuk bën të ditur sesa është afati hetimor i parashikuar nga ligji për cështje të tilla.
Pas dy vjet sorollajesh qytetari kërkon ndihmën e Fiks Fare për ta bërë publik shqetësimin e tij, pasi Prokuroria me burokracinë e saj po i zvarrit hetimet
Fiks Fare kërkoi disa herë një përgjigje nga Prokuroria e Fierit dhe nga prokurori i cështjes zoti Mane, por asnjë nga prokuroria e këtij qytetati nuk ktheu përgjigje për ankesën e këtij qytetari
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme në përgjigjen zyrtare që i ktheu emisionit Fiks Fare, bëri me dije se në dosjen e automjetit për vjedhjen e të cilit kanë filluar hetimet dy vjet më parë ka mungesë dokumentacioni
Nga ana tjetër, qytetari Skënderaj ka njëprocesverbal ku renditen 16 dokumenta të sekuestruara nga prokyuuroria, dokumenta që i përkasin origjinës, pronësisë, zhdiganimit të automjetit
Belgjike thote
E shikon se çfare targe ka.GB.
Po c’lidhje ka targa! Shkrimi nuk deklaron se foto eshte makina e vertete e personit, perkundazi makina eshte ne nje parkim brenda shtepise, gje qe nuk duket nga kjo foto. Ajo mund te jete thjesht per ilustrim!
Republik farash, jo bananash…