Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS ku ishin edhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin, kryeministri Rama deklaroi se ambasadorët “i bien pragut të dëgjojë dera”.
“Dera nuk është Partia Socialiste sepse ne këtu jemi të hapur për të realizuar reformën në drejtësi. Të ishte për ne, do të ishte e votuar. Erdhën këtu jo sepse duan qeverisjen e vendit, as për drejtimin e PS-së, por sepse përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, që në nivelet më të larta janë të interesuar për këtë reformë sepse është reformë historike që është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së”, tha Rama për mediat.
Përsa i përket kushteve të opozitës, Rama tha se “Reforma nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi të hapur për diskutime, negociata dhe për gjetje rrugësh që çojnë në zgjedhje sa më të mira dhe dinjitoze. Por ç’lidhje ka kjo me reformën në drejtësi? Është reforma në drejtësi ajo që ndihmon zgjedhjet. Kushtëzimet janë shprehje dobësie ose mungese vullneti në rastin më të keq. Reforma është me rëndësi historike dhe ka mbështetjen e të gjithëve, socialistë e demokratë bashkë. Është reformë që për 10 vjet të kemi një sistem dinjitoz drejtësie dhe të mund të hapim negociatat që këtë vit”.
Rama shtoi se ka bindjen “se reforma nuk do të vonojë dhe shansi fantastik për Shqipërinë nuk do të digjet”.
Në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, kryeministri deklaroi: “Nuk komentoj vendimet e gjykatave, thjesht nënvizoj se në këndvështrimin tim, ai vendim është një arsye më shumë që të bëjmë një reformë të drejtë dhe reale në drejtësi”.
Nuk Ka turp me Te madh Se Sa vendimi I kushtetueses..Saliu me gjith cibanet e tij vendosen Te hedhin Balt mbi figuren e Kokedhimes ,mbi personalitetin e tij. por jo Sali hajduti Nuk e realizon dote kete turpesi..neve jemi krenar Qe kemi nje deputet Te till ne bregdetin e Jonit I cili punon Dhe sakrifikon gjithcka per Te ardhmen e Shqiperis..respekte z/KOKEDHIMA
Hajer kemi per te pare ,perderisa reformen e do per te shpetuar kokdhimat..
… Po per NENIN 25 qe eshte “cunguar” qellimisht per te shpwtuar krye-krimineli dhe mashtrusi me i madhe i historise Shqiperise, pse nuk flisni … cfare keni bere prapapa shpine te ketij populli qe votoi per ndeshkim te Sali Berishes me Oborrin e tij ? … pse nuk permendni NENIN 25 ? … populli nuk do t’a lejeje kete te ndodh … i gjithe populli ne kembe ose REFERENDUM per Reformen ne Drejtesi.
Kjo reforme qe sic po lexojme neper gazeta ju jep amnisti prokuroreve dhe gjyqtareve te majmur nga pazaret me padrejtesite eshte nje reforme e qelbur qe ne fillim.Gjyqtare e prokurore,qe kane liruar vrases e bandite te cilet sapo kane dale nga burgu kane marre dhjetera jete te pafajshmish,jane me kriminele se vete vrasesit.Gjyqtare qe kane bere nje pasuri e luks te papare duke tjetersuar prona,duke njohur testamente te fallsifikuara, gjyqtare e prokurore qe ndersa kalbin burgjeve fakire e hallexhinj se nuk i paguajne dot gjobat e tyre mijera euroshe,ne anen tjeter nxjerrin te pafajshem bajlozet e krimit,mafies dhe abuzimit me pushtetin, sipas te ashtuquajtures reforme te Rames,Sales,Ilirit,Luljetes dhe Lulushit do ti gezojne te qete miliardat e abuzimeve te tyre vetem e vetem ngaqe do japin doreheqje!!! Madje jo vetem kaq, por sipas qelbesires reforme edhe po nuk e dhane doreheqjen dhe te hetohen e tu zbulohen abuzimet e pasurite e paligjshme,prapeseprape nuk ka ndjekje penale per ta!!!
Kane 26 vjet qe cfare nuk i kane punuar ketij populli mbi kurriz, por e kjo e te ashtuquajtures reforme ne drejtesi eshte maskaralleku me i ndyre dhe me i turpshem qe i kane bere deri me sot.Jane shtirur politikanet edhe here tjeter kur i punonin qindin ketij populli sikur gjoja po benin gjera te mira per njerezit por kurre me kaq pompozitet sa sot.
Me e turpshmja fare eshte qe kete maskarade te quajtur reforme drejtesie po ja faturojne Amerikes dhe Europes,pra amnistimin dhe mosndeshkimin e atyre qe per cfare u kane bere shqiptareve duhet te kalben burgjeve e tu sekuestrohet gjithe cfare kane po e justifikojne si kerkese te Europes dhe Amerikes!!! Ne nje kohe qe perfaqesuesit e Amerikes dhe Europes u ngjiren neper media duke kerkuar berjen e drejtesise per te korruptuarit dhe fund te pandershkueshmerise!
Edi…krtrj nga fshati im asaj fjaled se urte i themi: i bie samarit te degjoj gomari….
dhe do apo nuk do ti gomari ne kete rast je vet ti(madje kryegomar konkretisht) edi ti je kryetari i shtepise prandaj mps e fut koken ne rere si puna e strucit por tregohu burre dhe prano gabimet e tua….usa dhe be erdhen ne shqiperi sepse e shikojne qe ai vend nuk ka qeverri por ka nje grumbull sharlatanesh te pashpirt qe po i pi gjakun atij populli ,ti edi ose je i paafte ose je bashkpunetor
me saliun por sidoqofte tani qe u fut amerikanu shpresojme te mesojme shum gjera..