Drafti i miratuar dje në Kuvend për reformën në drejtësi, ka edhe një tjetër pikë të “nxehtë”, që mund të shërbejë si portë shpëtimi për të gjithë gjyqtarët e prokurorët që nuk janë të pastër.
Bëhet fjalë për pikën “H”, e fundit e amendimeve kushtetuese, e cila, për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk duan të jenë pjesë e verifikimit të pastërtisë së tyre ligjore dhe hetimit pasuror, jep një zgjidhje, madje dhe favorizuese nga ana financiare, raporton Shqiptarja.com.
Po ashtu, të tre anekset e tjerë që saktësojnë se si do të bëhet hetimi pasuror, profesional dhe i lidhjeve të tyre me krimin, ekspertët janë kujdesur të saktësojnë se nëse rezultojnë shkelës, këto prova nuk mund të përbëjnë bazë për përgjegjësi penale për gjyqtarët dhe prokurorët.
Duket qarte se sistemi i drejtesise eshte pergjegjes per cdo fatkeqesi dhe kriminalitet te ndodhur ne Shqiperi. Pastaj vjen Berish Prasi qe e formoi kete sistem qepe.
Jo eshte edhe Neni ”K” dhe Neni ”P” i reformes ne drejtesi I cili ne media te mos shpifin, genjenje dhe mashtrojne qytetaret qe me pa durim presin ne parlament miratimin e reformes ne drejtesi ne te ardhmen e arrestimit te gjyqetareve,prokuroreve dhe zyrtareve te larte per krim,krim te organizuar,korrupsion… ne burg me denim kapitale…!