Rreth 30 kryetarë të degëve të rretheve dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD që kanë probleme me mënyrën se si Basha po dikton zgjedhjet nëpër degët e PD, kanë kërkuar mbështetjen e Eduard Selamit për t’i përfaqësuar ata në takimin që i kanë kërkuar Bashës një javë më parë.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se Basha ka refuzuar takimin me ta, pikërisht pse ata kanë kërkuar dhe Eduard Selamin në takim, dhe kjo po shikohet përditë e më shumë si nje shenjë rivaliteti e tij me Bashën.
Sot në mbledhjen e grupit parlamentar, Selami ka trajtuar sërisht cështjen e problemeve që kanë hapur zgjedhjet brenda në parti.
Selami ka kritikuar Bashën pse nuk po zhvillon zgjedhje demokratike në parti dhe se ka krijuar probleme me stnadratet e ndryshme që përdor.
Ai ka theksuar se themeluesit dhe anëtarët prej shumë vitesh në PD nuk janë thirrur në mbledhje, ku një nga ata ka qenë edhe ai.
“Ti flet për reformë zgjedhore, ndërkohë në parti nuk bën zgjedhje të rregullta. Nuk ka asnjë kriter dhe rregulla për këto zgjedhje, por ka vetëm zgjedhje në zonat të cilat kërkohen të mbahen nën kontroll dhe të vendosen influenca”, tha Selami në mbledhjen e grupit
Basha e ka identifkuar Selamin si personin që ka mbështetur rebelimin e kryetarëve të degëve, të cilët janë shprehur kundër votimeve brenda PD në disa zona dhe në disa të tjera jo.
Përpara një jave, Selami së bashku me krerët e degëve kanë kërkuar takim me kryetarin Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar takimin dhe nuk i ka pritur.
Pas kësaj kanë pasuar disa dorheqje si në Pogradec, në një zonë të Shkodrës, Tiranë etj.
Puno sa me fort o selami Basha Berisha po na shkatroin Partin duhen larguar nga partia
E drejte, por mbetet per t’u pate nese Selami ka mender bythe per t’ju kundervene Berishes. Historia tregon se Jo.
Thashe Berishes dhe jo Bashes per aresye qe i dini me mire se une. Bashen e rrezon pa patur as bythe as bole. Mjafton te kesh …,. bile.
Eshte karabushi me i madh ne historine e PD-se dhe i ka kaluar kufijte e qesharakes me kohe. Tani te shkakton te prera ne bark kur e sheh. Kur e krahason me Berishen, te kujton thenien e atij mafiozit ne fund te filmit Dita e Kukuvajkes qe flet per mafian ne Sicili.
Kur shohin komisarin e rI te policise nga ballkoni, bisi i mafias se qytetit i thote shpures se tij: “Ai i pari te pakten ishte nje fare burri, ky eshte nje kuarakuakua.”
Ki kujdes o Selam,se mos aksidentohesh si Olldashi.