Lulzim Basha kërkon qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme

9 Maj 2016, 17:13Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ka folur për një ditë të bukur politike, pasi sipas tij janë kurorëzuar përpjekjet disavjeçare të opozitës, duke filluar nga vendimi i gjykatës për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.

“Ditë shumë e bukur sot jo thjesht për nga moti, por sepse është dita kur simboli i oligarkisë, Koço Kokëdhima mori sot atë që donte çdo qytetar: heqjen e mandatit për abuzimin me Kushtetutën, për korrupsionin, për përfitim të parave të taksapaguesve shqiptarë. Para që në vend që të kthehen në rroga e pensione më të larta përfundojnë në xhepat e oligarkëve, si në rastin e kryeoligarkut të jugut Koço Kokëdhima”, ka thënë Basha.

Sipas tij, kjo është jo vetëm një fitore e PD që ka mbrojtur të drejtën e kauzës kundrejt Koço Kokëdhimës, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit.

Arsyeja tjetër përse kjo sipas Bashës është një ditë e bukur është sepse, “po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim nga pesha e ligjit të dekriminalizimit”, raporton TCH.

“PD fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e zbatimit të këtij ligji përmes denoncimeve në një portal për ato që dinë për zyrtarët e fshatit, qytetit, apo edhe ministrat. Le ta bëjmë këtë ligj efektiv, duke larguar nga politika dhe vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale”, ka thënë Basha.

Gëzimi i tretë për kreun e PD ka të bëjë me reformën zgjedhore, për të cilën grupi parlamentar demokrat, siç tha ai, ka vënë piketat.

“Grupi ynë finalizoi diskutimet për reformën elektorale. Vendosëm t’i propozojmë komisionit ad hoc për reformën zgjedhore votimin elektronik me shenjat e gishtërinjve, kontrollin e financave të partive dhe kriminalizimin e donacioneve private, përmes financimit 100 për qind nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, vendosëm të propozojmë lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë mediatike dhe të tjerë parametra europianë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.

Por një prej parametrave të përmendur prej tij duket se do të jetë i vështirë të realizohet, në mos i pamundur. “Parametrat janë për një qeveri teknike, sepse Rama ka treguar se nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa një reformë zgjedhore, asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në vend”, ka shtuar Basha.

7 komente në “Lulzim Basha kërkon qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme”

  1. Emma says:

    Me ngadale Luli,mbaro nje here pune me reformen,pastaj shohim e bejme.

  2. Ciku says:

    WTF….IK MOR TRAP…IK MOR KRIMINEL TRAP.. DASHKA QEVERI TEKNIKE BOBOBO…CFARE TRAPI

  3. Populli do ligjin says:

    Voto reformen more mashtrues kjo te kerkoje. Cfare piketash ke vene mbi reformen ne drejtesi more kodosh. Ajo eshte bere nga expertet amerikane dhe europian dhe politikanet nuk mund te fusin duart ne te sidomos debilat e PD se.

  4. Falcon says:

    Shumë qejf e ka këtë fjalën ‘Oligark’ ky bolja, harron që edhe ai ka kontribuar në ngritjen e kësaj Oligark ku edhe ai zë vend qendror

  5. england says:

    Ky ka filluar te shohe endrra se nje dite mund te behet kryeminister!Me reformen ne drejtesi ti Lule mbas nja dy vitesh do i bashkohesh Berishes ne qelite e burgut,kur ky i fundit ta kete bere vitin e pare…

  6. Fatosi-kosove says:

    Dikur kur kosova sundohej nga vllaznit dhe miqt e sali berishes-serbet pra kishim nje drejtesi te njejt si te lulit sot ne shqiperi,sa here qe nje serb sulmonte,rrahte apo edhe vriste nje shqiptar,fajtori dihej para se gjykohej,shqiptari ishte fajtor edhe i vrare denohej nga “drejtesia” ku mjerisht jo rralle drejtesine e ndante ndonje shqiptar,njejt edhe sot ban “drejtesia” e lulit kur behet fjale per nje kundershtar te tij politike nuk pritet gje tjeter pos denimi siq ndodhte edhe kur ish deputetet e PS-s kur denonconin lazaratin apo gerdecin me fakte dhe prova,drejtesia e lulit i denonte te gjithe denoncuesit me urgjence me qindra mijera euro sepse kishin njollosur figuren e poshter te lulit,xenit apo te babbes se tyre sali berishes,prandaj sdu ta mbroje kokedhimen as qe me interson fati i tij por me shqeteson drejtesia shqipatre,ku kokedhima shpallet fajtor kurse nishan aga qe kishte dhjetra lokale te dhena me qera seshte fajtor apo krimineli strazimiri qe del i armatosur ne proteste dhe dhunon policine dhe punetoret e bashkise,drejtesia nuk e shef siq nuk e shef as luli sepse revolja e strazimirit per lulin ishte kellef telefoni apo armet qe perdoren ushtaret e lulit kur ishte miniser ishin lodra kurse kater qytetartet qe u vrane ate dite sipas lulit dhe babes se tij sali berishes ishin vrare nga Rama me arme stililaps apo me qader siq thoshte ate dite sali berisha,prandaj edhe une them se sot eshte dite e madhe jo pse nxen dielli apo pse u denua kokedhima dhe shqiperia shpetoj por eshte pikerisht ky rast qe reforma ne drejtesi te behet sa me pare dhe te filloje pikerisht nga ty lul basha,per miljonat e rruges se kombit,per vrasjen e kater qytetaretve,per emrimin tend kryetar i Tiranes nga ristani e deri tek te gjitha fyerjet dhe shpifjet qe ti ban çdo minute te dites ne shqiperi,por edhe per aktakuzat qe ti ke krijuar kunder UQK-s sa ishe pastrues ne UNMIK.

  7. Kujtim says:

    Cfar qeveei teknike ti mor Zagar .Mos do te te bejm kryeminister pa ber zgjedhje ti apo sic i vodhe bashkin ik Bytha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje