Batuta e Ramës për ambasadorët: Pa ta ne nuk bëjmë dot gjë

9 Maj 2016, 19:11Politika TEMA

Kryeministri Rama ka qenë pasditën e së hënës në Shkodër, ku ka marrë pjesë në përurimin e muzeut të fotografisë “Marubi”.

Kreu i Qeverisë përmendi disa nga arsyet që sipas tij, Pjetër Marubi zgjodhi Shkodrën për të vendosur aktivitetin e tij.

Duke e konsideruar Shkodrën e atëhershme si një qytet të rëndësishëm ekonomik dhe tregar, Rama tha se edhe ambasadorët Lu e Vlahutin do ta kishin zgjedhur këtë qytet për të zhvilluar aktivitetin e tyre parti më parti.

“Pse Pjetër Marubi erdhi në Shkodër? Pse saga e Marubëve nuk mund të kishte asnjë skenë tjetër përveç Shkodrës? Sepse ishte një qytet i rëndësishëm ekonomik, qytet i rëndësishëm tregtar…që edhe Romana dhe Lu do ta kishin zgjedhur për të zhvilluar këtu aktivitetin e tyre konsullatë më konsullatë, e parti më parti”.

Rama ftoi ambasadorët të ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

“Prit të vijnë edhe ambasadorët se ne pa ambasadorët nuk bëjmë dot gjë” tha kryeministri.

2 komente në “Batuta e Ramës për ambasadorët: Pa ta ne nuk bëjmë dot gjë”

  1. Ivani i madh says:

    Se jeni legena politikane pa periashtim si te djathte e te majte. Jeni race e felliqur qe vetem me drut e doni se per logjike jeni m…

  2. albani says:

    Me vjen keq,qe nuk e kuptoni te verteten.
    Apo e verteta ju dhemb,sepse ajo nuk eshte batute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje