Koço iku, rroftë Koço!

9 Maj 2016, 18:28Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larguar nga parlamenti deputetin e Jugut, Koço Kokëdhima është një ngjarje për të thërritur: “Fitore”.

Në kushte normale ajo do të tregonte se jetojmë në një republikë ku drejtësia është e pa ndikuar nga politika. Ku për shkak të ligjit, viktimë mund të bëhet edhe një nga deputetët simbole të shumicës, mdaje edhe miku më i ngushte i kryeministrit, me të cilin ai ka shpallur se do të kalojë ditët e pleqërisë.

Ku mjafton edhe një shkelje e vogël (2 milionë lekë të vjetra të fituara vetëm pak orë përpara se Kokëdhima të merrte mandatin), për të treguar se edhe deputetët janë njësoj si të tjerët, të barabartë përpara ligjit.

Me këtë retorikë mund të vazhdohej shumë më gjatë. Dikush mund të flasë për hapa galopantë të bërë që nga koha e Berishës, kur gjykatat as e shkonin nëpër mend të penalizonin të mbrojturit prej tij. Dikush tjetër mund të përmendë efektet pozitive që ka krijuar klima rreth reformës në drejtësi. Dhe disa më entuziastë mund të shpresojnë se më në fund po perëndon koha e të paprekshmëve.

Por, fatkeqësisht nuk është kështu.

Koha nuk është për të thërritur fitore.

Sepse rasti Kokëdhima është një përjashtim, jo një rregull.

Vërtet ai u penalizua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por kjo trupë nuk mund të vepronte ndryshe. E njëjta gjykatë, në kohën kur ishte në opozitë, pati marrë një vendim identik për Ilir Beqen dhe nuk mund të përdorte këtë herë një standart të ndryshëm.

Prandaj, duke parë pamundësinë e gjykatësve kushtetuesë për ta mbrojtur Kokëdhimën (rrezultati 8 me 1), mirë është të shohim se çfarë ndodhi në mjedisin rreth tyre. Mirë është të përpiqemi të kuptojmë si si u soll politika me një njeri që dyshohej për shkelje të ligjit themeltar të shtetit.

Fillimisht, shumica në parlament nuk pranoi ta çonte për gjykim rastin Kokëdhima. Ajo bëri gjithçka, për ta penguar këtë proces. U desh një tjetër demarsh i opozitës pranë gjykatës kushtetuese dhe një tjetër vendim i kësaj të fundit, për të mbërritur tek vendimi i këtij 9 maji.

Skema që u përdor në parlament u përsërit në mënyrë identike edhe në kongresin e PS-së. Kokëdhima, i cili dihej se do të penalizohej nga gjykata, u trajtua ndryshe nga të gjithë deputetët e tjerë. Ai qe i vetmi që pati luksin të votohej nga delegatët e forumit më të lartë të PS-së, duke gëzuar kështu privilegjin për të ruajtur postet drejtuese në parti edhe pas largimit nga kuvendi.

Po pse ndodhi kështu?

Pse socialistët bënë çështë e mundur për të anashkaluar ligjin në parlament dhe për ta shkelur atë brenda partisë së tyre ?

Kjo pyetje nuk mund të marrë shpjegim vetëm me arsyen simpliste të të qenit miku dhe guruja i Edi Ramës.

Ajo shkon përtej kësaj. Sepse Koço është një simbol.

Është simboli i atij hotelit të paprishur të bregdetit që u bë stimul i mëpasshëm edhe për botues të tjerë. Është simboli i përfitimit nga paratë publike, që nxiti grykësinë disa fish më të madhe edhe të rilindasve të tjerë. Eshtë simboli i emërimeve partiake në administratë, që tani dokumentohen në dhjetra lista.

Prandaj dita e largimit të tij nga palamenti, nuk është as një ditë e gëzuar, as një ditë që ngjall shpresë. Sepse për të mbëritur tek kjo ditë, kur Koço do të ikte, na u desh të shihnin për një kohë të gjatë, turmën e socialistave të thërrisnin: “Rroftë Koço”.

Lapsi.al

20 komente në “Koço iku, rroftë Koço!”

  1. True story says:

    Trego sa te pagon Saliu o koqe e malokut , o kelush bushtre o buracak , njeri me njeqind fytyra. P tuuuuuu qelbash. Ti as te bolet si vjen Kocos , ptuuuuu te qifte derri robt.

    1. korçari says:

      Si gjithmone SERVIL dhe Bythelepires deri ne fund z.Bushati pra me se fundmi nje “karakteristike” e mire .

  2. evgjitngrenesi says:

    kocua iku,rrofte kocua- duhet te ishte titulli ne shqip o zar i sales.
    deputet i jugut? ceshte kjo ? deputet i vlores eshte.
    pra ne dy rreshta ke dale komplet i lodhur. jo se nuk e di si shkruhet,por qellimisht nuk i lakon emrat per tu dukur ”evropian” o ditezi afrike.
    dhe ”deputet i jugut” e perdor per tju pershtatur terminologjise krahinariste,percarese te berishes.

  3. qytetar_dixhital says:

    Ky andi bushati eshte nje legen burr, njeri qe argumenton te paargumentueshem edhe me pak te llogjikshmen thjesht per te qene kundra rrymes sepse te jesh ‘contrarian’ eshte strategji per te qen ne qender te vemendjes, burr pa pike karakteri qe nuk di te jape nje mendim te prere pa i bashkangjtur nihilizmin e radhes.

    Qe mazhoranca eshte larg persosmerise nuk ka ngel ky gjys kerrmilli te na e tregoje ne, nuk kemi nevoje te na sjelle me kembe ne toke ky jargaxhiu, se nuk ka shqiptar qe eshte kaq i verber por ama, kemi ardh nje nje stad ku deputeteve te mazhorances i u hiqet mandati, iu vihen prangat dhe i mohoet imuniteti per ndjekje penale…gje e konsideruar si lajthitje te mendohej 3 vite me pare. Dal te hedhim nje hap para te te vrapojme.

  4. Dielli mbi Korab says:

    Te gjithe ne kete bote perpiqen te bejn prokupi more Andi.
    Dikush me zgjuarsi dikush me dredhi,dikush me kokfortesi dikush me lepiresi.
    Koçoja ka bere imperiumin e tij mediaktik,ndersa ti vazhdon ti shkosh nga mbrapa Fevzinjve te Franges klanore dhe sa nuk fluturon nga gzimi qe Koços ja hoqen mandatin.
    Koçoja nuk hyri ne politik qe te pasurohet por qe ta ndryshoj kete shoqeri halabakesh.
    Respekt per misionin patriotik te Koço Kokedhimes, kjo goditje vetem e larteson ate.

  5. aqif tahipi says:

    Or trapush ,po behesh si pa kuptuar nje zgjatim i organit te sali lulushit (55 ose rd ) .Sado te lehin ne kor pseudoanalistet (,qe jane thuajse po aq bashkefajtore sa saliu ,tosi ,iliri dhe rama per situaten ku gjendet shqiptari i thjeshte ) ,nuk mund aspak te ndryshojne realitetin elektoral super fitues te se majtes. Ne disa zona te caktuara ,sidomos te bregut dhe sarandes roli i kocos ka qene teper i rendesishem per dyfishimin e votave te ps. Ky ka qene motivi i ketij sulmi ,gjoja parimor i nisur nga “”te pastrit dhe te pakorruptuarit “” sali + ,lylyshi ,duke bere llogarite elektorale te 2017. Natyrisht qe cdo votues i ps kete e kupton sakaq dhe besoj se kete shkrim ne stilin e trushpelarjes ja dedikon truthareve te shqupit ,qe me sa po shohim ne ekranet tuaja ,sulmet i kane perqendruar tek figurat e ps qe sigurojne fitore me shume diference me shqupin.

  6. çentrale says:

    Te kishe bere edhe ti sa Koçua o Adi ,Andi si quhesh, por ngele duke u bere si zhgarravine

  7. o prostitute e medias ,po kush Jet ti mer shkerdhat islame te diskutosh per nji nga Depuetet me Dinjitoze ze atij
    parlamenti shkerdhatash ,qe ja futi karin ne goje saliut ,ashtu si edhe i takonte !
    ktyre putanave te medias do filluar Futur nga pase helli ,rrace flliqur putanash kombetare

  8. Ali says:

    Si eshte e mundur qe i kunderviheni Bushatit te gjithe o legena mavi? Po keta muterit e sorollopit te Kocos nuk ju bejne pershtypje ? Keta i kane pire dhe vazhdojne ti pijne gjakun ketij vendi…

  9. @ says:

    Duket qartazi qe Kocoja eshte lenduar shume sepse mercenaret e paguar prej tij jane teper agresive
    dhe goje cthurur per A. Bushatin. Ne fakt “patriotet” si Koco e kane vendin ne burg, por jemi ne Shqiperi..
    Rama, ta gezoje dhe ta mbaje me shendet Kocon! Ka per t’ja pare hajrin..sikurse ja pa edhe Berisha..

  10. Drenicak says:

    Koqja iku po Sali pidhi kur po ik?!!

  11. liri says:

    Me pelqente qetesia e Kokedhimes dhe te qenit esnaf e jo vrastar i etur per gjak. Pastaj te perfaqesuesit vete ne projektojme deshirat, epshet , talentet , dobesite tona.

  12. Fori says:

    Kocua mor Andush eshte nga ata qe ka ecur i vetem, dhe ne kohen kur ti Andush mezi mbarove nje shkolle te larte per anglisht se aq intelekt kishe, duke marre parasysh edhe se nipi i kujt ishe, mbaroi dy fakultete shkelqyeshem. Ti as deri tek allatetet nuk i shkon dot Kocos.

  13. Dori says:

    Nuk jane dy milione o Andi, por 20 mije. Mesoji shifrat o burr. 20 mije leke te reja jane 200 mije nga ato te vjetrat. 200 mije nga ato te vjetrat nuk behen 2 milione, por ngelin 20 mije t reja. Jo per gje, por keshtu behet qimja tra.

  14. gk says:

    Qe Sali Berisha kishte nje bande qe kush bente apo guxonte te kritikonte GJENERALIN,levat e hekurit ishin kudo ,ne rruge,,tek pragu shtepise,etje….etje….. ashtu sic e pati kete fat te keq dhe Edi Rama qe u masakrua nga hekuri qe hengri ne koke……………… Tani nje faqe e re, kam degjuar qe Rama ka nje tufe me bandite qe rrine ne internet, facebook dhe shajne dhe bejne komente ne mbrojtje te shefit te tyre. Kjo lloj gjuhe e te shkruarit eshte gati e njellojte si e GJENERALIT tjeter EDI RAMA .O sa turp per keta lloj komentues,edhe per ju Edi Rama qe i lejoni,njelloj si ne Elbasan me rastin e Ben Blushit……………………………

  15. Bushat Labi says:

    O i miri i gjyshes ti duhet te largohesh nga gazetaria si i miri i gjyshes. hahahaha.Tu befte Vito Kapoja ty mor shpirt i gjyshes.

  16. NO PASION says:

    SE KY VEND ESHTE VESHTIRE SE DO BEHET DUKET PERVEC MIJERAVE E MIJERA FAKTOREVE DHE KY SHKRIM DHE SHKRIMET E BUSHATIT $CO,…NE VEND TI MESHOHET FAKTIT HABITES SE SI KA MUNDESI QE KRYEMINISTRI I VENDIT NUK NDERHYN NE GJYQESOR PER TE NDIHMUAR NR DY TE PARTISE DHE DEPUTETIN KRYESOR TE JUGUT…OSE SI KA MUNDESI QE NJE MILIONER NUK FITON DOT ASNJE GJYQ MORAL …PO NUK DO QE TA ANALIZOJE BUSHATI DHE TABORRET E TIJ SEPSE DUAM APO SDUAM NE EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI I PARE PAS 100 VJETEVE QE KERKON QE TE BEJ SHTET …GJITHASHTU DEL QARTE SE CFARE LLUMI INJORANTESH E KRIMINELESH NA KA QEVERISUR KETO 25 VJET …..

  17. Lpl. says:

    Ne fakt Koqua se ka merituar me i heq mandatin se ka qene frymzim efhe per adhuruesit e Enverit sepse e ka shfaqur hapur ne rini edhe sot dashurine per enverin keshtu qe ka pasur mjaft perkrahes por me duket e tradhtoj Rama se Kocua i besoj por Rama e hengri ne bese dhe ti Bushat te kesh me respekt per Kocon dhe ata qe ka perfaqsuar Kocua virtualisht skane faj qe te fyejne se Kocua eshte burre nderi dhe besnik .Ti ne vend me i mbrojte Kocuat e komunistet e tjere i sulmon e behesh zedhenesi i Berishes qe eshte kriminel trathtare hajdut dhe nga ai spo e marrim veten se la nje grope te madhe ne ekonomi plot 280 miljon euro shifer rekord borgji firmave qe bene rruget dhe duhen vite me balancuar kete borgj dhe ti Andi nuk e di sa i keq eshte borgji qeveri po e vajton cdo dite kete hile qe i beri Berisha se mbaroj kater vjecari dhe seshte bere nje investim akoma dhe kjo e ka vene ne pozite te veshtire qeverine dhe sidomos Ramen .Rrofte Kocua dhe simpatizantet e Kocos Rrofte Rama rrofte populli me i lashte i botes dhe me krenar e intiligjent trim e besnik Shqiptare dhe betejen me vetveten do ta fitojme ne te ardhmen .Punoni ju mos u merzisni se jeni patriote e atdhedadhes e jo si ne qe kemi ikur dhe sjemi perballur me veshtiresite per ringritjen e vendit mos na gjykoni si tradhtare por si te ngutshem se nuk lihet vendi ju kam zili ju atje qe nuk pyesni per mungesen e punes bukes e demokracise bile as nga burgu skeni frike ju jeni atdhetare e patriote duajeni Shqiperine he trima .

  18. Kola says:

    Pavarsisht degjenerimit total te gjykatave tona te Vicidolit, mendoj se eshte koha qe PS te reflektoje. Plehra te tille nuk duhet te na paraqiten per tu dhene voten, pa le ti kene parate edhe me kamjona. Po te ishin vertet te denje per ne, duhej te kishin bere nje rruge te cilen vet Kocua e ka sabotuar kaq vjet, sepse nuk fiton gje prej saj. Eshte rasti qe PS dhe Edi personalisht te reflektoje e te na i heq nga kembet keto plehra.

  19. rolando says:

    Si ka mundesi qe ne kete gazete te pavarur diskutojne vetem perkrahesit e Rames dhe te komunizmit dhe po qe se ka ndonje kundershtar nuk lene gje pa ofenduar?Si ka mundesi qe shoku Mero nga demokrat na u kthye shume shpejt ne rilindas-komunist sepse Berisha nuk i plotesoi disa teka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje