"Tani do jem më afër jush"- SMS-ja e Koços për bashkëpunëtorët në rajonin e jugut

9 Maj 2016, 19:22Politika TEMA

Koço Kokëdhima pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr mandatin, ka komunikuar me vartësit e tij në rajonin e jugut, ku ai është gjithashtu edhe koordinator i PS-së.

Burime të Lapsi.al thonë se Kokëdhima u ka nisur një mesazh bashkëpunëtorëve të tij, ku i kërkon që të mos shqetësohen nga vendimi i Kushtetueses.

“Mos u shqetësoni! Tani do të jem më afër jush”, thuhet në mesazhin e Kokëdhimës.

Ish-deputeti i Vlorës kishte një pushtet gati absolut në jug të vendit, sidomos pasi kryetari i PS-së, Edi Rama e caktoi atë koordinator të qarqeve Vlorë e Gjirokastër.

Në jo pak raste pushteti i Kokëdhimës ishte kthyer në shqetësim dhe besdisje për zyrtarët lokalë të PS-së dhe deputetët socialistë të jugut.

6 komente në ““Tani do jem më afër jush”- SMS-ja e Koços për bashkëpunëtorët në rajonin e jugut”

  1. LABI says:

    Tregoju vendim ketyre zagareve qe nuk len askend pa kafshuar ke gojen e tyre te ndyre.

  2. Hysni Dajaku says:

    Sa afer???
    Ngjitur fare???

  3. Anest Halili says:

    Z.Kokedhima esh i mirpritur ne Jug pasi ka ber nje pun te mbrekullueshme ku e tundi ps nga themelet se kishte zen myk… ka ber nje pun qe nuk esh ber ne keto 25 vjet…

  4. Loro loro says:

    Kjo farse thjesht do tregoje sa te bashkuat jemi. Dhe sot salistet moren nje mesazh shume me te forte se vendimi I xhelateve te tij . Sot pane perkrahjen tuaj pa ekuivok .

  5. Loro loro says:

    Sot kjo dite sherbeu qe te gjithe salinjte te shikojne sesa I perkrahur jeni. Askush se legjitimon mandatin tuaj me shume se populli

  6. Alda says:

    Kemi besim te fjala juaj Z.Kokedhima.Dhe ne do jemi perhere mbeshtetje per punen tuaj te palodhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje