DEBATI I PLOTË/ Arben Imami: Duan të na hapin letrat si kriminelë, pse duhet ta pranojmë draftin e SHBA?

10 Maj 2016, 09:18Politika TEMA

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate të forta.

Jozefina topalli, Arben Imami dhe Genc Ruli, e kanë cilësuar si skandaloze pjesmarrjen e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërsa Eduart Selami dhe Astrit Patozi kanë qenë kritikë me Bashën, në lidhje me organizimin e partisë dhe masat për zgjedhjet e ardhshme.

Panorama ka zbardhur debatin e plotë:

DEBATI 

Lulzim Basha: Qëllimi i mbledhjes së sotme është prezantimi i platformës për reformën zgjedhore, të cilën PD-ja do ta paraqesë në Komisionin Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore dhe gjithashtu për t’ju informuar se ditën e mërkurë, në orën 10:00, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në një mbledhje të Grupit tonë Parlamentar.

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së. Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision. A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend. Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare? Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre. Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare? Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale. Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur. Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar. Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ‘44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

Arben Imami: Edhe unë jam kundër pjesëmarrjes së diplomatëve të huaj në mbledhjet e Grupit Parlamentar. Është e paprecedentë. Kam parë draftin e propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Në gjykimin tim dhe në njohuritë që kam si ish-ministër Drejtësie, kam vërejtur se është një draft i shkruar nga njerëz të paaftë, nga njerëz që nuk kanë shkruar kurrë në jetën e tyre një Kushtetutë. Patjetër që ndaj respektin maksimal për kontributin dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, por në vlerat e tyre, në lirinë e tyre. Vendi ka nevojë për një reformë të saktë për sistemin e drejtësisë. Ky draft, me ndryshime kushtetuese që është propozuar, është i sakatuar. Kam lexuar me kujdes atë nenin famoz, nenin 25, që ngjalli aq shumë debate. Nuk është normale, ne na pandehin si kriminelë. Duan të hapen letrat, patjetër le të hapen dhe jo vetëm për 3 vjet, por për 300 vjet. Nuk është hera e parë që kërkohet dhe bëhen përpjekje për reformimin e sistemit të drejtësisë. Kemi pasur gjithmonë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por asnjëherë nuk na është imponuar apo diktuar një produkt. Pse u dashka që të pranojmë një draft që e kanë bërë vërtet ekspertë të SHBA-ve e BE-së, por pa përvojën e duhur? Pse nuk hetohet Saimir Tahiri, që pranoi publikisht se makinën në pronësi të tij e përdorin baronët e drogës? Po flasim për gjëra konkrete, për gjëra të pranuara vetë nga ky ministër.

Genc Ruli: Edhe në gjykimin tim, kjo pjesëmarrje e ambasadorëve është diçka që nuk ka ndodhur. Është një procedurë e paprovuar më parë. Unë kam qenë dhe mbetem mbështetës i idesë se Partia Demokratike duhet të ketë një draft të sajin për Reformën në Drejtësi. Është e pazakontë kjo vizitë e ambasadorëve nga njëri grup në tjetrin. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Lulzim Basha: Opozita ka mbajtur në mënyrë konstante qëndrim të njëjtë për reformën. Kemi qenë gjithmonë kundër kapjes politike të institucioneve të sistemit të Drejtësisë, kemi qenë pro sistemit check and balance, kemi kërkuar të mos bëhen eksperimente me institucionet e reja që do të krijohen në sistemin e Drejtësisë dhe për hir të së vërtetës, në këtë kontekst kemi pasur disa arritje. Kjo reformë nuk do të votohet pa dakordësinë e çdo deputeti në Grupin Parlamentar të PDsë. Ndërkohë sa i takon pranisë së ambasadorëve, nuk shoh asgjë shqetësuese, për aq kohë sa takimi është konsultues dhe informues.

Eduard Selami: Unë nuk shoh ndonjë problem kaq shqetësues në praninë e ambasadorëve në një nga mbledhjet e Grupit parlamentar. Është një praktikë që, pavarësisht se nuk ka ndodhur më parë, është në funksion të informimit dhe konsultimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Unë dua të ngre një shqetësim të brendshëm për funksionimin e kësaj force politike. Është dhënë një urdhër për degë të caktuara në të gjithë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve në kuadër të riorganizimit. Dua të di cilat kanë qenë kriteret përzgjedhëse të degëve, në të cilat do të ketë zgjedhje? A ka qenë demokratik ky proces? A jeni konsultuar ju me bazën për këto vendime? Në gjykimin tim, është vendosur të ketë zgjedhje në ato degë, në të cilat kërkohet të ketë influenca nga kjo seli, por nuk mund të anulohen procese dhe nuk mund të hiqen individë që janë zgjedhur me votë.

Lulzim Basha: Z. Selami nuk është kjo çështje fokus i mbledhjes së sotme, ndaj edhe ky diskutim nuk mund të bëhet në këtë moment.

Sali Berisha: Është e vërtetë që, në një vend normal, ambasadorët nuk shkojnë në mbledhjet e Grupit, por ky nuk është një vend normal. Ndaj edhe gjykoj se nuk duhet parë me ndonjë shqetësim të madh. Ky është vend i “Shullazëve” që kanë kapur çdo gjë. Ndaj edhe ambasadorët kanë kërkuar një takim ku çdokush mund të jetë pjesëmarrës, të dëgjojë, të bëjë pyetje. Kam thënë prej shumë kohësh që duhet të kemi një draft. Menjëherë pasi “Venecia” rrëzoi draftet e tyre, atëherë ne duhet të paraqisnim draftin tonë. Kam kërkuar për draftin aktual të di se mbi çfarë modeli është bazuar, ku është marrë dhe deri më sot nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ne nuk kemi pse të pranojmë një draft që nuk ekziston gjëkundi. Gjithashtu, duhet të bëjmë një pasqyrim më agresiv në media, pasi na i shtrembërojnë ato që themi ne. Për aq kohë sa të jetë Rama në këtë vend, nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën.

Luçiano Boçi: Normal, elementë befasues ka takimi që zhvillojmë me dy ambasadorët. Por, për aq kohë sa është diçka që është pranuar edhe nga grupet e tjera, nuk e shoh si diçka të keqe, sepse takimi nuk është konsideruar aq zyrtar. Ne mund të ndajmë mendime për çështjet që janë të debatueshme, qofshin këto për reformën zgjedhore apo edhe për Reformën në Drejtësi. Është një zgjedhje edhe në përputhje me atë që pret opinioni. Në situatën në të cilën ndodhemi, vota është opinion, nuk është arsyetim. Me këtë opinion nuk mund të dalim kundër atyre që na votojnë.

Astrit Patozi: Edhe unë personalisht jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit, por është diçka që duhej pranuar. Këto takime të ambasadorëve janë pasqyrë e katandisjes ku ndodhet vendi. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se maxhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë. Për aq kohë sa këto mbledhje janë pranuar që të zhvillohen nga PS-ja dhe LSI-ja, refuzimi nga PD do të prodhonte një kosto të panevojshme për opozitën. Megjithatë, më shumë sesa Reforma në Drejtësi, unë gjykoj se duhet të investohemi në Reformën Zgjedhore. Reforma në Drejtësi është e pakrahasueshme me këtë reformë. Për ne si opozitë, zgjedhjet janë sfida jonë reale. Nëse do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2017 në të njëjtën mënyrë si në dy zgjedhjet e fundit, atëherë do të asgjësohemi. Në krye të kupolës është një grup që vetëm është mësuar me vjedhjen e votës, i cili do të shumëfishojë mandate, nëse nuk ndërhyhet me një Reformë Zgjedhore.

Edmond Spaho: Me këtë qeverisje nuk bëhen zgjedhje normale, por duhen zgjedhje me qeveri teknike. Krahas Reformës Zgjedhore, duhet edhe një trysni politike për të shtyrë vendin drejt krijimit të një qeverie teknike.

42 komente në “DEBATI I PLOTË/ Arben Imami: Duan të na hapin letrat si kriminelë, pse duhet ta pranojmë draftin e SHBA?”

  1. Zhozituta says:

    Nga menyra se si diskutoni duket qe jeni nje tufe me gomere.

    1. beni says:

      edhe emrin e ke vene interesant por keto jane shqetesime qe te gjithe i dime besoj. Ska gje te keqe kur thuhen.
      Ma trego nese nuk jane te verteta shqetesimet apo problemet e ngritura.
      Ma trego publikisht qe Saimir Tahiri merret me droge personalisht apo jo?

      1. Shqiptar says:

        Hahahahahahahahaha.SHQUP-it po I ngushtohet laku dhe SHQUP-istet po flasin brockulla.Imami thote se ekspertet e BE-se dhe SHBA-se Jane te paafte.Hahahahahah.Kulmi I kulmeve.Do degjojme humor te papare ne ditet ne vazhdim.

  2. Iliri says:

    Te paafte. Keni 25 vjet qe militoni ne drejtimet e ketij vendi dhe tani qe po behet nje reforme (per te cilin ju nuk ishit te afte ta benit vete), po hidhni vickla. Pse duhet t`ju duroje ky popull. Mjaft me me te tille kllounash

    1. Cimi says:

      O njerez nqs jeni te paster nuk keni pse e kundershtoni kte reforme. A nqs se vini ere korrupsion eshte problemi juaj atje te gjithe ne gjyq duhet te shkoni cfare keni me shume se ne qe jetojme dhe punojme pa ja futur duart ne xhep askujt.

  3. Emma says:

    Ja si levizin krimbat,dalin vete mbi uje.

  4. Shqiptari says:

    Ti o raben imami pse ke frike? Se ke mizzen ne kesul! Ke shire dhe ke bere si bajraktare kur ke qene MM. Pa le na del edhe I ditur, konstitucionalist! O zot I madh! Cfare ka ky vend! Kush na drejton! E tmerrshme! Une nuk kam pare me te trashhe se ti! Shikohu ne pasqyre si e ke koken! Ti, me gjithe ate llumin tjeter qe ke aty duhet te te happen letrat dhe te hetohesh deri ne rrenje te dhembeve. Ke bere baterdi. Je vetem nje bashibozuk-batakci politik dhe eshte turp per vendin qe ti na paske qene edhe minister. O zot! Ju llumerat e ketij vendi duhet t’ju fshije orteku. Duhet mos jua degjojme me emerin. Duhet te kalbeni ne burgje. Dita do vij. Nuk shpetoni dote, prandaj mos rremih si urith se do ti lashe te gjitha mekatet, ti dhe ate llumerat e tjere aty: Berish – bisha, gjakatari vrases me I eger se hitleri, Lulush-bushi hajduti I rruges se kombit dhe vrasesi debil I 21 janarit dhe ato hienat e tjera qe duken si te tulatur, se e kuptojne rrezikun dhe friken. Ju shpelafte kolera nga kjo toke se na e keni ndotur….

    1. Celeste says:

      Arbenit tani po i del pija.

  5. Kris says:

    Eshte paradoksale qe Imami thote”na trajtojne si kriminele”! A e kuptojne ministrat e Berishes qe jane te gjithe kriminele dhe vrases! Se kur i sherben kriminelit behesh kriminel pa dashje! Por nuk diskutohet qe ju vodhet e vrate duke e ditur se cfare benit! Po o Beni! Jeni kriminele dhe ka ardhur koha te merni pergjegjesine per ato qe keni bere! Po ! I gjithe populli shqiptar mendon qe ju jeni kriminele! Keta bashke me Berishen jetojne jashte realitetit! Jemi larguar nga Shqiperia sepse Berisha dhe ju na rahet na vodhet na vrate! Ka ardhur koha Beni!

  6. Bajraku says:

    Problemet jane te thjeshta . Ju nuk e doni Reformen sepse do te mbeteni zbuluar . Ju nuk e doni reformen sepse jo vetem qe Saliu do te iki per lesh por edhe 90% e grupit tuaj parlamentar.Ju mashtroni, genjeni, shpifni deri ne ate shkalle sa dhe vete keni filluar ti besoni rrenave tuaja. Si ka mundesi qe PD te flase per manipulime e vjedhje votash?!Kujtoni se kemi harruar zgjedhjet (vjedhjet) e 2009-es? Po ato lokalet e 2011-tes?. Dashkeni zgjedhje pa Edi Ramen, dashkeni zgjedhje me qeveri teknike, dashkeni…shkurt doni pushtetin qe serish te beni hatane.Si shume po ju perkedhelim. Hapini syte e here pas here kujtoni prrasin e Lushnjes.

  7. Tonini says:

    Keshtu flasin vertet keta,apo ja fusni kot ju te gazetave… Nqs po,keta jane qesharake komplet. ?

  8. vjeshta says:

    Jo duan. Do t’ua hapin letrat, o kriminelë!!!

  9. lahuta says:

    Zoti Imami me shoke, mos u shqetesoni kaq shume, mos e beni veten qe na vijne te huajt dhe na ulen kembekryq, ja ku erdhi kjo kohe qe ata te vene gishtin mbi “I” te madhe, (prape neqoftese behet) ne populli fleme te qete dhe nuk na troket dera, po ju, po keni bere dhe kjo dihet qe nuk do as mend dhe as kalem, le te behet reforma , po keni bere qef o qef o qerrata per 25 vjet, paguani per ato bemat tuaja, si te majte dhe te djathte, shate Enverin, po u bete me keq se ai, po ai te pakten kishte arsim, kishte shendetesi, pa pune nuk te linte, pa shtepi nuk te linte, po tani, panorama eshte shume e qarte, ai i ndershimi po vuan dhe c’te vuajtur pale, kurse ju u majmet, vodhet, shperdoruat, vrate dhe doni te dilni pa lagur, po a ka zot per kete popull kaq te drobitur? Them se Po, atehere shpresojme se dicka do te behet, Duhet nje Falkone qe t’ua tregojne vendin.

  10. kuq e zi says:

    ju kerkoni zgjedhje te re para reformes apo mbas reformes ????
    sepse ky eshte sekreti para reformes ju mundeni me shpetu dhe per kater vjet te tjera
    ndersa pas reformes ju jeni te gjithe te pa kandidushem pra jashte loje dhe ndjekja juaj penale vazhdon kur ju jeni te pa pune pa miq pa ndikim kjo ju tmerron jashte mase

  11. UNITED KINGDOM says:

    Keta falanga flasin sikur skane cene ne pushtet asnjehere. ..o zot kush predendon te vije ne pushtet dhe te beje shtetin, …..manipulimi dhe media si vegel e ketyre gomereve e fundosen shqiperine, ….mendoj se nje POPULL I zgjuar duhet me vote te heqi Ilir Meten dhe keta gomere te PD dhe vendi ka prespektive me Edi Ramen.
    Injoranca eshte shtrire ne shqiperi dhe vuan akoma sindromen Sali serbit.
    Fuck them all! !!!

  12. Loni says:

    Kush eshte i ndershem, dhe punon drejt per interesat e Shqiperise, nuk ka frike se vjen ambasadori i shtetit mik ShBA ne mbledhje dhe degjon (Amerika eshte ai shtet qe ka ngulmuar qe te ngelemi shtet ne 1912 apo jo), po ju nuk doni drejtesi, nuk doni shtet, se nuk vidhni, nuk vrisni dot me, reformen ne drejtesi duhet ta votoje populli me referendum

    1. ??? says:

      Po ambasadori yne ne SHBA a ka marre pjese ndonjehere ne mbledhjet e grupeve te senatit apo kongresit Amerikan? A ju jeni inferior te gjithe! Doni reforme, bejeni me referendum dhe mbaroi puna, lejeni Lu dhe Romanen.

      1. Grigor says:

        Ore ti besoj se nuk i ke vene kot tre pike pyetje vetes. Me duket se ti ai qe tha ate perlen: “Une jam i mendimit t’a pushtojme ne Ameriken, dhe mbarojne hallet e Shqiperise, sepse punon Amerika per ne pastaj”.
        Tani u kujtua PD-ja per ambasadorin. Kur Rajersoni kryesonte mbledhjet e PD-se, nuk ndihej njeri, por tundnin me paturpesine me te madhe cekun e bardhe. Ne fakt, te bardhe ja dha cekun PD-se Amerika. Pa gje fare ne te. Dhe Saliu e perdori per te mbeshtjelle buken me veze qe merrte me vete. Ndersa tani i pjell edhe gjeli dhe Lu-ja nuk I hyn ne sy.
        Prite kur t’a shohim tek Portokallia kete mbledhje komikesh.

  13. ZZZZZZ.......ZZ says:

    SII…..I TANI FILLUAT TE DILNI KUNDER AMERIKES ….PO HAURUAT JU SE “PO HENGRE NJE LUGE CORBE TE FELLIQUR DO TA VJELLESH GJITHE JETEN………………”PRIT …PRIT SE DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. shqip says:

      kishin kohe qe perpiqeshin te mbuloheshin me ca batanie te vjetra te sistemit. po tani kane dale zbuluar. ai miku me floket plot xhel u thote ; ore, mi kane vene kembet ne nje kepuce. s’kemi nga ja mbajme. mirpo agua qe thoni ju s’ha pyka. si duket u vijne ne mendje direktivat e kongreseve. ku citohej se ne hame bar dhe nuk shitemi. e kuptoni ku kane rene keta? une nuk e di, a do ti zere 2017ta apo jo. keta e kane perpiluar humbjen qe ne 2013en. jane ne renie te lire. e kur te arrijne atje poshte s’do ngelet me shenje pederesh. nuk kam ndonje kompleks me ca idiote gjysem analfabete si imami , patozi, jozefina apo paloka. po te dale nje qe edhe ne art e dergonin me pahir, te thote qe ekspertet qenkan te pa afte. me fal po ke quajne aftesi keta? pleporet e kld, apo ristanin e kqz? fakti qe bertasin e kundershtojne , vetem sa perforcon pjesemarrjen ne krim te pd . amerikanet e kane ditur me kohe. po konjukturat e situatat ndrkombetare nuk kane bere te mundur te nderhyjne realisht. tani qe ata po zhbllokojne kabllogramet e dergesat e burimeve te sigurta, bejne qe gjendja ne shqup te behet , “vrap kush mund te shpetoje”. luli po nderhyn te rreshqase me ca manovra qe duket se dikush ja ka sugjeruar. po ben levizje per te shpetuar veten e ç’te mundet . ndersa trupa e teatrit 25 vjeçar me regjizor saliun kane rene ne hall. perendimi nuk sponsporizon me zyrat e shqupit. duket qe rama po i kenaqet faktit qe keta po sillen verdalle si kau ne leme. u tha nje here; do vini duke kercyer ta votoni reformen. dhe ja rasti po e sjell. dalin per dite e nxjerrin kerkesa absurde. po vete i thone, vete pyesin , e vete pergjigjen. tani s’ua ve veshin askush. le te bjere nje here drejtesia edhe mbi keta katile. qe vetem me perversitetet e tyre i bene njerezit te urrejne veten me fatin e zi qe u ra per pjese. qe u ra te kene politikane sharlatane e te pa skrupullt si keta te markes made in shqup.

  14. Lale Krosi says:

    Hahahaha, keta jane politikanet udheheqes te opozites, hahahaha, jo jo une nuk kam te bej me keta njerez nuk i kam as ne fis keshtu qe jam i lumtur se keta jane bere kafshe qe flasin. hahahaha.

    1. Kujtim says:

      Keta nuk jane politikane po huligane qe kan 25 vjet qe shkatruan shqiprin . Duhet te qrohen as me pare

  15. kuvari i lasht says:

    he!
    plasi galatake “t nersit e dynos”!
    kurvat po hrrasin tash”ua! kto dun me na qit tah dashnoret e para 20 vjetve!
    e ku ti I un ssa kan qen?”!

  16. Bazarhesap says:

    Ka sh mundesi qe dikush te kjo mbledhje horrash dhe laviresh te perfundoj si Noriega i Panamase po vazhduan me kete kokeforci!

  17. tradita says:

    jam i bindur se. 90 % e komentuesve nuk kane kuptuar asnje po asgje nga ato qe shkruhen ne artikull
    Lexojne vetem titullin e shtrembruar.

  18. Funderrina demokrate says:

    Imam bajga, nje nga krijesat me mediokre dhe me ordinere te tranzicionit

  19. pronari says:

    Keta ne saj te funksionit qe kane patur I kane nxjerre ujin e zi ose me sakte e kane trajtuar pronen si te babait dhe po te happen letrat dhe po te ishte nje vend ku drejtesia te funksiononte normalisht do merrnin denimin 100 vjet burg qe nga bariu Sali e te tjere Luli,xhozi,Ruli Imami,Pollo,Bode,Bregu e shume hajdute te tjere,

  20. Adri says:

    “Tradita” ka te drejte
    Titulli nuk ka fare te beje me ate c’ka thote realisht Imami. Nuk kam asnje lloj respekti per kete te fundit, po dhe titulli i temes eshte per turp!
    E per turp jane dhe komentuesit qe lexojne vetem titullin

  21. sefi says:

    diskutim me pake se medioker turp kush na drejton

  22. gri says:

    O pede-ja,
    Mos u merzisni, i keni ne dore! Aprovoni Reformen ne drejtesi ne fillim dhe te shihni ju se si do frikesohen ato te PS- dhe nuk prekin asnje vote! Mos t,ju vije aprovojeni sa me pare refromen e drejtesise! Ju jeni kristalalet eShqiperise! Biles ju jeni per t,ju vene ne krye te Mafias e kamorres!
    Forca burra, mos e beni ne breke, mos keni frike, aprovoni refromen ne Drejtesi, mose leni Ramen t’ju marri inisiativen!
    Kujdes pak per B&B, se jane bashke. Familjen, familjen… kujdes kujdes, kur ta coni para drejtesise, jane te …, Le qe keni edhe Tacin , futjani atij te gjitha, armiku u klases , ka deshe me korruptu familjen e Berishs. Se fundi shkoni njeher andej nga liqeni kumder kalamanjeve dhe po ju doli koha hidhni ndonje sy shkojne punimet tek pallati i pademshem mbi dhe tek diga! Aprovojeni RD se do digjet edhe bari i njome me te thatin B.

  23. aron says:

    Qe Arben Imami, ne cdo veprim dhe cdo hap qe hedh kujton se bene teater, nuk do shume mend per ta kuptuar, por te flase me kete gjuhe nje ish minister mbrojtje i nje vendi anetar te NATO-s, kjo nuk ka bythe ku te rrije. Per cfare pavaresie bene fjale ky mender ish minister? Kush po ja cenon pavaresine ketij vendi? Pse me cfaqjet teatrale te Imamit do merret bota? Vertete nuk e ka te qarte ky hajvan I lindur se bota po paguajne qimet e kokes per t’na mesuar si qeveriset dhe ne ngaqe nuk kemi as dy pare mend na duket vetja se I dime te gjitha? Konstitucionalisti Imami me shkollen e arteve I di me mire gjerat se specialistet e dale nga universitete serioze te Europes dhe Amerikes. U pika thuaj, ne dore te kujt gomereve ka rene ky vend. Por politikisht, mor hajvan te lindur, a nuk e kuptoni se me hezitimin tuaj I beni varrin vehtes dhe ate parti, e cila lindi si shprese per shqiptaret e keni kthyer ne nje gazerme te nje ushtrie tashme treresisht te shpartalluar?

  24. Najada says:

    Pleher Imami, cminister paskemi ne, drejtesie, mbrojtjeje. A e sheh se sa i vleresuar je. Kur ishit mInister vrisnit e prisnit me Kullurin dhe me Capin e Gjinkshin, por shyqyr 1 milion shuplaka dhe grushti i forte i SHBA-se te shty per dhe o pleher e njerezimit. Koketrashe dhe revolucionar,

  25. PLAKU says:

    PO MIRE MORE SALI QE THUA SE DRAFTIN E RREZOI VENECIA DHE JU DUHET TE KISHIT DRAFTIN TUAJ,SOT KUJTOHESH ,KUSH TE PENGOI QE TA KISHE BERE ATE TUAJIN DHE T’A PARAQISJE ,KUJT I DUHET SE SI E KE MENDJEN SOT PAS GATI DY VITESH QE PERFUNDON PUNA TE KERKOSH TE BENI DRAFTIN TUAJ ,KETO “DRETHKA ” TE TRASHA SHITI DIKU TJETER NE SE GAZETARI QE KA BERE KETE SHKRIM NUK THOTE SE KETO I KE THENE TI GJEJ ARGUMENTA KUNDERSHTUESE DHE NE SE NUK TE BESOJNE TY PO GAZETARIN NUK ESHTE FAJI I KURKUJT ,ESHTE VETEM DHE VETEM YTI SEPSE TI ME VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET E TUA KE HUMBUR BESIMIN E VETE NDJEKESVE TE TU SA PER TE TJERET THJESHT DO TI PYESJA FJALIMET PARAPARLAMENTEVE QE PREJ GENSHER ,BEKER,BUSH kINTON ETJ ETJ I QUANI NDERHYRJE NE JETEN PARAMENTARE

  26. Tema says:

    Po vunë në rrezik jetën e shtetasve tanë., mbyllim ambasaden me cilin do shtet qofte. (ne jemi me amerikën si elefanti me mizat).

  27. Qarri i zigurit says:

    Opaaaaa. E hengri sali babaaaa me 40 hajdutet.
    Erdhi dita e qjametit. Po fshehin paret ku te mundin.
    Megjithate as edi as tahir sajmiri as koqo e as fidel ylli dhe ilir floriri nuk do shpetojne.
    Te gjithe ne prapanice e kane.

  28. Na bashkoj kenga popullore says:

    ça kujtuat more shkerdhata se do u shpetoni pa dhan llogori per krimet dhe hajdutdhekun qe i keni bere ktij vendi ne 25 vite,me e ndershme do ishte per juve te dorezoheni vet te gjith se nuk keni ka tja mbani se ju ka futur ne çark AMERIKA.Allah akbar

  29. Detari says:

    Me ne fund Lulushi u detyrua ta beje mbledhjen me ambasadoret dhe te bjere dakort ne parim.Berisha ka ng.ele si kavie politike dhe zagaret e PD vetem lehen.E kuptua dhe vete qe nuk mund ta hedhin dot lumin kesaj radhe.Populli ka kohe qe e di por politikanet e huaj kane fole deres te degjoj penxheria.Moret fund qelbesira.Keni vjedhur dhe deformuar cdo gje dhe tani nuk dini ku te fshiheni.Patosi eshte trap por tha nje te vertete te madhe:do katandiseni si parti e fundit ne parlament dhe nuk do ju hedhe njeri as qurrat.Populli ka plot alternativa per te zgjedhur dhe nuk ju a ka fare nevojen pas 25 vjetesh.Qerrohuni se qelbet dynjane.

  30. Majmuni says:

    Mir e ke ti Beno, hiç mos e prano reformen ne drejtesi!! Kur ska byth ky milet tju fusi nga nji koqe plumbi te gjitheve aty ne parlament, ske pse e firmos!!

  31. gora says:

    hahaha si dalin bykrat vete nga shosha po pse neve te na i futni nga hera. le tju hyj njer juve, por me kusht qe ju mosju dali me felliqesira

  32. ermali says:

    hajde hajde,, o ju qe komentoni,, nga keni ardh paj zotin? juflisni sikur keni zbrit nga ndonje planet tjeter pz,,a nuk jen ju ai popull qe me voten tuaj i bet ato kerma ktu e 25 vjet me radh perbindesh qe po na zhdukin cdo enderr e shpres jetese ?? si ore kaq te humbur e te pa zot jemi ne,qe na vjen tjetri ne shpi e na thot cfar te bejm?,,turp dhe fyerje shum e rend per nje komb pz,,,shpresa e vetme per te shpresuar nuk esht reforma e drejteis jo,,,por cunami jon drejt atij parlamenti qe esht foleja e atyre kriminelave ,,,pa zhdukur te gjith ata,,ne nuk do behmi shtet kurr,,

  33. ermali says:

    hajde hajde,, o ju qe komentoni,, nga keni ardh paj zotin? juflisni sikur keni zbrit nga ndonje planet tjeter pz,,a nuk jen ju ai popull qe me voten tuaj i bet ato kerma ktu e 25 vjet me radh perbindesh qe po na zhdukin cdo enderr e shpres jetese ?? si ore kaq te humbur e te pa zot jemi ne,qe na vjen tjetri ne shpi e na thot cfar te bejm?,,turp dhe fyerje shum e rend per nje komb pz,,,shpresa e vetme per te shpresuar nuk esht reforma e drejteis jo,,,por cunami jon drejt atij parlamenti qe esht foleja e atyre kriminelave ,,,pa zhdukur te gjith ata nga aty,,ne nuk do behmi shtet kurr,,

  34. PAJTIM says:

    OBOBO UBU, C’PARLAMENTARE OPOZITARE QE KEMI. KETA PRESIN TE MARRIN PUSHTETIN?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje