Agron Duka merr edhe partinë e ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës

11 Maj 2016, 18:10Politika TEMA

Pasi i mori partinë Lufter Xhuvelit, Agron Duka “merr” edhe një parti tjetër.  Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie u shkri sot në një parti të vetme me Partinë Agrare të drejtuar nga Agron Duka.

Kujtojmë që LDVMP drejtohej nga Arben Tafaj, i cili kandidonte në zgjedhjet e fundit lokale për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Dua të theksoj se ky nuk është një bashkim mekanik njerëzish, por një shkrirje organike i dy formacioneve të pjekura politike. Nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë të gjatë e të thellë politike, por besoj që të gjithë jemi dakord se tregu politik është i etur për një forcë të re politike, me program të qartë e alternativa realiste”, tha Duka pas nënshkrimit të marrëveshjes me Arben Tafajn, shkruan Lapsi.

Agron Duka e fitoi mandatin e deputetit në qershor 2013 nën siglën e Partisë Republikane, pasi nuk u përfshi në listat e PS-së nga Rama.

Ai u përfol edhe një si kandidat i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje