Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët kryesorë të perëndimit pre të kritikave për arrogancë. Por frika është se po ndodh krejtësisht e kundërta. Procesi i vështirë i reformës në drejtësi, po rrezikon ti shndërrojë ata në qesharakë.
Deri më tani ka ndodhur pikërisht kjo.
Lulzim Basha u thotë prej gati një viti se ai dhe partia e tij e duan vërtet reformën. Por në fakt ditë pas dite PD-ja nxjerr alibi të reja, jo për ta votuar këtë dëshirë dhe vullnet të ndërkombëtarëve, por për ta shtyrë në kohë. Pavarësisht se ç’thotë, opozita është e frikësuar se, më shumë sesa shqiptarët, nga reforma mund të përfitojë Edi Rama. Prandaj bën lojën e dyfishtë: ndryshe i flet Lusë dhe Vlahutinit e krejt ndryshe vepron në praktikë.
Po të njëjtën gjë bën edhe Ilir Meta. Ai në gjuhë është më i vendosur sesa Basha, por e ka mbështetur të gjithë strategjinë antireformë tek shpresa se atë nuk e do PD-ja. Pavarësisht se ç’thotë kur është përballë ambasadorëve, ai nuk ka lënë rast, herë duke futur Spartak Brahon dhe herë duke nxjerrë Ylli Manjanin, për të shprehur rezervat e tij.
Nga dy të parët, Edi Rama ka një fjalor më të qartë pro ligjërimit të ndërkombëtarëve. Por nga ana tjetër ai e di se nëse Shqipëria do të ketë një byro hetimore dhe gjykata speciale për dënimin e korrupsionit, gjysma e kabinetit të tij nuk do të ishin në tavolinën ovale të qeverisë, por pas hekurave të qelisë. Ndaj ai ka vënë një bast: do të flasë deri në fund pro reformës me shpresën dhe besimin se koalicioni i fshehtë PD- LSI , nuk do ta lejojë kurrë të miratohet.
Në kurthin e kësaj loje me tre gënjeshtarë kanë rënë ambasadorët perendimorë. Dhe absurditetin më të madh të tyre dhe të specialistëve që kanë nga pas, shqiptarët e panë me një nga pikat e famshme të nenit 25, atë ku anuloheshin krimet e ministrave të mëparshëm.
Ende ndërkombëtarët nuk kanë dhënë një shpjegim se pse e futën këtë pikë në draft. Për të garantuar ish ministrat e Berishës? Për të garantuar Ilir Metën dhe vartësit e tij për ato që bënë në qeverinë e shkuar?
Kjo ende nuk dihet.
Por ajo që dihet është se Lulzim Basha i nxorri zbuluar duke thënë se ky nuk qe një nen që e kishte negociuar ai. Rama, i trembur nga kritikat e krahut të tij radikal, që nuk e toleronte dot amnistimin e ish ministrave të Berishës, deklaroi se ky nen nuk do të kalonte. Madje shtoi se edhe miqtë ndërkombëtarë nuk janë të pagabueshëm.
Kështu kopili mbeti në derën e të gabueshmëve Lu, Vlahutin dhe vartësve të tyre, të cilët ende nuk dinë të shpjegojnë se si u fut në draftin përfundimtar të reformës ky nen absurd.
Për të ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm. Ai është çmimi që po paguajnë diplomatët në cirkun e stërmundimshëm për të bindur politikanët gënjeshtarë lokalë.
Pikërisht odiseja e këtij neni përbën një minihistori të asaj që po ndodh me krejt reformën në drejtësi. Të gjendur përballë pafytyrësisë dhe gjuhës së dyfishtë të drejtuesve të partive tona, ambasadorët janë detyruar të hyjnë në lojrat meskine të politikës, herë të negociojnë dhe herë të shantazhojnë. Herë të lëshojnë koncesione të pabëshme dhe herë të tregojnë dhëmbët.
Kjo taktikë e re ka dy risqe.
E para ajo mund të nxjerrë një dokument final të reformës që do të jetë fryt i pazareve dhe jo produkt i parimeve.
Risku i dytë është se ky proces, ashtu sikurse po tregon, mund t’i shndërrojë në joseriozë përfaqësuesit më të rëndësishëm të perëndimit në Shqipëri.
Duke i futur në lojën vendase të baltës, ai mund t’i baltosë edhe ata. Duke i involvuar në negocimin mes tre palëve mashtruese, ai mund të zbehë edhe peshën e tyre në sy të publikut.
Dhe kjo pasi me Lu dhe Vlahutin po ndodh diçka e veçantë. Roli i tyre në Shqipëri është shumë më i ndryshëm sesa ai i paraardhësve. Këta të dytët gjithnjë kanë pasur si mision qëndrimin mbi palët. Kanë bërë gjykatësin nëse një aksion i qeverisë ka qenë i drejtë apo jo, nëse një ligj ka qenë i duhuri apo jo, nëse një palë zgjedhje janë vjedhur apo jo. Kështu që nga Rajersoni e deri tek Limprehti, që nga Mariza Lino deri tek Sekui, kanë pasur fatin e madh të mos jenë pjesë e lojës, por ta shohin atë nga kolltuku i një arbitri tenisi.
Ndërsa reforma në drejtësi e ndryshoi misionin e Lu dhe Vlahutin. Ata nuk kanë detyrë vetëm të gjykojnë nga lart, ata kanë zbritur në fushë, pasi duan të imponojnë një produkt krejtësisht të tyrin.
Pikërisht ky transformim, nga arbitër në lojtarë, i ka bërë atë më vulnerabël. Pikërisht ky ndryshim statusi i ka bërë ata më të mashtrueshëm, më të pafuqishëm, më të pambrojtur në sytë e publikut nga intrigat dhe lojrat meskine të politikanëve tanë bizantinë.
Ndaj dhe halli real i tyre nuk janë kritikat se po shkelin sovranitetin. Se po tregohen brutalë.
Problemi i Lu dhe Vlahutin nuk është se po hyjnë si kaubojsë në dyert e selive qëndrore të partive, por se po i përcjellin prej tyre me nga një “PO” qesharake, që në fakt nuk shërben për asgjë.
Lapsi.al
Hajt, hajt se po te doje Amerika ua QK te gjitheve me rradhe ……. Ptuuuuuuuu
O Gazetaruci Bushati po ç’mendon ti se je me i zgjuar se diplomatet dhe po arrin te deshifrosh prapaskenat me nje logjike kalamanjsh ,por ti dhe gjithe bythelepiresit e tjere ,gazetaruce,anal-iste,etj nuk po e kuptoni se keta po mundohen te shmangin nje revolte popullore kunder tipave si Imami,Pollo,Berrisha,Topalli,Ristani,Halimi,Strazimiri e shume te tjere,nje revolte qe mund te dale jashte kontrollit qe nuk eshte e mire per çdo evropian dhe sidomos Shqiperine sepse t’i thuash ketij populli se do te vuash me shume ,do te kete papunesi me shume,pasiguri me shume per 3 vjet se nuk duan banditet me kollare te votojne reformen sigurisht do te kete kunderpergjigje ndoshta shume te ashper dhe jo si 97-ta por kunder klases politike dhe gjygjsore ne terresi
Gabohesh bushat ne 2 gjera kryesore. 1.kot mundohesh ta fusesh dhe Ramen ke grupi i politikes se vjeter. E dime qe ke inate personale. Por Rama ka kerkuar reformen qe kur ishte ne opozte. Atehere kur Donaldi dhe Romana nuk ekzistonin fare. 2. Ti ne tere kete analize, shqetesimi me te madh ke se mos ambasadoret perbalten ne sy te publikut!!!! Hahahaha. Lu dhe Vllahutin kane shume kohe qe nuk po levizin asnje centimeter nga pozicioni i tyre. Mos ja u qaj hallin se publiku eshte 100% me ta…… Dhe e 3. E fundit…….po ti Bushat skuthi…..pse se thua qarte me ke je???? Apo dhe ti si Luli, as femer as mashkull
Oh Andi,
me lexue artikujt e tuj filozofike asht si me kene i detyrum me ndie fenda ne autobusin e kombinatit.
Bravo! Të lumtë “pena”!
Si përherë analtik, drejtpeshues, zhbirilues, tonifikues, provokues dhe demaskues. Ne, populli, vërtet nuk marrim vesh se ç’bëhet në tryezat e politikanëve tanë ndaj na duhet kjo “thjerrëzë” e Bushatit.
Ne, populli, tifozohemi sepse s,kuptojmë çluhet mbi/pas kurrizit tonë. Një gjë kam të qartë; parimet vijnë e kërkohen deri në nivelin që është populli i impacipuar, kur populli bëhet i ndërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Porse, sapo kalon ky prag (në Shqipëri pragu i empacipimit politik është i ulët dhe interesat jane te perçara) atëhere zgjidhjet qe ofrojnë ambasadoret do te jene deshperimisht TRATATIVA dhe PAZARE, per te dale nga gerçi natyrisht, sepse populli fle neper kafenera. Faleminderit mik Bushat per “luçidimin që i bën situatës”.
Shkrim banal.
Ik ore legen i PD. Pse se duan politikanet. ?sepse ata bejne cfare te duan.
O Popull!
A i keni pare keta palo anal-iste,se si “turfullojne ” me anal(-izat)-et e tyre?
Ja keshtu edhe anal-isti Bushati,nuk eshte se ben cudira,por kthehet ne qesharak vete,kur perpiqet te beje qesharak ambasadoret.Ambasadoret,nuk jane si palopopitikanet tane qe shajne me nene e moter,qe vrasin e presin e nuk ndeshkohen,qe vjedhin e nuk denohen qe vjedhin vota e nuk i ze as ligj e as skuqen.Ata kane edukate dhe flasin si diplomate,e diplomati nuk e kalon “vijen e kuqe”.Ama dhe durimi i tyre ka nje kufi dhe ne nje forme apo ne nje tjeter ata do flasin.Edhe sot,foli ambasadori Lu,por ti dhe te tjere te sojit tend,nuk e keni “kuptuar”.Kur foli per “merritat” e PD-se,ai tha dhe dicka te “vogel” per PD-ne se, …ashtu duhet te kontribuoje dhe per kete reforme…E kupton se ju tha troc atyre qe kane sy e veshe te shohin e degjojne ,se per kete reforme PD-istat,nuk kane kontribuar,nuk e duan,prandaj te bejne kthese te kontribuaojne e t’a mirratojne se eshte e detyrueshme per te ecur perpara,per te plotesuar kushtet per te hyre ne Europe.Kush nuk kontribuon,(nenkuptohet prej kesaj thenie te tij ),eshte i trembur nga reforma,nuk kerkon berje te shtetit shtet e eshte per te ecur ne kete rruge pa krye e shkaterimtare per vendin.Ti ifut te tre forcat kryesore politike ne te njejtin kallep.Po si more ditezi,qenka kunder reformes Edi Rama?Po a e ke kuptuar ndopak,se per shkak te kesaj prokurorie e gjykate qe eshte sot,ai rrezikon te mos mbaje asnje premtim ebere,per ndeshkimin e krimeve,korrupsionin dhe cdo gje kriminale e vrastare te rregjimit te Berishes?A e kishte PS-ja ne programin e saj kete reforme?Po a me thua,kur e ka patur ne program PD-ja apo LSI-ja kete reforme?Si qenka kunder reformes nje kryeminister,i cili pranon te hetohen ministrat e tij dhe lejon mos hetimin e ministrave te ish qeverise te Sali Berishes?
Vetem ju,palo anal-istet,i vini ne te njejtin kandar te gjithe e jeni me te gjithe pro e kundra.A mos reforma ne drejtesi,ju mberthen diku edhe juve gazetaruceve e anal-isteve,qe ja keni me te keq kesaj reforme?
Analist i mire e me preokupimin per me te miren per Popullin dhe Atdheun,nuk ben loje fjalesh,por i bije ne koke problemit dhe shtron ceshtjen se sa eshte e nevojshme nje reforme e tille,per t’a cbere kete katrahure paloshteti ku eshte katandisur Shqiperia nga qeverisjet e deridjeshme,nga prokuroret e djeshem e te sotem,nga drejtesia e djeshme dhe e sotme,nga mbrojtja e krimineleve prej policise te djeshme etj probleme te kesaj natyre shtetshkateruese ku ndodhet Shqiperia.
Shkrim brilant. Keshtu do te perfundoje misioni i dy ambasadorve qe filloi me buje dhe njerzit shpresuan? Mendimet duhen shpreh haptas sic ben dhe Bushati.
E habitshme eshte qe liderri i ri te shqupit dhe nje pjese e pasardhesve te ish bllokmeneve kane tipare shume te ngjashme me shokun Enver. Te jete rastesi valle ??Apo xhaxhi te kete leruar arat femerore te bllokut fuqishem edhe ne moshe te thyer ??? Anal istet duhet te flasin .
Nuk mendoj se Ambasadoret behen qesharake ne syte e popullit shqiptar. Ky eshte perceptim nga syzet e atyre politikaneve, qe perbuzin popullin dhe atdheun e tyre. Vetem atyre mund t’u duken ambasadoret qesharake (e verteta eshte se politikanet dhe funksionaret shqiptare dine shume mire si t’ua heqin erzin njerezve). Por ne kete ” loje” per drejtesi, ne fund te fundit, qesharak behet populli shqiptar. Ai eshte i kapur dhe nuk mund te organizohet ndryshe, por ul koken dhe vazhdon te paguaje shtrenjte.
Analize shume reale.Kjo eshte e verteta absolute.Asnje nga partite e medha nuk e do reformen ne drejtesi.
Jane te gjithe te zhytur ne korrupsion,te ndyre dhe shume hipokrit.
Politikane te PD dhe kriminele jane bashkuar reth Berishes! Po edhe disa analiste perverse mercenare qe shkruajne me porosi! Ne disa komente kam lexuar por edhe i kam kerkuar qe Andi te shprehet per gjyshin e tij dhe Berishen! Maredheniet e te treve! Ky “fare gazetari analist” i jep trute e gomarit publikut! Koqe! Nuk e kuptoj se si Mero Baze boton artikujt e tij! Une nuk e lexoj ,e Andin,Shkullon,Lubonjen,Prec spiunin,Artan presidentin spiun,sofistin Zheji ,Agron Gjon Marka Gjonin,a ju kujton dicka ky mbiemer apo dhe disa te tjere sepse e di cfare do te shkruajne! Eshte koha Mero qe te kritikohet Rama ! O ani o kurre! O tani te behet reforma ne drejtesi o nuk behet me! Dhe do te behet me ndihmen e Amerikaneve!
Jam dakord me Bushatin por desha te shtoj qe keta ambasadore me te cilet po tallen horrat tane te poliitikes duke i kthyer ata ne qesharake jane perfaqesues te dy shteteve me te fuqishme te botes dhe duke u talluar me ta je tallur me shtetet qe ata perfaqesojne ,dhe shtetet qe ata perfaqesojne,( historia e ka treguar) qe te tilla gjera nuk i falin kurre.
Diferenca mes Andi Bushtatit dhe ambasadoreve eshte qe ambasadoret mbrojne interesat e popullit
kurse ky interesat e padroneve te vet
IK ORE BUSHAT LEGENI SE TI BEN LOJEN E TE TREVE. QE REFORMA DO BEHET 120% PO PO POR JU SI PJELLE SADISTASH TE KUQ PO JU VJEN FUNDI.
Bravo andi. Gjithmone klass je. Nje koment me permbajtje te tille bera po si gjithmone ma censuroi mero. Ke ngel vetem mes gazetareve lapanjpz
Gazetar qe fshin artikujt e tij pas nje jave…..Ben me qellim te gjithe fajtore. Deshira e tij eshte per nje tranzicion shume te gjate. Mos mbifte me gaeztar si ky.
Bushat ” analisti”! Me shume pasion dhe vecanerisht me shume ” kompetence ” kritikon diplomacine amerikane dhe ate Europiane! Bravo , se ashtu te ka brumosur gjyshi = demaskim dhe lufte pa kompromis kunder imperializmit Amerikan dhe atij Europian! Ne vend qe te merresh me karagjozet qe kane mbetur fatkeqesisht akoma me pd, qe cfare thone sot nuk thone neser, merresh me dipllomatet e huaj!? O Bushat ! Qellimi justifikon mjetin , prandaj rri I qete reforma me drejtesi do te realizohet ashtu sic Kane vendosur ata sado te perdridhen keta karagjozet tane politikan!
Andi.Reforma do kaloje ne Parlament per votim shume shpejt.Atje do kuptosh se kush nuk e do Reformen.Bej durim.
Epo kjo pune, ju eshte ngritur teveqeleve ne koke o ta bejne Reformen o ska
Dhe gjithmone si koqe dembeli dhe psikopate me devize te forte mendojne se e kane kete te drejte meqe do Amerika.
eeeej, o popull I trashe.
Reforma te tilla nuk jane as zgjidhja e as pergjigja e duhur per sharlatanizmin politik te kesaj ideje per drejtesi.
Kjo reforme eshte gjysmake, dhe po percillet dhe perpunohet me menyra qe ti nxjerre te pafajshem dhe ti rehabilitoje pergjithmone kriminelet.
Pas kesaj nuk ka me shprese per drejtesi ne Shqiperi.
Drejtesi qe mund ta bejne vetem shqiptaret dhe asnje tjeter me porosira te percunduara.
Idiotet nuk reshtin se entuziazmuari..
Therrasin per fitore.
Te semure psiqike
Une kam nje ide qe mund ti zgjidh te gjitha problemet e shqipetareve! Boll zgjedhje votime. Duhet me lene ne qeveri gjith kohen keta qe prune demokracine ne shqiperi. Vetem keta dine ta qeverisin kte vend sic dinte enver hoxha. Po ai te pakten te lajmronte mos ta shaje ,kurse keta qe na shpetuan keta bashke me andin qe na sollen demokracine te hane pas shpine.
o miq bushat deri dje ta lante sala te ndenjuren nga frika e hyses sot ja lan ti nga frika e zenit
Te faleminderit “‘Rabi Yehuda “…………No koment…………Te faleminderit zoti gazetar………………………………………………