“Pse ia çon Berishës sekretet e SHISH, Visho Ajazi?”

11 Maj 2016, 09:19Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka kërkuar shpjegime nga drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për rrjedhjen e informacionit nga SHISH, informacione të cilat përfundojnë tek Berisha.

Ajo iu referua rastit të fundit të ndalimit të Arben Frrokut në Holandë.

“Me arrestimin e fundit si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush që nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu?

Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura, kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?”, deklaroi Dade.

Nga ana e tij, Seferi ka deklaruar se informacionet në lidhje me këtë çështje janë të rezervuara, por sipas tij kjo është një çështje e lidhur edhe me shkaqe politike.

Nuk mund të flasim për një rast konkret. Thashë që grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e veta, ndërkohë që ne shikojmë pjesën teknike. Mbajtësi i certifikatës së sigurisë ka një procedurë nga marrja e saj deri në dorëzim, me kushte të cilat personi nuk duhet t’i cenojë dhe në momentin që cenohen këto kushte, është ligji që ndërhyn dhe atij i hiqet kjo certifikatë”, u shpreh Seferi.

Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ish-kryeministrit, shokut të vet.

Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar”, tha Dade.

1 komente në ““Pse ia çon Berishës sekretet e SHISH, Visho Ajazi?””

  1. nina says:

    kriminelet funksionojne shum mire ne Shqiperi.. kjo vjen ngaqe nuk u kerkohet llogari atyre qe flasin perpara se te vjen lajmi nga organet kopetente.. menbehere te behet reforma se kriminelet i kan shtigjet hapur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje