Inter, Roberto Mancini rrezikon 3 vite burg

11 Maj 2016, 16:27Sport TEMA

Roberto Mancini akuzohet për falimentim mashtrues.

Për këtë arsye Prokuroria e Romës ka kërkuar një dënim prej tre vitesh e gjysmë burg për trajnerin e Inter. Kërkesa është bërë sot nga prokurori Stefano Rocco Fava gjatë procesit që ka lidhje me falimentimin e kompanisë ndërtuese “Img”.

Në këtë çështje është përfshirë edhe biznesmeni Marco Mezzaroma, i cili do të gjykohet më vonë për shkak se nuk ka kërkuar një proces të përshpejtuar si të tjerët. Të dy duket se janë të përfshirë në këtë falimentim në mënyrë indirekte, duke parë se nuk zotërojnë asnjë aksion të kësaj shoqërie.

Ata janë ortakë te kompania “Mastro” që është e specializuar në fushën e ndërtimit dhe shitjes së mobiljeve.

Sipas akuzës, Mancini dhe Mezzaroma kanë marrë para nga kompania “Img”.

1 komente në “Inter, Roberto Mancini rrezikon 3 vite burg”

  1. Aleksander says:

    Sot dt 11/5/16 Mançini eshte shpallur i pafajshem ,ndersa eshte denuar me tre vjet burg avokati Stefano Gagliardi. -Mezzaroma do te gjykohet me 15 nentor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje