Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, deklaron se dënon ashpër çdo lloj forme presioni ndaj gjykatës.
Duke iu referuar protestës së djeshme, të thirrur nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, KLD shprehet se këto akte the veprimet të pamenduara sjellin destabilizim për sistemin gjyqësor.
KLD e konsideron një presion të hapur ndaj gjyqtarëve këtë protestë me qëllim ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në veprimtarinë e pushtetit gjyqësor.
Deklarata e plotë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë:
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dënon çdo formë presioni, që Kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe një grup politikanësh, ushtruan dje, më datë 11 maj 2016, ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ, lidhur me një çështje gjyqësore, e cila është ende në gjykim.
Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, këto akte dhe veprime të pamenduara si duhet, sjellin destabilizim të parikuperueshëm, për sistemin gjyqësor, pasi çdo pale ndërgjyqëse në një proçes do t’i perceptojë si të drejtë të tij, kundërshtimin me protesta dhe presione politike vendimet që jepen nga gjykatat, në emër të Republikës së Shqipërisë. Veprimet e kryera ishin një presion i hapur ndaj gjyqtarëve dhe një kërcënim i pavarësisë së gjykatave.
Në protestën e tyre, Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe eksponentë të tjerë politik, përdorën terma poshtërues për gjykatat dhe gjyqtarët që prej vitesh japin drejtësi, duke pasur si qëllim, ndërhyrjen e drejtpërdrejte në veprimtarinë e pushtetit gjyqësor, ç’ka mund të sjell veçse demotivim dhe nënshtrim të sistemit të drejtësisë. Pengimi përmes protestave, i funksionimit normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, ndikon negativisht, në mënyrë të padrejtë, në imazhin e gjykatës dhe ul besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Në një shtet demokratik, çdo drejtues institucioni dhe eksponent politik, nuk do ta çonte nëpërmend, të organizohej në atë mënyrë për të cënuar apo kërcënuar gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre Kushtetuese. Etiketimi i gjyqtareve si “të duhur” apo “të paduhur” gjatë ushtrimit te detyrës nga palët ndergjygjëse është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
Si kurdoherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj, duke garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, sigurisht, nëpërmjet rolit të pazëvendësueshëm dhe unik të sistemit gjyqësor, duke patur në fokus të punës, respektimin e procesit të drejtë gjyqësor, duke tentuar rritjen dhe cilësinë e veprimtarisë së saj gjyqësore, si dhe duke garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrave.
Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë, garanton trupën gjyqësore si dhe çdo qytetar, subjekt privat apo autoritet shtetëror se është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për konsolidimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë edhe ndaj ndërhyrjeve politike si dhe mirëpret çdo sugjerim për përmirësimin e standarteve të tij përmes zgjidhjeve konkrete.
ISIS-i i Shqiperise eshte Sistemi i Drejtesise se Gjin Gjonit dhe shkolles se Plepave!!Ky eshte ISIS-i i vendit tone ne kete cerek shekulli,qe prej vitit 1992.Ne krye te ISIS-it qendron Al Bagdadi yne,dmth Sali Vrases Berisha…Uloku i Presidences eshte thjesht Shvejku i ISIS-it ne karrigen e Presidentit te Republikes!!Do bejme durim dhe nje vit,deri ne 2 Qershor 2017-te kur Ulokut i mbaron mandati,pastaj jemi te lire ta shajme ne rruge,kudo qe ta shikojme!!
O KLD!
Po, po, e Qarte kerkoni Siguri per pavaresi per te dhene padrejtesi!
Po Drejtesin e siguroni? Beni ndonje mbledhej me presidentindhe, shikoni se mos garantoni edhe drejtesi! Po bete kete nuk ka nevoj per reform dhe as nevoj per te siguruar pavaresi!
PO keta legena do t’i mbajne samarin ustait.
Kush me thote ju lutem kur thyen qafen ky gomar i ushtrise?
Disa here ne komentet e mia kam shkruar se populli shqiptar qe kerkon drejtesi, jo ata qe s’e duan, duhet te bllokoje prokurorine dhe gjykatat dhe te mos i lejoje qe te hyjne ne zyra. Ato zyra jane te popullit dhe kjo eshte e drejta e tyre demokratike per te protestuar qe nuk u a mohon dot asa KLD e as Nishani pa nishane. Kjo eshte çmenduri qe po bejne keto banda fashiste. Thoshte mire Noli: Ngrehuni e bjeruni; katundare e punetore ; qe nga Shkodra gjer ne Vlore. E vetmja rruge demokratike eshte bllokimi zyrave dhe mos lejimi i bandave te hyjne atje, pastaj le te shikojme se ç’behet; ama duhet kurajo se shkuam 26 vjet qe po na shkelin me kembe banditet qe nga Nishani e deri krimbat e Saliut. Femija qe thote se lindi ne demokraci nuk e merr vesh se ç’ndodh se sot eshte 26 vjeç, ndersa ai 26 vjeçari eshte 52 dhe ai 52 vjeçari eshte 78 ne qoftese rron akoma. E kuptoni tani se ç’kane bere keta qe pullet e kemishave i kane te florinjta!
Ky nishani na eshte neveritur shum.po ne shqiptaret perse flem gjum!duhet rrezimi i tij pasi ky eshte i politizum
kur i mbaron mandati atij ulokut me emrin jari, na turperoj ky dreqi, e vura re kur kishte vajtur ne kroaci, te gjithe kroatet qeshnin me kete kapter, gjithe kohen i mbante duart te lidhura me gishta te kryqezuar njeri me tjetrin, biles edhe kur u luajt himnet e te dy shteteve.