Zhduket Klemend Balili? Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

13 Maj 2016, 16:16Kronika TEMA

Që prej ditës së djeshme, pas shkarkimit nga posti i kreut të Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është zhdukur pa lënë gjurmë.

Gazetarja e “Panorama” ka kontaktuar me familjarët e ish-drejtorit të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kontaktojnë që prej ditës së djeshme.

Dje në mëngjes, mësohet se Balili ka shkuar në punë ku ka paraqitur kërkesën për dorëheqje, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe më pas ka ardhur shkresa për shkarkimin e tij nga detyra.

Familjarë të Balilit, kanë treguar se ditën e djeshme ai është nisur për në Tiranë, por që prej atij momenti, ata nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, deri sot që ende nuk dihet se ku ndodhet.

Shtypi grek ka shkruar për Balilin duke e cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’, që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në vendet e Europës Qëndrore dhe në shtete nordike.

Greqia ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për të, ndërsa në Shqipëri ka hetime ndaj tij, por nuk arrestohet. Për këtë arsye, Shqipëria i ka dërguar sot një letër-porosi Greqisë për urdhër-arrestin ndaj Klemend Balilin.

8 komente në “Zhduket Klemend Balili? Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet”

  1. pipi says:

    E kap greku tourk’alvanosin dhe e con ne Malandrino qe te luaj ”trimin”…………

  2. arta says:

    Shkoni se mos e keni te fshehur tek selia e LSI-se apo Rilindjes.
    Cfare e gjeti kte vend te mallkuar?

    1. loli says:

      nqs kjo eshte e vertete sajmiri duhet te jap urgjent doreheqjne. ose nqs nuk e jep ta shkarkoi edi, ne te kundertet ta jap dhe edi doreheqjen

  3. albani says:

    ai turko alvanozi ta qin nene ku ta kesh

  4. albani says:

    Na mbine dhe albane te tjere tani.
    Shteti shkerdhate kriminel,shiko kur ti jape dhe ndonje pasaporte diplomatike me identitet tjeter.
    Turp faqe e zeze qe krimineli yne te jete drejtues shteti dhe zbulimi te vije nga Greqia.
    Per “”Rilindjen””e krimit nuk do te egzistoje me program i mbrojtjes se deshmitareve.
    Sapo eshte krijuar programi i mbrojtjes se krimineleve dhe mafiozeve,ne te cilin do te akomodohet patjeter dhe ky “”eskobari””.

  5. titi says:

    Po pse o Loli, duhet te jape doreheqjen Saimiri me Edin, se e kane patur nen hetim prej disa muajsh dhe me njoftimin me te pare e shkarkuan, dhe se jane ne pritje te urdherarrestit nderkombetar? Si mund te arrestohet pa patur akoma fakte te pakundershtueshme ne dore? Ti kjuton se do e lene te kaloje, jo mor jo, nuk ka ku shkon, sot a neser e ka pas qafe.

    1. loli says:

      sepse ka dalur urdher arresti nderkombetar, minimalisht mund ti merrnin pasaporten ose ta mbanin nen vezhgim. nuk thash te arresthoet , por nuk ka shanse te zhduket nje person i tille, edhe thjesht nen hitim te ishte jo me pas gjihte ketyre boomesh qe ndodhen

      ne hetim e paskan pasur ne mars sipas letrave, dhe nga dokumentat zyrtare nuk flitet fare per te dhena nga policia shqiptare, por thjesht hollandeze bullgare, austriake, belge dhe greke

      nqs ty te zhduket nje person i tille ne castin sapo i komunikohet shkarkimi nga detyra do te thote qe je i pa afte minimalisht ose i perfshire maksimalisht. ne te dyja rastet do japesh dorheqjen
      dhe nuk te thash ta japi edi por sajmiri. lexoje mire komentin

    2. loli says:

      http://www.gazetatema.net/web/2016/05/13/balili-si-el-chapo-i-shpeton-policise-do-ta-arrestonte-gjate-nje-interviste/
      ja o titi pse duhet te jap dorheqjen, sepse e paskan pasur ne mendje ta arrestonin, por nuk e paskan patur nen vezhgim. sic te thash minimalisht je i paafte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje