Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar me zyrtarë të lartë në Washington DC ku dhe ka folur për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Në takim me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, Meta tha se asistenca e SHBA-së për reformën në drejtësi është e domosdoshme.