Padia për tubimin e bashkisë, prokuroria kërkon informacione nga policia për lejen

14 Maj 2016, 17:14Sociale TEMA

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht drejtorisë së policisë së qarkut, nëse ka dhënë ose jo leje, organizatorëve të tubimit përpara gjykatës së Apelit administrativ, disa ditë më parë, ku u protestua nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe qindra mbështetësve të tjerë, kundër ndërtimit të disa kullave shumëkatëshe pranë diges së liqenit artificial.

Vetëm pasi prokuroria e Tiranës të ketë marrë dokumentacionin e plotë mbi këtë tubim, do të vijojë më pas me pyetjen e personave që janë identifikuar nga kamerat e mediave që pasqyruan turbimin në fjalë.

Hetimet për këtë tubim nisen një ditë më parë, nga prokuroria e Tiranës, ndërsa ka patur reagime të ndryshme mbi presionin që po i bëhet gjyqësorit në vend.

3 komente në “Padia për tubimin e bashkisë, prokuroria kërkon informacione nga policia për lejen”

  1. sikur te isha djale says:

    Ja c’do te thote qe gjykata “te mos jete e kapur”.
    Se po qe e kapur nga Saliu nuk quhet e kapur.

  2. Treviso says:

    Gjygjsori eshte bere si hale pa punonjes sherbimi.

  3. artibr says:

    un nuk e kuptoj kete njeri haron qe eshte kryetar bashkie del aty sikur te jete te mjafti pa personalitet qe eshte vet pal ne gjyq te pakten te kishte dal per 21 janarin qe del e qan neper studio sa her ka nevoj e perdor se di keq e ka punen ka per tu hetuar ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje