Vazhdojnë akuzat mes Kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Veliaj ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat ku ka akuzuar presdentin Bujar Nishani se nuk mbron interesat e qytetarëve por ato politike.
Veliaj e pyeti sërish Nishanin se përse nuk flet në lidhje me ndërtimin e pallatit 17 katësh disa metra larg këndit të lojrave të parku i Liqenit Artificial.