Kanë mjaftuar tri sekonda për Mateusz Szymanski, makinistin e një treni në Poloni, që të mund t’iu shpëtonte jetën pasagjerëve. Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë ai nxiton mes pasagjerëve duke i paralajmëruar se do të përplaseshin me një kamion dhe kjo ka mjaftuar që pasagjerët të lënë ndenjëset për t’u ulur në tokë.