Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Top Story,” ka folur ndër të tjera edhe lidhur me lajmin e blerjes së një pajisjeje përgjimi nga organet policore. Ministri Manjani tha se ai vetë nuk ka patur dijeni në lidhje me këtë pajisje. Ai gjithashtu ka deklaruar se pajisjet e përgjimit në Shqipëri administrohen në mënyrë të kufizuar dhe gjithmonë me urdhër të prokurorisë.
“Ka dy kategori përgjimesh,” – tha Manjani -“Përgjime parandaluese, të cilat miratohen direkt nga Prokurori i Përgjithshëm; ka edhe përgjime të natyrës së procedimit penal… të cilat bëhen me vendim të prokurorit dhe me urdhër të gjykatës. Gjithçka tjetër është e paligjshme.”
Më tej, i pyetur nëse qeveria është duke menduar hartimin e një ligji të ri për përgjimet, ministri Manjani tha se ka disa muaj që është përgatitur një ligj, por ai nuk është plotësisht për përgjimet, por më tepër për shërbimin e telefonisë. Ai gjithashtu pranoi se ka patur një oponencë ndaj draftit të parë nga ana e LSI, ndërsa ligjit po i bëhen ndryshimet e duhura.
Por, i pytetur nëse ky ligj mund të ketë lidhje me pajisjen e përgjimit, ministri iu përgjigj se duhen pritur hetimet nga prokuroria.
Çdo Shqiptar duhet te pajiset me Kamera Trupore, me te mira se Kamerat e Policise;
– Per t´u mbrojtur nga Pusht-eti LSI-ist “Trëndafilist”;
– Per t´u mbrojtur nga Pusht-eti Oligarkik “Rilindas”;
– Per t´u mbrojtur nga Pusht-eti Oligarkik “Demokrat”.