Projekti i Stadiumit “Arena Kombëtare” duket se do të pësojë disa ndryshime. Sipas disa informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht rezulton se projektit do t`i ndryshohen tre komponentë si fasada e stadiumit, lartësia dhe gjerësia e kullës.
Këto ndryshime janë propozuar nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në mbledhjen me dyer të mbyllura zhvilluar ditën e mërkurë.