Një shkrim i publikuar nga Mentor Kikia pak ditë më parë kundër vajzave që përdorin trupin e tyre për të çarë në jetë, ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Blitz.al, Kikia thotë se nuk është maskilist, por është kundër kruvërisë si model suksesi në jetë.
Publikimi që keni bërë në Facebook, a është kontradiktor me shkrimin që keni bërë?
-Një sqarim për të gjithë lexuesit. Shkrimi që unë botova në “Gazeta Shqiptare” dhe statusi në faqen time në Facebook nuk janë as moralizues, as patriarkalistë, por lidhen me një shqetësim shoqëror dhe drejtohen kundër protagonizmit në rritje të femrave pa asnjë kontribut, përveç formave fizike dhe kurajës për t’u treguar të tjerëve bëmat e veta seksuale. Lidhen me rolin e medias në prodhimin e disa modeleve të deformuara shoqërore. Në kushtet e një krize morale të shoqërisë, promovimi i të tilla modeleve, jo vetëm femërore, janë një goditje me pasoja të forta e afatgjata, ndaj dhe shkrimet e mia ishin një apel për të gjithë, për t’u ngritur kundër këtyre modeleve, që e theksoj nuk lidhen vetëm me femrat, por me tërë sistemin shoqëror, ku vendin e hierarkisë së vlerave e ka zënë paraja, mashtrimi, korrupsioni, hajdutërisë dhe kurvëria.
Në këtë këndvështrim, nuk shikoj asnjë përplasje mes artikullit dhe statusit në faqen time sociale. I pari i adresohej një programi televiziv, një nga shembujt mediatikë të promovimit të antivlerave. Nuk ishte një akuzë ndaj emisionit, por një akuzë ndaj shoqërisë që ushqen me audiencë të tilla programe, jo vetëm televizive, por në tërë format e medias, më së shumti ato online, ku promovimi i lakuriqësisë dhe perversitetit është në përmasa të frikshme, pikërisht për shkak të audiencës. Ndërsa statusi ishte një thirrje ndaj shoqërisë që të braktisë këtë model. Ndaj si antipond të këtyre vajzave unë zgjodha të ofroj vajzat që bëjnë punë vullnetare.
Shkrimi ka disa nota maskiliste që diktojnë rolin e femrës në shoqëri. Duket sikur thotë: Femrat që bëjnë punë vullnetare janë të ndershme, të moralshme dhe vlejnë më shumë…
-Jo, nuk ka asnjë lloj maskilizmi. Siç e thashë më lart, zgjodha vajzat që angazhohen në punë vullnetare për t’ia kundërvënë modelit të femrave për të cilat po flasim. Unë nuk thashë se vajzat që dalin në ekrane sepse kanë trupin e bukur janë të degjeneruara dhe të përdala. As ato të cilave iu turren mediat për t’u matur numrin e sutienave. Unë nuk mendoj se një vajzë është kurvë sepse e ka fundin shumë të shkurtër, as sepse këndon në lokalet e natës, as sepse kërcen në klubet e striptizmit. Sikundër nuk mendoj se një vajzë që bën punë vullnetare dhe vishet me xhinse është e ndershme për këtë arsye. Dhe, mbi të gjitha, sido që të jenë, unë nuk kam asnjë te drejtë të gjykoj askënd, as nga mënyra se si vishet, as nga çfarë bën me trupin dhe jetën e saj.
Unë nuk jam dakord (dhe për këtë shkrova edhe në mënyrë agresive) me faktin se njerëz parazitë e të pazotë të promovohen si modele suksesi. Nuk jam dakord që mes dy femrave të promovohet më e suksesshme ajo që mund të zhvishet dhe jo ajo që nuk e bën këtë. Unë nuk pranoj që deficentë të shfaqen ekraneve dhe mediave sociale si VIP-a, kur në fakt janë shtresa më ordinere e shoqërisë. Këtu po, këtu i paragjykoj dhe shumë rëndë, edhe ata, edhe mediat që u japin zë. Sepse këto u zënë hapësirën publike njerëzve të talentuar, vajzave që mund të jenë vërtet më të afta, por nuk dalin dot lakuriq në një emision, sepse kështu nuk ka audiencë. Apo nuk nxjerrin prapanicën foto në mediat online sepse kështu nuk ka klikime.
Mendoni se ka shembuj të gabuar në shoqërinë shqiptare apo është edukim i gabuar?
-Çdo shoqëri përbëhet nga individë të ndryshëm. Ka njerëz të aftë e të pafat, të ndershëm e mashtrues, të bukur e të shëmtuar, të talentuar e të patalentuar. Shoqëria shqiptare nuk bën asnjë përjashtim në këtë drejtim nga shoqëritë e tjera. Diferencimi është se kujt i referohemi ne, cili është “heroi”, shembulli apo modeli. Kë do të ndjekin nxënësit në një klasë, djalin apo vajzën me rezultatet më të mira, apo atë djalin “e fortë” që babai e nis në shkollë me makinë që vlen 50 mijë euro dhe me 500 euro në ditë për para xhepi? Cili do të jetë modeli, vajza që mëson dhe fiton konkursin për në universitet dhe gjen punë falë aftësive apo ajo që ofron trupin e saj për të siguruar dhe mbajtur vendin e punës? Ky është problemi, pasi mesa duket po i referohemi të keqes dhe perversitetit si rrugë për të shkuar te suksesi.
Në vend që t’i drejtohen Xhesika Ndojit apo Lepurushes a duhet të bëjnë prindërit shqiptarë një autokritikë?
-Unë u kërkoj ndjesë vajzave që u kam përmendur emrin në shkrim pasi qëllimi nuk ka qenë t’u adresohem atyre personalisht. Ato i kam përdorur si etalonin e këtij target-grupi. Unë s’kam asnjë fije respekti për to, por kjo s’më lejon t’i fyej. Ndërkohë që kam të gjithë të drejtën të them se nuk është ky modeli që duhet kopjuar nga femrat që kërkojnë suksesin. Ajo dhe të tjerë si ajo do të këndojnë dhe pasurohen derisa në këtë vend ka njerëz që i dëgjojnë dhe paguajnë për to.
Është e thjeshtë. Prindërit me mend duhet të dinë ta ndajnë nëse vajzën do ta joshin të bëhet e suksesshme si ato, apo do ta nxisin të bëhet e suksesshme në ndonjë formë tjetër. Duke studiuar, për shembull.
Çfarë do të korrigjonit ju në ekranet shqiptare?
-Shumë, shumë, por veçanërisht me promovimin e njerëzve, vlerave. Shoqërisë i nevojiten programe me efekt edukativ. I nevojiten programe që trajtojnë problemet sociale. Ka një mbidozë politike, me të njëjtët analistë në çdo ekran. Ashtu siç formatet shoëbizz kanë për protagoniste vajzat e silikonit, edhe emisionet politike kanë analistët. Janë pothuaj e njëjta gjë.
Çfarë emisioni nuk do t’u lejonit kurrë fëmijëve tuaj që të shikonin?
-Unë fëmijëve u kam mësuar dhe u mësoj se çfarë duhet të bëjnë, ndërsa programet ata duhet t’i zgjedhin vetë. Por mendoj se shumicën e atyre që transmetohen sot nuk i ndjekin dhe për këtë jam i kënaqur.
Mentor, dakort me ate qe thua, por per shume femra qe te arrijne sukses ne karriere dhe sidoms ne TV , seksi eshte pjese e karrieres dhe ato e thone hapur. A i ke lexuar apo degjuar femrat qe kane pasur sukses ne hollywood? Si psh, Madona, etj, etj. A i ke pare bythet e Kim Kardashian qe mbulojne gjith ekranin e tv? Vajzat shqiptare dhe te mbare botes keto personazhe kopjojne. Mos i mbyll syte te realiteti.
Menyra se si ti flet per kete subjekt eshte konservative, gje qe per te rinjte dhe te rejat eshte dicka qe i perket te shkuares, por per fatin e keq, rinia sot kujton se per tu integruar ne evrope, ne fillim duhet te heqim rrobat dhe pastaj mentalitetin. Pra ne i bejme gjerat per se mbrapshti… ashtu sic mesojme nje gjuhe te huaj, qe ne fillim mesojme fjalet e pista, dhe pastaj te mirat.
z.Kikia ,mjaft u justifikuat dhe mjaft u moret me vajzat e grate.Ketij vendi nuk i ka ardhur e keqja kurre nga femra.Sa per moral vlen thenia e Nices….moral eshte ai cka shohim me syte e te tjereve.Xhesika eshte shume here me e ndershme se shume te tjera ne poste publike e jo publike.Dhe mjaft me bajatllekun …..me vjen keq per shoqerine shqiptare ,prandaj shkruaj.Jeta eshte zhvillim dhe ne si gjithe popujt e tjere do ti kalojme te gjithe fazat e zhvillimit.Dhe ju lutem mos harroni fukaralleku dhe morali nuk shkojne bashke.
Seksualiteti i nje femre nuk diskutohet qe eshte faktor suksesi, por nga ana tjeter ky seksualitet i femres nuk ka perse te quhet kurveri, te pakten jo ne cdo rast!
Ndoshta shoqeria shqiptare ka edhe nje nje vecanti ne krahasim me shoqeri te tjera perendimore. Femra shqiptare, te pakten ne qytetet e medha, eshte me diference shume me moderne, shume me me estetike, shume me e kujdesshme per bukurine trupore dhe elegancen e saj ne krahasim me mashkullin shqiptar te ngelur fatkeqesisht pak a shume ne ikonen e mjerrueshme te fillimit te viteve 1990! Dhe mbi te gjitha nuk ka ndryshuar as mentaliteti mashkullor i shqiptarit. I pelqen te shohi cdo te pasme apo gjoks femre, ti nguli syte si i babezitur dhe te leshoje fjale banale nga goja e tij duke “harruar” se ka moter, grua, vajze dhe mama ne shtepine e tij!!!
Kjo ndoshta eshte edhe arsyeja qe shpjegon se perse nje mashkull qe perfiton nga pozicioni i tij ne nje post te caktuar shoqeror duke patur mardhenie seksuale me shume femra, qofte edhe i martuar, quhet i suksesshem dhe jo kurvar apo imoral, ndersa nje femer qe perdor bukurine e saj trupore, qofte edhe duke patur mardhenie seksuale per te arritur sukses quhet kurve apo lavire??!!
E pra, ne moral shoqeror nuk mund te futet vetem 50% e saj (gjinia femerore), por edhe gjinia mashkullore kur ne realitet eshte kjo e fundit qe shfrytezon bukurine e gjysmes se shoqerise sone!
Mentor, kujdes se keto gjera perfundojne ne psikopati ndonjehere.
Cdo femer e merr ne sy riskun e etiketimit dhe te gjykimit, por ne asnje menyre nuk mund te perdoret nje devize e tille ne cilesimin e tyre.
kujdes mos te shket ndonje derrase dhe kthehesh ne kamikaz nga sikleti I femrave
Leni grate dhe vajzat ne boten e tyne,ato dijne mirefilli se çka bajne.Ka me kene jeta ajo qi ka per ti vue “gjanat ne vend” !Gazetaret nuk duhet te na japin receta si te vishet ky apo ajo,por me shembullin e tyne te shperndajne ne shoqnine shqiptare vyrtyte dhe jo vese. I pat vue komunizmi gjanat ne rregull,por e pate se si u shperbane ato,sa hap e mbyll syte.Jo ma rregulla dhe rresht! Shoqnia shqiptare ka nevoje per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit,hajdutnise politike dhe ekonomise kriminale ,per rend (zbatim ligji) ,rritje te cilesise se sherbimit ndaj popullit ne te gjitha drejtimet, per ma shume lishmeri dhe per “revolucion seksual”!
Ehh ore Mentor: Do pranoja 100 here nje kryeministre kurve , jo te korruptuar ose vrasese , se sa nje burr ose burra vrases te degjeneruar dhe te korruptuar, si Sali Serbi, Nano Pijanesi, Ilir Ipangopuri, Edi Corrapekuqi etje. Cili nga keta nuk eshte hajdut ose i degjeneruar? Shqiptaret kane probleme tek koka dhe shpirti more Mender , e jo tek fundet e grave.