VIDEO/ Partizani bën mrekullinë, mposht Skëndërbeun dhe rihap kampionatin

13 Maj 2016, 21:13Sociale TEMA

Partizani bën mrekullinë duke rihapur sërish garën për titullin kampion.

Të kuqtë arritën një fitore spektakolare në Korcë përballë skuadrës së Skëndërbeut, duke fituar me rezultatin 0-1.

Një fitore mjaft e rëndësishme, që rrit shumë shanset për titullin kampion pasi diferenca me Skëndërbeun tashmë është vetëm dy pikë.

Emiliano Vila ishte heroi i të kuqve, i cili realizoi në minutën e fundit të ndeshjes duke shfrytëzuar mjaft mirë asistin e dhuruar nga Renaldo Kalari.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, ku rastete për shënim ishin të pakta.

Kjo, pasi të dyja ekipet e përqëndruan lojën më së shumti tek qarkullimi i topit.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, duke u zhvilluar një lojë e fortë me sulme nga të dyja e ekipet, ku që në start Partizani rrezikon me Vilën që ndalet nga shtylla.

Megjithatë, dhe Skëndërbeu tregohet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku rasti më i pastër ishte me Nimagën, që i afrohet golit por ndalet mrekullisht nga portieri Alban Hoxha.

Kur të gjithë menduan se Skëdërbeu ishte vetëm pak minuta pranë titullit, Emiliano Vila i shuan ëndrrën korcarëve, duke shënuar një gol mjaft të bukur që ngriti në peshë tifozerinë e kuqe e cila ishte e shumtë në stadiumin  Skëndërbeu.

Tashmë kampionati do të vendoset në ndeshjen e fundit, teksa diferenca është 2 pikë.

Ndeshjen e fundit 15-herë kampionët e vëndit e kanë në “Qemal Stafa” me Teutën, ndërsa Skëndërbeu luan në transfertë përballë skuadrës së Flamurtarit.

Goli i shenuar nga Emiliano Vila ne fund te ndeshjes qe rihapi kampionatin

4 komente në “VIDEO/ Partizani bën mrekullinë, mposht Skëndërbeun dhe rihap kampionatin”

  1. Sportdashes says:

    NE SULM DEMA NE SULM!!! PARTIZANI LEGJENDA KUQE FORCA FORCA FORCA!!!

    1. Ballisti (KS) says:

      Particoni ia honger malluten Skenderbeut, ok?

  2. artiles says:

    E morem vesh qe diferenca eshte dy pike, domethene qe po fitoi Partizani dhe humbet Skenderbeu – kampjonatin e fiton Partizani.
    Po na shpjegoni edhe rastin nese Skederbeu del barazim (se po fitoi e ka te sigurt) pra po u barazuan me pike, kush e fiton kampjonatin?

    1. e di si eshte puna says:

      Me barazimin e Skenderbeut dhe fitoren e Partizanit,te dyja barazohen me pike por ne vend te pare del Partizani sepse ne ndeshjet direkte me Skenderbeun ka 2 fitore,2 barazime dhe nje humbje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje