Rihapet Kampionati/ Skëndërbeu-Partizani përfundon ndeshja me rezultatin 0-1. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO

13 Maj 2016, 20:55Sociale TEMA

Ka nisur ndeshja kryesore e javës së parafundit e superligës mes Skëndërbeut dhe Partizanit.

Një ndeshje e cila do të vendosë nëse korcarët do të shpallen që sot kampion të shqipërisë apo do të luftojë deri në ndeshjen e fundit.

Distanca mes Skëndërbeut dhe Partizanit është +5, dhe të kuqtë do të synojnë vetëm tre pikët për të shpresuar deri në fund tek titulli kampion.

Më poshtë do të ndiqni minutë pas minute me Video rastet nga ky duel.

Formacionet e të dyja skuadrave.

Skëndërbeu: Shehi, Osmani, Jashanica, Arapi, Vangjeli, Orelesi, Lilaj, Progni, Latifi, Salihi, Xhejms

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Kalari, Atanda, Fejzullahu, Batha, Vila, Trashi, Fili, Torasa, Sukaj

 

Fantasitike keorografia e të dyja tifozerive në fillim të ndeshjes mes Skëndërbeut dhe Partizanit ku bie në sy një numër i madh tifozash të ardhur nga Tirana

 

Minuta 5’, Skëndërbeu shfaqet rrezikshëm në portën e Partizanit duke krijuar një kundërsulm të rrezikshëm por pa arritur ta konkretizojnë në mënyrën e duhur

Minuta 13’, Pranë golit vëndasit me anë të sulmuesit Xhejms që godet me kokë por jashtë kuadratit

Minuta 18’, Rrezikon Partizani me Idriz Bathën që fiton duelin me mbrojtësit korcar duke goditur me kokë por pranë kuadratit

Rast i pastër për Skëndërbeun për të rrezikuar portën e Hoxhës, me Prognin i cili nuk merret vesh me Hamdi Salihin

Minuta 28’, Rrezikon Vila me anë të një goditje nga distanca por gjen të përgatitur portierin Shehi

Minuta 35’, Kundërsulm i rrezikshëm i Skëndërbeut me Lilajn i cili pason tek Latifi që godet por ndalet mrekullisht nga portieri Hoxha

Minuta 44’, Pranë golit Partizani me Fejzullahun që godet por topi kalon fare pranë portës së Shehit

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e bardhë 0-0 ku u zhvillua një lojë e kujdeshme nga të dyja ekipet

Starton pjesa e dytë e finalës së kampionatit me të dyja ekipet që e nisin ndeshjen me të njëjtat formacione

E nis menjëherë rrezikshëm Partizani këtë pjesë të dytë duke humbur një rast të artë me Vilën që godet por ndalet nga shtylla duke I mohuar golin e avantazhit

Skëndërbeu kryen zëvëndësimin e parë duke futur në lojë Nimagan në vënd të Gerhard Prognit

Dhe Partizani bën zëvëndësimin e parë në lojë Jurgen Bardhi në vënd të Realdo Fili

Aksion i rrezikshëm për Partizanin me Bardhin që asisiton tek Sukaj që godet por ndalet nga mbrojtësit vëndas

Minuta 67’, Sërish Sukaj pranë golit që godet mjeshtërisht një goditje dënimi por ndalet nga Orges Shehi

Zëvëndësim i dytë tek Partizani, në loje Fazliu në vënd të Torasas që doli i dëmtuar

Pranë golit Skëndërbeu me Arapin që nuk arrin të përfitojë pas një rrëmujë në portën e Partizanit

Minuta 78’, Alban Hoxha bën mrekullinë duke ndalur shënimin e golit pas goditjes Nimagës

Aksion i rrezikshëm i Partizanit me Fejzullahun që hedh një top në zonë për Fazliun i cili nuk arin në kohën e duhur

GOL! Shënon Partizani me anë të Emiliano Vilës që shënon pas krosit të kalarit duke ngritur në peshë tifozerinë e Partizanit. 0-1

Përfundon ndeshja me rezultatin 0-1 me gol të Emiliano Vilës duke hapur kampionatin i cili do të vendoset në ndeshjen e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje