Aktori serb: «Bëhuni njeri, zoti Ministër, urojani Fadil Vokrrit pranimin në FIFA»

15 Maj 2016, 18:14Rajoni TEMA
Aktori serb: «Bëhuni njeri, zoti Ministër, urojani Fadil Vokrrit

Zoti Ministër,

njerëzit si ju në shkollën fillore dhe në fund i kemi quajtur spiunë të vegjël. Sa mirë do të ishte nëse Serbia do të votonte për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA. Sikur t’i kishte ndihmuar, si fqinji i parë. Sa rëndësi do të kishte kjo për rrjedhën e mëtutjeshëm të bisedimeve me Prishtinën. Sa do të shihej dëshira jonë e vërtetë dhe vullneti që ato bisedime t’i zhvillojmë sinqerisht.

Nuk ka fuqi në botë që mund t’ua ndalojë futbollistëve të Kosovës dhe fansave të tyre, të cilët e duan futbollin si ne, për të cilët jetë e vërtetë është gara me reprezentacionet e tjera, që të luajnë futboll me të gjitha reprezentacionet e botës.

Ata s’kanë uniforma ushtarake. Ata bartin fanella me numra, me mbiemrat e tyre. Dija, shkathtësia, kondicioni, ferplej, këto janë armët me të cilat disponojnë futbollistët e Kosovës.

Nuk mund të bëhet fjalë për «goditje të rëndë ndaj sportit» për shkak të interesave politike. Ju jeni djalë i ri. Sportist. E dini shumë mirë si ndihen futbollistët dhe sportistë e tjerë kur janë të mbyllur në qark në vendin e tyre. Kur s’mund të dalin nga oborri i tyre dhe nga livadhi i tyre. Kur s’mund t’u tregojnë edhe të tjerëve se janë futbollistë me cilësi të njëjtë në mos më të mirë se shumë të tjerë. Nuk do të ishte mirë që në këto kohë krizash për futbollin tonë të luajnë me ne. Ndoshta FIFA do pyeste veten nëse e kemi merituar të jemi anëtar i saj.

Edhe sportistët tanë kanë qenë të goditur nga sanksionet. E dinë si është ko. Ju thoni – nuk do të heqim dorë nga lufta! Cila luftë, zoti Ministër? Garën e sportistëve nganjëherë e quajmë «luftë», duke dashur që ashtu të tregojmë rivalitet të madh sportiv. Ðokovići zhvilloi një luftë të rëndë kundër Nadalit…

Do t’i padisni në gjykatë? Nëse vetë e keni sajuar këtë deklaratë, harrojeni sa më shpejt. Nëse keni marrë urdhër, refuzoni ta zbatoni. Jepni dorëheqje, që të mos e shkatërroni prestigjin tuaj sportiv, i cili nuk është i vogël.

Rezultati i votimit për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA është 141 me 23. Ju, si sportist e dini se kjo është humbje katastrofale e atyre që ishin kundër pranimit.

Fadil Vokrri erdhi në Partizan në vitin 1986, kur e braktisën Zdravko Varga dhe Dragan Mance, i aksidentuar tragjikisht. Si mesfushor Vokrri u bë lojtari i dashur i jugut të Partizanit. Në Partizan Vokrri kaloi tre stinorë të ligës së parë, ka luajtur 55 ndeshje të ligës së parë dhe ka dhënë 18 gola në ligën e parë. Për reprezentacionin e Jugosllavisë ka luajtur në periudhën 1984-1987. Ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje me reprezentacionin dhe ka dhënë gjashtë gola. Sot Fadil Vokrri është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Urojani. Bëhuni njeri. Bëhuni sportist. Harrojeni funksionin e ministrit. Dikur s’do të jeni më. A do t’ju vijë turp për këtë deklaratë? Gjithçka varet nga ju. Sportistët janë njerëz të kuptimeve të tjera dhe të vlerave morale.

9 komente në “Aktori serb: «Bëhuni njeri, zoti Ministër, urojani Fadil Vokrrit pranimin në FIFA»”

  1. Projekti says:

    do te vije nje kohe qe njerezit ne Serbi do te merziten me perrallat naziste te politikaneve te llojit Sheshel, Vucic etj. Sa me shume fitore arrin Kosova ne arenen nderkombetare (liberalizim vizash, Stabilizim-Asocimi me BE, FIFA, UEFA e te them e te thashe), aq me shume populli serb e kupton se loja me Kosoven ka marre fund dhe se politikanet e tyre duhet te luftojne kunder varferise qe ka pllakosur qytetaret ne vend qe te shohin endrra me Stefan Dushanin. Eshte njesoj si rasti i Bosnjes. Njerzit e etnive te ndryshme njehere e nje kohe urrenin njeri-tjetrin. Tani, qe Bosnja ka ngelur ne vend si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, ata urrejne politikanet e tyre. E njejta gje do te shihet se shpejti edhe ne Maqedoni. Njerezit gjithmone e me shume e gjejne veten tek mireqenia ekonomike, jo ke nacionalizmi.

    1. Ilirjan says:

      Stefan dushanit” eshte jevgjit dhe nuk dihet se Kush eshte apo ishte.

      Nga Ana tjeter Nazistet I konaideronin servet kafshe dhe vrane mbi 1 milione kafshe Serb.

      Prostitutat serve Kane pllakosur Servine dhe kane me mijra prostitute serve Ne trevat shqiptare.

      Servia po vdes dhe shqiptaret do u lajne mire borxhet me ta.

  2. True story says:

    Te lumte goja bravo, qenke njeri per se mbari, zoti ta shtofte jeten..

  3. keta njerez si ky aktori serb, jane njerezit e te ardhmes .
    ose thene ndryshe ,njerez qe e duan njerzillekun dhe bravo i qofte !~

  4. funerali says:

    nje njeri me principe te larta. ky artist eshte shembull i shpirtit te vertete te popullit serb.

  5. Ledio says:

    Po kerkoj per Turkofagos po nuk po e gjej dot. Jam i sigurt qe merr qetesues kur lexon lajme te tilla. E more vesh spiun i Asfalise ? Plot 141 vende e shkerdhyen Serbine edhe Greqine bashke…:)

  6. Elton says:

    Bravo dhe ca serb po permirsohen.
    Vetem greket mbeten majmuna akoma

  7. Nje qytetar says:

    I nderuari Qytetari Serb (aktor ), te cilit redaksia e Temes , do ishte mire t´ja shkruante emrin ,ky qytetar serb pra , i ben nder Serbise e rraces njerezore te saj . Nuk e di reagimin e opinionit publik serb ndaj ketij aktori , per kritiken e tij ndaj ministrit . Do ishte shume interesante dhe e ndjeshme per ne shqiptaret reagimi i serbeve te thjeshte ndaj tij . Fundja , te tilla refleksione jane tregues ne se nje popull eshte i perbere prej Njerezish , apo prej barbaresh !
    Prandaj , i dashur gazetar , duke te uruar per perkthimin qe ishte i sakte , mos harro emrin e ketij aktori , si edhe dicka me teper rreth kesaj , sepse une mendoj se ky eshte Lajm !

  8. ILIRi says:

    Servet jane kafshe dhe mbeten kafshe, dhe me vjen keq qe disa shqipfoles ketu marrin kot dhe behen te dashur sepse nje aktor serv paska repsekt per nje kosovar apo ku ta di une.

    Servet jane armiqte tone te prejetshem qe kane 140 vite qe vetem shkipin dhe punojne kundrejt shqiptareve, politika e servise eshtee bazuar ne kurriz te shqiptareve.

    Nuk ka shpetim per kombin shqiptar pa u shfarrosur servet dhe pa vendosur ne drejtesine ne vend, kjo duhet te jete e qarte kristal per te gjithe Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje