Publicisti i famshëm gjerman Viktor Meier mbi demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë, prapambetjen ekonomike të Kosovës, «proletarët intelektual» pa përvojë jetësore dhe Shqipërinë e Enver Hoxhës, e cila refuzonte kontaktet me Kosovën për shkak të atmosferës më të lirë dhe më liberale, e cila mund të kishte ndikim «subversiv» ndaj Shqipërisë.
«Përkundër shumë intervistave dhe bisedave autori deri në ditën e sotme nuk ka arritur ta ketë as për së afërmi të qartë se çfarë dëshironin konkretisht demonstruesit shqiptarë të marsit dhe prillit 1981. Shqiptarët si kombësi në Jugosllavi dhe krahina e Kosovës si «element konstituiv» tashmë ishin konfirmuar: politikanët kryesorë shqiptarë në Kosovën e asaj kohe, një kombinim deri-diku funksional i njerëzve më të vjetër dhe të rinjve, përfitonin nga zhvillimi në përgjithësi i suksesshëm. Nga fondi federativ për republikat dhe krahinat e pazhvilluara rridhnin mjete të konsiderueshme në Kosovë, e cila në kuadër të balancës financiare madje dukshëm u favorizua në krahasim me rajonet e tjera të pazhvilluara të Jugosllavisë. Natyrisht edhe atëherë kishte pikëpamje se mjetet për investim që transferoheshin në krahinë keqpërdoreshin. Prishtina u bë kryeqytet reprezentativ. Pas godinave ambicioze mund të shihje dëshirën e shtresës së re intelektuale të Kosovës që këtu të krijohet një qendër së paku e barasvlershme e kombit shqiptar në raport me Tiranën. Rëndësi të veçantë kishte zgjerimi i shpejtë i Universitetit të Prishtinës, i cili që në vitin 1979 kishte nëntë fakultete dhe ndiqej prej 24 mijë studentëve, prej tyre 17’700 shqiptarë.
Nga ana tjetër është e saktë se zhvillimi ekonomik i Kosovës përkundër të gjitha kontributeve mbeti edhe më tutje pas zhvillimit jugosllav dhe distanca mes Kosovës dhe republikave të zhvilluara të Jugosllavisë u bë më e madhe në vend se të ngushtohej. Përgjegjës për këtë ishte para së gjithash shtimi i lartë i popullsisë. Mes viteve 1971 dhe 1981 popullsia e Kosovës u shtua për 27,4 për qind kundrejt 8,9 për qind të mesatares jugosllave. Ka pasur përherë shqiptarë, të cilët rritjen e madhe të popullsisë në radhët e nacionalitetit të tyre e shihnin si armë për afirmim kombëtar. Si pasojë e këtij zhvillimi të popullsisë në Kosovë kishte një numër të madh të papunësh. Në vitin 1979 numri i njerëzve që ishin në marrëdhënie pune ishte 107 në 1000 banorë kundrejt 253 në mesataren jugosllave. Por duhet marrë parasysh strukturën sociale të Kosovës; si atëherë edhe sot mbizotëronte bujqësia dhe në familjet e mëdha nocionet punësim dhe papunësi zakonisht përzihen. Përndryshe në rastin e ish-Jugosllavisë është treguar se elementi ekonomik ka luajtur rol minor me rastin e shpërthimit të konflikteve të ndryshme. Këtu nuk mund të shihet një arsye qenësore për demonstratat e vitit 1981. Sidomos ata që i organizuan në mënyrë esenciale demonstratat, pra studentët e Universitetit të Prishtinës, vuanin më së paku nga deformimet ekonomike.
Azem Vllasi, i cili pas vitit 1981 u ngjit në qiellin e Kosovës si yll i ri politik dhe një kohë të gjatë, deri kur kërcënimi serb u bë dominues, konsiderohej ithtar veçanërisht i zellshëm i vijës «jugosllave» në mesin e shqiptarëve të Kosovës, në biseda vazhdimisht ka thënë se demonstratat e vitit 1981 ishin organizuar nga grupet tejet sektare, pjesërisht reaksionare-komuniste, pjesërisht reaksionare-nacionaliste, në përfytyrimin e të cilave komunizmi reaksionar u ndërlidh në mënyrë konfuze, me njohje sipërfaqësore të rrethanave, me romantikën kombëtare të bashkimit. Bëhej fjalë, sipas tij, për pikëpamje tipike të «proletarëve intelektual» pa përvojë jetësore; ata e kishin marrë si model regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri dhe komunizmin e tij të epokës së gurit, pa e njohur atë; ata kishin besuar se duke e adoptuar atë dhe përmes bashkimit të shqiptarëve do të zgjidheshin si çështjet ekonomike ashtu edhe ato nacionale.
Nuk ishin autoritetet e Kosovës që kundërshtuan kontaktet me Shqipërinë. Më 1972 përfaqësuesit e Kosovës në Kongresin mbarëshqiptar të Drejtshkrimit në Tiranë kishin pranuar adoptimin e gjuhës letrare të bazuar në dialektin tosk, i cili ishte në fuqi në Shqipëri, dhe në fund të viteve ’70 një grup profesorësh nga Tirana, kryesisht të shkencave natyrore, jepte mësim në Universitetin e Prishtinës. Ishte regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri, i cili kundërshtoi zgjerimin e kontakteve; ai kishte frikë se atmosfera më e lirë dhe kryesisht për shkak të gastarbajterëve më liberale në Kosovë, ku mund të praktikoje fenë lirshëm, mund të kishte ndikim «subversiv» ndaj Shqipërisë. Në Shqipëri refugjatët nga Kosova izoloheshin, burgoseshin apo iu dorëzoheshin autoriteteve jugosllave.
Gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 1982 lehtë mund të konstatoje se atje në të vërtetë në mënyrë rutinore verbalisht shprehej solidaritet nacional me Kosovën, por atmosfera karakterizohej më shumë nga mosbesimi dhe antipatia. Sofokli Lazri, më herët kryeredaktor i organit partiak «Zëri i Popullit» dhe pastaj drejtor i Institutit për Politikë të Jashtme, këtë e arsyetonte si vijon: Mahmut Bakalli i paskësh thënë atij se në vitin 1968 Tito qartë ua kishte lënë duart e lira shqiptarëve të Kosovës për definimin e marrëdhënieve me Shqipërinë; këtë Bakalli e paskësh ndërlidhur me vërejtjen se zgjerimi i këtyre marrëdhënieve duhet të shoqërohet me përmirësimin e përgjithshëm të raporteve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kjo, sipas Lazrit, në Tiranë kishte zgjuar dyshimin se Tito dëshironte t’i përdorte kosovarët për ta «zbutur» regjimin në Shqipëri. Kështu, thoshte ai, mund të shpjegohet mosbesimi. Shqipëria, vazhdonte Lazri, nuk dëshiron të përzihet drejtpërdrejtë në Kosovë; ky problem duhet të zgjidhet në kuadër të Jugosllavisë, dhe Shqipëria është e interesuar për një Jugosllavi stabile. Simpati direkte për regjimin e Enver Hoxhës nuk mund të vërehet te demonstruesit në Kosovë, momenti nacional është vendimtar, deklaronte Lazri.
Pa marrë parasysh se nga cila anë i vështron gjërat, prapëseprapë imponohet përfundimi se demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, për dallim nga ato të vitit 1968, është vështirë të justifikohen. Për shqiptarët, por natyrisht edhe për mbarë zhvillimin jugosllav, ato patën ndikim katastrofal. Po aq katastrofal ishte edhe reagimi i udhëheqjes së atëhershme politike shqiptare në Kosovë. Me besimin e patundur në Jugosllavinë federative, socialiste dhe me pikëpamjen kategorike se e ardhmja e Kosovës mund të jetë vetëm brenda saj, udhëheqja kosovare reagoi me kundërdhunë ndaj kryengritjes irracionale të një pjese të elitës së saj të re kundër rrugës jugosllave. Ajo besonte se «njollën» e demonstratave mund ta pastronte me mjete të ashpra nga gëzofi i vet, në mënyrë që pastaj e pastër të mund të futej në rreshtin jugosllavo-socialist. Me metodat e saj ajo dobësoi solidaritetin dhe rrjedhimisht edhe fuqinë kryengritëse politike të shqiptarëve të Kosovës bashkë me strukturat e tyre politike. Më vonë u pa se Jugosllavia socialiste nuk dëshironte t’i mbronte as statusin kushtetues të Kosovës, as të drejtat e kombësisë shqiptare kundrejt nacionalizimit serb.
(Përktheu: E.R.)
[Shkëputur nga libri i Viktor Meierit: «Si u humb Jugosllavia»]
Qe sllovenet qe ishin me pak se shqiptaret e Kosoves, apo qe Myslimanet e Bosnjes qe nuk ishin as 40% e popullsise se Bosnjes te kishin Shtet. Qe Maqedonia te krijohej si Shtet duke mos pasur as kombesi as identitet kombetar, as identitet shteteror historik. Kurse shqiptaret e Kosoves qe ishin 77% e popullsise te kishin te njejten Autonomi qe kishte Vojvodina ku jetonin vetem disa mijera hungareze dhe me shumice absolute serbe, kjo nuk i eshte dukur arsye e mjaftueshme.
Kur u shperbe Jugosllavia, serbet nuk ua hiqnin dot statusin e shtetit as Sllovenise, as Kroacise, as Bosnjes sepse nuk vareshin nga parlamenti serb. Kurse Autonomine e Kosoves e zhduken pa asnje problem me nje seance te Parlamentit Serb (jo Jugosllav, Serb).
As kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme per `81shin?
Pak rendesi ka. Rendesi ka qe e kuptonin shqiptaret, dhe qe e kuptuan ca te tjere ne 17 shkurt 2008.
Pastaj u perzie apo nuk u perzie Tirana ne demonstratat e `81 jane probleme te brendshme familjare. Nuk ka problem si i shikon/shikonte nje i huaj. Rendesi ka qe Tirana feston cdo 17 shkurt.
Analize perfekte, komplimente!
Po ku ja mbante bytha shqipnise te ziheshe me gjigandin Jugosllavine. Ata per 20 minuta na benin shkumbe. Edhe ne 99en diplomacia e shtetit shqiptar qe nuk beri zyrtarisht nderhyrje ushtarake ne kosove ishte e zgjuar. Se ndryshe Serbia gjente arsyen qe te futeshe brenda teritorit shqiptar duke ne kthyer ne kerma. Ne disa raste kur nuk ke byth nuk ben trimin.
Serbia na rruante kkkk dhe na e rruan cfare e kujton luften ti o Milo gallabordasi lufta nuk ka fitues por vetem humbes serbet jane me keq se shqiptaret copa-copa e jo me te hapen b…e te bejn lufte lufta do ekonomi e jo pordhe
O Milo kerm HOXHES nuk pyeste per SHBA-te dhe BRSS-te e jo me per Jugosllavine,Greqine apo Italine!
Se sa te forte ishin ata apo ne e ka mbyllur nje here e pergjithmone HISTORIA!
SHQIPERIA SOCIALISTE UA TREGOI KUFIRIN TEK THANA TE GJITHEVE,ndaj trimeria pas lufte dhe urtesia pas kuvendit vlejne nje….MUT!
Ti po qe i zoti tregona ndonje trimeri te sotme te ketij PALO SHTETI me breke neper kembe!
O Xhonson o debil,mos je gje nipi ENever Hoxhes. A ke lexu lajme apo nuk ke lexu. Anijet e flotes Amerikane kane ardhe disa here ,si ne Durres ,si ne Shengjin. Dhe Enveri e ka bene breke eshte mcef si miu. Dhe eshte mbajte seket per nje kohe te gjate.Po cfar te te fliste Enveri per Kosoven. Ai ishte heroi kombetar i Serbise. Ai vriste me shume shqiptare ne Shqiperi se sa vriste serbi ne Kosove.Koqe. Dhe shkoj bej tifozllik per partizanin mos harro. Se nga Beogradi te ka ardhe dhe Enveri e mirepriti me qejfe.
O Milo kerma!
ENVER HOXHA nuk pyeste per SHBA-te dhe BRSS-te e jo me per Jugosllavine,Greqine apo Italine!
Se sa te forte ishin ata apo ne e ka mbyllur nje here e pergjithmone HISTORIA!
SHQIPERIA SOCIALISTE UA TREGOI KUFIRIN TEK THANA TE GJITHEVE,ndaj trimeria pas lufte dhe urtesia pas kuvendit vlejne nje….MUT!
Ti po qe i zoti tregona ndonje trimeri te sotme te ketij PALO SHTETI me breke neper kembe!
Enveristi i paarsyeshem, shoku Xhonson! Eshte mire t’ju kujtoj:
Ne vitin 1981, ne kohen e ketyre demonstrative per te cilen flet artikulli, Kryeministri i atehershem Mehmet Shehu, thuhet se ne nje nga takimet qe ka patur me Enver Hoxhen, i ka kerkuar qe te nderhynin ushtarakisht ne ndihme te Kosoves. Enver Hoxha, shume I habitur nga kjo kerkese, pasi e pa me vemendje drejt Mehmet Shehun, i eshte drejtuar duke i thene: Ju po me habisni, kurre nuk ma merrte mendja se per kryeminister paskam patur nje aventurier.
Pas kesaj, nje burre I mencur si zoti Hoxha, i cili dinte te kujdesej maksimalisht per pushtetin e tij, kuptoj fare qarte qellimin e Mehmet Shehut dhe gjashte muaj me vone, ne 17 Dhjetor 1981 ndodhi ajo qe te gjithe e dime.
Nje shkrim skandaloz vetem me fallcifikime te historise!
Kosova perhere eshte trajtuar si VASALE e ish Jugosllavise ne te gjitha drejtimet!
Ky Viktor Majeri shkruan me gjuhen e spiuneve te UDB-se dhe jo realitetin!
Kosova ka qene rajoni me i prapambetur i Ballkanit,ku as gjuha,as kultura e as historia e saj nuk vleresoheshin vec asaj jugollave! Niveli i ketij shkrimi eshte me i ulet se raporti i nje ish brigadieri arash te ish kooperativave bujqesore!
Eshte ne vazhden e SKENARIT NDERKOMBETAR te terheqjes se vemendjes se popullit shqiptar nga krimet e dites!
Zoterinj te DITA-s!
A nuk keni materiale te sotme per te trajtuar,por merreni me keto budallalliqe pa vlere???
Victor Maier eshte mik i deshmuar i Kosoves dhe shqiptareve. Kmeret e kuq nga dy anet e Morines nuk Jane te tille.
Pershkrimi I tij eshte njemilion here me I sakte se perrallat e “kumandantave” Maoist/hoxhist/zhvates/krimogjen/shteterrenues/kombrrenues qe sundojne sot dhe mentoreve te tyre vartes te Xhaxhit.
Bravo Toni!
E ke provuar me vepra se je spiun i perhershem i UDB-se dhe armik i shqiptareve!
Se sa mut miku eshte ky Majeri e tregon ne kete shkrim kur derdellit se kosovaret kane qene fukarenj jo nga politika kriminale e Tito-Rankovicit,por se…..kane lindur shume femije!
Po a ka me ARMIK se ky?
Viktor Maier eshte i pari gazetar perendimor qe shkruajti per poziten e pabarabarte te shqiptareve ne Jugosllavi. Intervenimi i NATO-s nuk erdhi vetevetiu por opinioni perendimor u senzibilizua nga gazetar, studiues e intelektual si Maier (jo nga pordhet e sojit tend). Po te ishim komb normal do ti kishim ngritur nje permendore.
Ideologjia majtiste/marksiste (Xhaxhi&company andej nga ju dhe kopilat e tij ne KS) e qoj buze varri kombin shqiptar. Nuk kam pse ti degjoj pordhet e llojit tend kur kame Maier, Noel Malcolmin e te tjeret qe japin tabllon reale te gjerave. Lloji yt qe deri dje faleshit nga Moska, keni kthyer gezof tash faleni nga Meka, Stambolli dhe Athina.
Kosova ishte krahina me e prapambetur e Jugosllavise, por ekonomikisht ishte shume me e zhvilluar se sa Shqiperia.
Me duket nje sjkrim realist.Ne Shqiperi,si pas autorit,por dhe sipas meje-behej nje propogande pro kosoves.Populli e mbeshteti kosoven.Rregjimi ishte I rezervuar se hynte fryma borgjeze,kapitaliste,shfaqjet e huaja.Mos harroni qe nga Kosova dergoheshin te kusherinjte e tyre ketu ne Shqiperi lavatrice,tv,rroba,frigorifera( bile te prodhuara ne Jugosllavi) etj ,pra keto indirekt benin propganden qe sistemi borgjezo- kapitalist eshte I mire edhe I ka te gjitha,keshtu qe rregjimi ishte edhe pro edhe kunder.
Ne Kosove nuk e kam njohur gjendjen…
Jo vetem kaq,por para demostratave te 1981-shit Enver Hoxha dergoi emisaret e tij ne Beograd per te lidhur mareveshje me Titon,qe te shfrytezonte rastin per te gjakosur Kosoven!
Bile edhe ato dhjetra ansamble,profesore,libra shqip etj u derguan ne Kosove sa per sy e faqe se gjithcka ishte loje e UDB-se!
Kosova jo vetem atehere,por ajo edhe sot eshte AQ E LUMTUR SA PO KERKOJNE GJERMANET TE JETOJNE ATJE!
Se cfare ka bere Tito per Kosoven,mjafton te shikoni sot krahinen e Presheves dhe nuk ka nevoje per komente!
Ky Mejeri eshte vetem nje spiun serb,qe do te laje…MUTIN ME SHURRE!
Ne se kosovaret ishin kaq te lumtur ne ish Jugosllavi,PSE U NGRITEN EDHE ME PAS NE LUFTE TE HAPUR KUNDER TYRE???
Kur Serbia paska qene kaq miqesore me kosovaret,po VARRET MASIVE ME KOSOVARE TE VRARE KUSH I MBUSHI??
Po 1 milion kosovare qe moren arratine ne 1999 dhe erdhen ne Shqiperi,mos ishin TURISTE?
Bravo DITA se po beni pune ANTIKOMBETARE!
Qeveria shqiptare fill pas demonstratave te 1981 pergatiti nje plan per clirimin e trojeve shqiptare ne Jugosllavi. Sulmi do kishte si celes suksesi mobilizimin e pergjithshem brenda 48 oreve, dhe kapjen ne befasi te sllaveve. Plani me urdher te Enver Hoxhes u pezullua ne urgjence. Me pas ndodhen ngjarjet e shpartallimit te klanit te M. Shehut, dhe cdo gje u harrua. Arsyeja e anullimit nga ana e Enver Hoxhes ishte se per fatin e mire te Shqiperise, Shifra e shtetit arriti te thyente “shifren” e ushtrise jugosllve, dhe u deshifruan transmetime nga Kosova qe raportonin ne Beograd. Nga raportet dilte qe Jugosllavet ishin ne dijeni per planin shqiptar, dhe po pregatiteshin ne fshehtesi per te perballuar sulmin. Pra efekti surprize i ushtrise Shqiptare do dilte fiasko, dhe do ishte katastrofe per ne. Jugosllavet e donin sulmin, qe te akuzonin Shqiperine si agresor. Shifra ne ate kohe i raportone sekretarit te pare dhe jo kryeministrit, prandaj dhe M. Shehu nuk ishte ne dijeni.
Një shrim tipik i shërbimeve të fshehta prosllave që ende sështë bindur që realiteti i kombeve nuk është një dëshirë e sunduesëve apo e parashikuesve maltusian.Të ishte një shkrim nga një dorë sllavi nuk do ishte qudi sepse nga kokat e tyre kanë dalë pesë projekte për shfarosjen ose dëbimin e shqiptarëve,por, nga koka e nje gazetari gjerman është pak qudi, po nuk të die ndërmend kompleksi i inferioriteti që mund të kenë edhe gazetarët e popujve të mëdhenj të përzier që sgjasin më shumë se tridhjet vjet .Dhe përkthyesi nostalgjik i ruajtjes së Juosllavisë ,hymnizuesi i kolonës së pestë.
Gjithë ato ndihma ekonomike si zhvilluan territoret shqiptare në Jugosllavi sepse fajin na e paskan pasur lindjet e mëdhe që ishin projekt i nacionalistëve shqiptarë ,të cilëve iu kundërvunë internacionalistë sllavë me pushtimin e tokave shqiptare ,sigurishte për ti zhvillue ato territore nga mbrapambetunia shqiptare .Qhymnizim i ideologjisë së kolonës së pestë që te popujte e “qytetëruar” është zhdukur nga faqja e dheu me mjetet më moderne eliminimen dhe zhdukjen e saj dhe si rezultat kanë kombet e tyre me shtete të pamëvaruna me shekuj para nesh.
PROVOKIME ,PROVOKIME DHE GJITHNJE PROVOKIME NGA DASHAKEQESIT E KOMBIT SHQIPETAR. BUZEQUMESHTET QE SHKRUAJN ME KETO ARESYETIME TE GJITHA I KANE TE THENA KAFENESH PA DOKUMENTA DHE PA NJOHJE REALE TE DOKUMENTAVE POR VETM ME I THASHE E ME THA. HISTORIA BEHET ME DOKUMENTA.
“DIKTATORI”ENVER HOXHA edhe pse i ka sherbyer nje idelogji te gabuar i ka dashur dhe i ka vlersuar ashtu siç duhet bashkombasit e vet pa dallim krahinet perfshir dhe kosoven,te jeni te bindun pa perkushtimin e ENVER HOXHES sdo kishim Kosoven e lir sot
Mund te thuhet se me 1981 ishte fillimi i fundit te existences se Jugo-sllavise, por edhe i systemit te eger enverist. Enveri ishte kunder nji Republike te shtate mbrenda federates
jugo-sllave, pse ishte keshtu, oshte kollaj te hulumtohet, andaj ne fillim te 80-ve, nga frika qe kishte, filloi te terrorizoi, jo vetem shoket e tij, por edhe shume emigrant kosovar qe jetonin ne Shqiperi.
Eshte nje Shkrim pa VLERE PER TE GJITHE sHQIPETARET, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.
1-Per Demostaratat e 1981-shit, ne Shqiperi u shtypen BROSHURA TE Posacme dhe Zhvilloheshin ORE TE Tera, duke Diskutuar per Ngjarjet ne Kosoven MARTIRE te asja KOHE.
2-Broshurat qe u Shtypen Posacerisht per Ngjarjet ne Kosove, u bene ORE MESIMI DHE DISKUTIMI, ne C´do Shkolle Filore te Mesme apo edhe te LARTE NE SHqiperine e 1981-shit.
3-Shqiperia u AKUZUA NGA Regjimi i Beogradit per Nderhyrje ne Punet e Brendshme, duke Akuzuar direkte Qeverine e Tiranes ne ate Kohe.
1-Azem Vllasi nje MARJONETE NE Duart e Serbeve ne ate Kohe ishte nje Insicjator per te shtypur “Levizjen Irredentiste” te Kosovare-sHQIPETARE ne ate Kohe, akoma edhe Fadil Hoxha kishte Pjesen e tije ne Shtypjen e Demostratave.
4-Ne Shqiperi ne ate Kohe na erdhen “Kosovaret ” e pare qe gjoja Iken nga Persekutimi Serbomadhe, disa prej tyre u Vendosen dhe Shperndane per Banim ne Disa Konvikte ne Shqiperi…por eshte me se e VERTETE; NGA verifikimi qe Beri SIGURIMI I SHTETI Doli se Ishin Serbe qe dinin Shqipen ose edhe Kosovare te Agjentures SERBE; PRA TE sHITUR.
5-Gjithe Shqiperia ishte gjithe sy dhe Veshe, nga zhvillimi i Ngjarjeve ne Kosove, biles Heroj Legjendar Mehmet Shehu ne ate Kohe Kerkoj nga Enver Hoxha qe te Nderhynin Ushtarakisht ne Kosove,pra Shqiperia ishte e Pregatitur dhe MBESHTESTE Vellezerit KOSOVARE;ne te Drejtat e Tyre..
Distancohemi nga Shkrime qe kerkojne te Percajne Marrdhenjet Ndershqipetare, ky “Shkrimtari” I Mesiper eshte nje Vegel ne Duart e SERBEVE..
Keni fatin qe jom i lindun 1995 e jo ne 1975 se jav kisha kallxu venin shipecave bre deknit jav qifsha ja keni kthy shpinen Jugosllavis qe ju ka majt buk e ka kqyr me ju bo njerz se shipecave pa ja qi ropt cyk sakice mas kreje nuk merr vesh
@Kosovari qerkez, ti na i kishe honger cart te gjithve, kurse bishtin e sakices do ta fusim
ne bythen e zeze turko-qerkeze qe ke, huuuuuuuup qerkez muti!
Enveri ka qene gjithmon ne kontakt me kosoveret per realizimin e endrres se tyre Kosova Republik dhe pastaj vetevendosje ,qe e lejonte kushtetuta e YU si ndodhi me republikat tjera.Pasi kjo nuk u realizua pasi ndryshuan kushtet po te njejtet njerez te pregaditur nga regjimi i Enveri kapen armet dhe erdhen ketu ku eshte sote Kosova.
Shqipetaret e kosoves u ngriten,per te drejtat er tyre,per poshterimin qe po i bente sistemi jugosllave shqipetareve,qdo kund ne qdo pore te sitemit jugosllave shqipetaret nenqmoheshin.poshtersoheshin,u mohoej e drejta per te jetuar siq jetonin popujt e tjere ne JUG.Statusi jurudiko kushtetues ishte i pa knaqshum per shqipetaret ne ish federaten jugosllave,shqipetaret shfryetzoheshin ekonomikisht TREPQA,prodhonte beogradi ndertonte,maqedonia dhe mali i zi furnizoheshin me rrym nga kosova,dhe asnje leverdi per popullin e kosoves,me nje fjale shqipetaret ne jugosllavi shiheshin si njerez te dores se dyt,trajtoheshin si te tille,hiq nje elite qe kish shitur shpirtin tek djalli,shqipetaret kishin edhe nje memorje te historis,dhunen,maskarat,debimin,burgosjet qe ju ben popullit ne kohen e RANKVIQIT,dhe kjo e ndihmonte LEVIZJEN PERPARIMTARE te kosoves qe ti mobilizoje forcat dhe te ngrihet kunder jugosllavise,ata donin te funtin jazin e perqarjes mes kosoves dhe shqiperis,e perdornin termin ALBANCI U ALBANIJU,SHIPTARI U JUGOSLLLAVIJU(Qe don te thonte,se shqipetaret né jugosllavi skan asgje te perbashket me shqipetaret ne shqiperi)Term ofendues per shqipetaret,qe edhe sot nuk u heqet ,nje pjese kogjo te madhe te popullit te kosoves jan nostaligjk te kesaj vie,vetum se sot ka marr terminologji ma moderne,kosovarizimi,nuk eshte shqipetari,ksaj teze mese shumti i bie LDKja-LKJa e sotme,.dhe ky historian gjerman qenka ne vijen e njejte,sa i perket vlersimit te situates se shqipetareve ne ish jugosllavi.ne akoma nuk e vleresojme rrolin e shqiperis si shtet,po mos te ishte shqiperia,po mos te egzistone shqiperia,sot ne ne trojet e ish jugosllavis ku ishin shqipetaret sdo flitej fare SHQIP.siq ka ndodh me shqipetaret ortdoks ne maqedoni,pra shqipetaret e kan ditur fort mir se qka kerkojne dhe qka duan,por ky far gjermani qenka i rrymes se OLIVER SHMITIT,rrym jugosllavo-sllave.
ADN I KUQ
no koment
jugosllavia ishte superfuqi ushtarake ne rajon dhe me gjere.nje lufte me te nuk e di si do dilte,por dhe nje buf duhet ta kuptoj se dhe greqia nuk do rrinte me duar ne xhepa .keta te fundit per 150 vjet kurr nuk kane ndenjur kot per kete ceshtje ashtu si dhe sot,me ushtri te rregullt ose paraushtarake ashtu si ka bere historikisht.
Jam deshmimtare e viteve 1980,,81 82 e deri me sot qe jetoja deri ne fund te vitit 1990 ne token shqiptare e rrethuar me tela korenti per te mos kapercyer kufirin vellezerit shqiptare kosovare !! E cuditshme se kete gardh me tela duhej ta kishte bere shteti i Titos qe te mos kishin lidhje e takime shqiptaret e e ndare ne dy shtete !! Por ky fakt e turp I mbetet shtetit ame qe udhehiqej nga nje maniak e sadist si gjirokastriti enferr !! Duke ndjekur per vite e dekada stacionet tevizive te ish-Yugosllavise pervetsova dhe gjuhen e tyre !! Ndihma e pare ishte dhe nga mesimi i gjiuhes ruse qe na servirte shteti i atehereshem !! Nderhyrja e Shqiperise ne zgjimin ,orjentimin e daljen ne protesta ne vitin 1981 nje vit pas vdekjes se Titos ( dhe pse jo nje vit para vdekjes se tij lind pyetja vetevetiu ???) ) ka qene de fakto ,e de juro me ndihmen e perkrahjen e superfuqive !!! Ishin pikerisht keto superfuqi se bashku me Gjermanine perendimore qe syte e gjithe vemendjen e kishin drejtuar nga lindja ,,nga Polonia !!! Ceshtja kosovare nuk ishte ne axhenten e tyre ne ate vit ,madje as pas nje dekade ,,por pas shume viteve sic i dime mire ne se kur u zgjuan nga gjumi letargjik keto superfuqi !! Dikush kundershton hapur nderhyrjen e Shqiperise ne trazirat e kosoves ,por ne shtetin fqinj jo pak deshmi kane ku grupe te ardhur nga Shqiperia jane kapur me materjale e arme e keto njerez ishin oficera e ushtarake , me indetitete te sakta ,banore te qyteteve te Shqiperise !!! Jo qellimisht ceshtja e Mehmetit lihet menjeane kur flasim per trazirat e vitit 1981 !!! Kur e verteta eshte se ai u eliminua vetem se planet e tij e te eprorit te tij nuk perputheshin !!! A do te dalin ndonjehere keto dy mendimet mosperputhese qe kishin dy kokat e atij shteti monist ????? A do te mesojme se kush ishte per dalje e perkrahje publike ,ndoshta dhe arrtje ne atakim ushtarak ne kufirin verior ,,nga keto dy koka ,,????? Apo jane sekrete shteterore e do te duhen dhjetra e shekuj ndoshta te dale e verteta !! Tash te diskutojme bilancin ushtarak te dy shteteve ,sot eshte nje mendim e nje femije sepse mendoj se po te kishim arritur ne ate shkalle superfuqite mund te mos rrinin duarkryq e ne se rrinin e mira do te ishte ne anen tone qe me se fundi pas dekadash diktature e mbyllje hermetike do te kuptonim se ka nje jete tjeter me te mire ,te lire e pa shtypes e duke qene te armatosur do ti kthenim tytat e armeve nga Tirana shtypese e popullit te saj !!! Tash qe mendoj ,i jap plotesisht te drejte superfuqive e Gjermanise qe nuk pranuan asnje ndihme e perzirje publike ( se lidhje sekrete me dikastere te ministrise se brendeshme e agjente te saj sa te duash e si te ishte puna e rastet ) sepse pergjigja e tyre ka qene ; —” Shikoni te mirembani ,ushqeni e te respektoni te drejtat e njeriut per liri e demokraci e pastaj te keni fytyre e perkrahje nga ne per te ndihmuar kosovaret qe bejne nje jete shume ma te mire se shteti ligjor i Shqiperise !!! Keto fakte mund t”i kundershtoj vetem nje qe ka lindur pas vitit 1990 e jo nje qe ka lindur para viteve 80 -te !!