Policia e Shtetit po kërkon paratë e ish-biznesmenit të naftës në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pasi ai i detyrohet shtetit më shumë se 1 miliard lekë “detyrime të papaguara”.
Nga Lindita Çela
Policia e Shtetit njoftoi të hënën se ka vënë nën sekuestro 1.3 milionë dollarë llogari bankare të biznesmenit Rezart Taçi dhe se po vazhdon verifikimet në 16 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, sekuestrimi i llogarive të Taçit është urdhëruar nga Gjykata e Tiranës, pasi ndaj tij është ngritur akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.
Përveç llogarive bankare në emër të Taçit, policia e Shtetit po verifikon edhe njerëzit e afërm të tij. “Hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet,” tha një zëdhënës i policisë.
Sipas të dhënave të policisë shqiptare, biznesmeni i naftës, Rezart Taçi rezulton i ndaluar në Gjenevë të Zvicrës, pas denoncimit për mashtrim që i kanë bërë dy ortakë të tij. Më parë, Taçi ka qenë prej dy vitesh nën hetim në Shqipëri për veprat penale që lidhen me “fshehje të ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentash dhe mashtrim”.
Pas një hetimi të kryer në vitin 2014 nga policia e Shtetit rezultoi se detyrimet tatimore në dëm të shtetit dhe kompanive të tjera të Rezart Taçit kapnin vlerën e 14 milionë eurove.
Në janar të vitit 2016, prokuroria e Tiranës e akuzoi Rezart Taçin se në cilësinë e ish-administratorit të ARMO i shkaktoi shtetit 1 miliard lekë dëm në “mospagim të detyrimeve doganore”. Sipas këtij hetimi, gjatë 4 viteve të drejtimit të Taçit, në vitet 2009-2013, ARMO nuk ka paguar asnjë detyrim financiar ndaj drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bashkisë Ballsh dhe komunës Qendër, Mallakastër, për taksat vendore, si vendushtrimi i aktivitetit.
“Shtetasi Taçi, në cilësinë e administratorit dhe aksionerit të “ARMO” sh.p.k, ka pasur aftësi paguese për shumat që i detyrohej administratës shtetërore, por në mënyrë të qëllimtë i është shmangur derdhjes së detyrimeve, duke transferuar shuma të konsiderueshme në kompani ose duke bërë tërheqje “cash” në llogari të tij,” thuhet në dosjen që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë për Taçin.
Prokuroria dyshon se ky detyrim nuk është paguar qëllimisht nga Taçi, pasi po në të njëjtën periudhë ai ka transferuar shuma të konsiderueshme parash tek një tjetër kompani e tij, “Taçi Oil”.
“Nga hetimi ka rezultuar se në të njëjtën periudhë kohore kur deklaronte se nuk kishte mundësi financiare, i pandehuri Rezart Taçi i ka dhënë hua kompanisë tjetër të tij “Taçi oil”, si edhe ka tërhequr shuma financiare në vlera të ndryshme. Totali i dhënies hua kompanisë “Taçi oil” dhe tërheqjet “cash” e tejkalojnë shumë e detyrimit që “ARMO” sh.p.k kishte ndaj shtetit,”shton më tej Prokuroria.
Rezart Taçi njihej si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013. Përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blente kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, të cilët e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.
Në vitin 2012, Rezart Taçi qëndroi pas ofertës 850 milionë euro për privatizimin e kompanisë tjetër shtetërore të naftës, Albpetrol, por shuma nuk u derdh asnjëherë dhe kompania nuk u privatizua.
I hetuar në Shqipëri për një sërë veprash penale, Taçi u largua disa muaj më parë në drejtim të Zvicrës. Megjithatë, telashet e ndoqën pas dhe aktualisht Taçi është në hetim pas denoncimit për mashtrim që i bënë dy kompani të huaja, të cilat kishin marrëveshje tregtare me të prej vitit 2008.
Pjesa me e madhe e lekeve jane ne Beograd.
Nusja Serbe di ku ti strehoje parate e Argites.
Ju tahiri mafioz e ka liruar vete ai duhet ishte ndjekur si zagari lepurin edhe ne WC.
Por mashtrimet e manipulimet,pabesia.genjeshtra,hipokrizia jane vazhe vjeter ne shqiperi.Ju, ju duhet nje enver qe sic thote Prof. Dr. Anna Lalajacademic per pranveren e zeze te v. 1956 u shkaun pordhet e u shkulaven ne konferencen e Tirane te gjith diskutantete pasi erdhi enveri nga Vlora duke the gabim na falni e duam partien ,kemi rrezikuar jeten e par partine .mark.leninist, per titon e Jug Japim Jeten,aman na jepin doren edhe nje here.Po kush jane keta ??Jane triamat e xha jahose qe shoket e tyre drejtuan shqiparin me hekeur e me zjarr 50 vjete vodhen ,vrane pushkatuar kurveruan ke deshen kur deshen ne emer te PKSH. PPSH. ne mere partise ,qeverise kuvendit popullore(perjashtime te rralla kur ndonje femer nuk ishte e afte dhe shpifte problem morale duke then fshehurazi Partise me ka kerkuar sex edhe kjo katergori ka mashtrauar ne emer te partise)
Te gjitha diskutimet e pyetaje e bera jane shume (ne kof e tiranes)ekonomike ,jeteiek,politike.demokratike .Por shqiptari esht servil( vllejn e vret per hicgje sajon rrena mashtrime fallsifikime te pa qene e pse nje tjetri i huaje ja luan truallin e shtepeise e ngre ne piramide) .me i madhi .hengri i fjalen ,i beses,cfar te thote sote e mohon neser kjo nuk esht shoqerore,njerzore ,familjare ,Nuk esht e moralshme, turpron veten, familjen, shqoqerin ,fisin, rajonin dhe shqiptarine.
Ruju nga i joti ai ta bene gropen.Enveri te parin vrau Qemal Stafen ,kur e pa se eshte rivalistet me shume aktivitet shkrimat analist.politikan me masovik e hoqi nga skena ne menyre mafioze,Bahri Omarin burrin e moters qe e kishat mbajet me pare dhe staruar ne Ytirane. pastaj Kocin Sejfullan,Grpet e konf tiranes gjenral e admiral starteg deri tek grupet puciste e ekonomiste e mbylli me grupin Curcia.
I ke me letra leket qe i ke dhene Liris qe te shpetoshe nga detyrimet e medha nxire se do kesh letesira