Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës duke vendosur në sekuestro llogaritë e Rezart Taçit.
Mësohet se Taçit i janë bllokuar 1,3 mln dollarë në 16 banka, nga të cilat 600 mijë euro u sekuestruan në llogarinë e djalit të tij të mitur pak ditë më parë pasi nisën të tërhiqeshin shuma të mëdha parash.
Ndaj Taçit rëndon akuza “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ai i detyrohet 14 mln euro shtetit shqiptar.
“Policia e Shtetit ekzekuton urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçi.
Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Tiranë kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë.
Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.
Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar ne Policinë e Shtetit nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”.
Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive (((të tjera))) llogariten në mbi 14 milionë euro..”, thuhet ne nje deklarate.
Bythecjerri nga Kolonja kusurin ja ka dhene kriminelit Berisha.
Po Liries sa bllokoin pse nuk e thoni
Po liria ja fsheu te tjerat
Po Lirise do ja sekuestroni pasurite e vjedhura te ketij populli ,apo sja mban b…a Llalles qelbesire
Shriejni hetimet me te gjitha ata qe ka bashkepunuar,siq eshte kjo foto me ket slonodanken,nuk eshte foto e thjesht,eshte domethenese.gruja e kryekzekutivit,qe kur fitonte ky kriminel ishte ne zenitin e biznismenporfesionit,bile bile shkuan aq larg,saqe thane se e shiten ARMON ME 920 MIL:por ajo prralle nukl u shkoje,u duel ne lendin genjeshtra,pra kjo prokurori e adriatik llalles eshte bere mburoje e kriminelve qe kan rrjepur shqiperin,se po mos te ishte MBUROJA LLALLA;Sigurisht qe shum bashkepuntore te ketije krimineli do ishin sot ne burge,edhe kjo sllobodabka gruja e kryekzekutivit te legjislatures se ma parshme.
1,3 milion dollarë???? Po ju thoni që ky ka 1 miliard