"Corriere della Sera": Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano. Shqipëria është “Kolumbia" e Europës

16 Maj 2016, 12:38Politika TEMA

E përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ka publikuar sot një shkrim me titull: “Droga, gjuetia e  madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”.

“Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli.

“Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë”, shkruan gazeta.

“Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës”, vijon ajo.

“Sipas burimeve investigative- shkruan Corriere della Sera- Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestigjoze  për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjihashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses”.

Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli, si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

“Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur”, shkruan e përditshmja italiane.

“Kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më.

E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëdve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumentave të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit”, shkruan gazeta italiane.

15 komente në ““Corriere della Sera”: Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano. Shqipëria është “Kolumbia” e Europës”

  1. Andreas says:

    Sa te poshter keta talianet! me siguri qe e bejne per te asgjesuear konkurencen e forte qe i ben shqiperia me turizmin!

    1. Illyrians says:

      Heret a vone gjerat do ndryshojne edhe per shqiptaret dhe Shqiperine, eshte shume e sigurte, kurse vetem nje gje nuk ndryshon ne kete bote, byth..irlleku i ju grekqirave.

      1. Andreas says:

        Bravo! I dhjere por krenar!

        1. ben says:

          Pyetja eshte
          Se pse rilindasit ne nje vend pune si ky I balilit drejtor transporti nuk vendosen nje socialist nje njeri qe do ti hynte ne pune ajo rroge?
          Pa do merte ne pune dhe ca socialiste te tjere.
          Pse kaq shume mosperfillje per ata qe I votuan?
          Pse kaq shume urejtje ndaj shtreses ne nevoje?
          Pse kaq perulje dhe neneshtrim ndaj te forteve dhe trafikanteve ?
          Sa per trutharet qe mendojne se italianet anglezet greket belget e gjermanet na kane inat se jemi te zote jane thjesht nje rast I pashprese budallalleku qe per fat te keq nuk e trajton as mjekesia. (Cmenduria edhe mund te sherohet budallalleku del me shpirtin)

      2. undefined says:

        Injoranca e shqishqipfolesve e ka zanafillen shume me heret se pushtimi Otoman. Pikerisht kjo nder arsyet qe sot krahasohemi me Kolumbine, nje krahasim i padenje dhe jo i sakte kur duhej permendur Afganistani ose ndryshe duhej thene Al-Albanistani.

  2. arber says:

    PO THUAMA SA STA KAM THENE ,PO PSE NUK SHIKOJNE VETEN E TYRE PO NA CAJNE BYTHEN NEVE ,ZANATIN ANDEJ E MOREN, E MALLIN ATYRE PO JAU COJNE,MOS KA NE MES PAK XHELOSI QU SHQIPERIA PO NGRE KOKEN ,MOS HARROJME QE EDHE ITALIANET PARATE ME PISLLEQE I KANE BERE,OR TUNG

    1. temp says:

      Harron dicka. Ato para nuk i vuri populli por mafia Italiane. I nxorren nga pislleku dhe i harxhuan shu sic i nxorren ne pisllek. Sot e kesaj dite Italianet nuk po mundin qe ta heqin imazhin e Mafiozit, per zonat e tyre jugore. Eshte kjo nje nder arsyet qe nuk investojne ne jug te italise, e cila ka mbetur aty ku eshte sot, duke jetuar me therrimet qe perfiton nga veriu i Italise.

      Shtete te tjera qe bazojne te ardhurat nga narkotika jane Pakistani dhe Afganistani.

      O do te kesh nje shoqeri te paster qe e mbeshtet zhvillimin dhe rritjen ne pune, shkolle, dituri, ose nje shoqeri qe e rrit brezin e saj duke prodhuar e shitur narkotike. Te duja bashke nuk shkojne. Zgjidh.

  3. Dori says:

    Dmth me 100 kg hashash fitohen 7.000 euro?
    Qenka pune kot, del me humbje. Vetem karburanti i gomones, paga e transportuesve etj kushtojne 7.000 euro.

    1. i larguari says:

      Dori, ne kopesht je ti apo ke mbaruar nuiversitetin Kristal ne Tirane qe nuk di te shumezosh akoma??
      100Kg x 700 euro = 70,000 euro

    2. Rrofte analfabetizmi funksional says:

      O Doriiii pa sa e ke pasur matematiken? 700X100= 70.000 euro.

  4. casa nostra ndragheta ku eshte drejtesia italiane ???? says:

    pffffffffffffff ne spanje behet kerdia vijne me tolenata nga amerika e jugut e nuk flet kush se atje eshte spanje edhe skane byth te flasin ne hollande po ashtu edhe atje me keq se ns qhiepri keto gazeta antishqiptare me ne krye grekoqirat e janulles i nxijne emrin shqiperise…..se ne fakt ne itali a thua ka me drejtesi me te mire ……… gazeta leshi eskobari i ballkanit ak me maife me te forte se casanostra edhe ndragheta atehere lind pyetja ku eshte derjtesia edhe policia italiane ???

  5. Shushica says:

    Ka lagje të tëra në Napoli ku policia italiane nuk guxon të hyjë , dhe në se kërkohet të arrestohet ndonjë person në kërkim, mbi kokat e policëve fluturojnë tenxhere, pjata, tiganë , kusi …..Kêta të Korieres janë miqtë e Berishës dhe të Lazaratit,, der dje ata nuk dinin gjë , ata këndonin…

  6. Anna Kamp says:

    Atehere sipas Corriere della Sera i bie qe Italia te jete Kolumbia e Madhe e Europes!!!!!!!!!!! Kesaj i thone te ngrihet i “dhjeri deri ne gryke” e t´i thote tjertit: ej sa i dhjere qe je. Kjo lloj llogjike nuk hahet fare!

  7. bobi says:

    Pune konkurence eshte, mafja spanjolle italiane greke paguajne gazetat e tyre per ti bere problem shqiptaret dhe te vazhdojne vete te qete. Pse nuk shikojne sa ton hashash jan bllokuar ne spanje qe vjen na maroku, vetem para ca muajesh u kap ne sevilja 40 ton hashash apo ne nje fshat ne katalunja vjet u korren 5 hektare hashash qe ishin mbjelle ne qelle te hapur ne ullishte, nuk po them pastaj ligjet qe deri ne 5 rrenje nuk te denon njeri. Apo neper sera dhe fabrika te braktisura behet nami me te mbjella. A kjo evropa kurve me te futur na e ka ne shqiptareve per te punuar sna lejon ca pislliqe bejne vete duan te na i faturojne ne shqiptareve, jo se ne jemi te paket po perpara mafjes italisne dhe spanjolle jemi amatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje