Andrea Stefani ka hequr një paralele në kohë, pas bojkotit që Sali Berisha i bëri takimit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, me grupin parlamentar të PD-së.
Sipas tij, ky bojkot të kujton atë të Enver Hoxhës, që nuk mori pjesë në Konferencën e famshme të Mukjes.
“Nuk është rastësi që Sali Berisha nuk vajti në takimin që ambasadorët Vlahutin dhe Lu bënë me grupin parlamentar të PD. Kuptohet, jo se kishte shumë punë të tjera. As se i kish takuar edhe më parë të dy ambasadorët. Mos-shkuarja është një taktikë për t’i bishtnuar angazhimit në favor të reformës, për të lënë edhe një mundësi të fundit, një shteg për të justifikuar mos-votimin e saj “nesër”.
Incidenti përveçse ilustron situatën e pashpresë ku e ka futur veten Berisha, si edhe zemërimin e tij me ambasadorët që e shpreh zakonisht me arrogancë, ofron edhe një ngjashmëri me një tjetër situatë të ndodhur në vitin 1943. Edhe atëherë shtrohej çështja që rivalët politikë (“Fronti” i udhëhequr nga Partia Komuniste dhe “Balli” i kompozuar nga rryma të ndryshme nacionaliste) të bashkëpunonin për të luftuar kundër pushtuesve fashistë. Por meqenëse palët nuk po arrinin atë bashkëpunim (njësoj si sot për reformën në drejtësi) në lojë u futën edhe misionarët britanikë që nxitën organizmin e një konferencë mes të dy palëve e cila, u zhvillua në fshatin Mukje.
Eshtë interesante të vëresh se në atë takim, ndërsa “Balli” u përfaqësua me disa nga figurat më të shquara të tij, ndër ta edhe me kryetarin Mithat Frashëri, nga Partia Komuniste nuk mori pjesë shefi i saj Enver Hoxha. Përse? Sepse konferenca ishte e parëndësishme? Përkundrazi, ajo do trajtonte një nga problemet kryesore që preokuponin Enver Hoxhën. Por pikërisht për këtë shkak, Hoxha nuk vajti në Mukje.
Disa historianë e quajnë gabim të Hoxhës mos-vajtjen, një peshim të gabuar nga ai të rëndësisë së “Mukjes”. Por disa të tjerë e kanë rrokur më saktë thelbin e mungesës. Hoxha nuk donte të ndodhej në atë tryezë ku argumentet për të refuzuar bashkimin mungonin. Jo, Hoxha nuk donte ta vinte veten në një pozitë të tillë që demaskonte dëshirën e tij të fshehtë që bashkimi të mos arrihej. Prandaj zgjodhi t’i kish duart e lira. Për çdo rast. Nëse arrihej një marrëveshje e pranueshme për ambicien e tij për pushtet, ai do ta pranonte “Mukjen”. Por nëse prej saj dilte një vendim që rrezikonte ambicien e tij që me një të shtënë të vriste dy zogj pra, që luftën për çlirim ta shndërronte edhe në revolucion për marrjen e pushtetit, atëherë do ta hidhte poshtë, sikundër edhe ndodhi, duke fajësuar të deleguarit e PKSH.
Ishte një lëvizje dinake dhe shumë e ngjashme me këtë të Berishës sot, për mosvajtje në takimin me ambasadorët. Kjo mos-vajtje, tregon se Berisha kërkon t’i ketë duart e lira në qëllimin e tij të fshehur keq, për të sabotuar çdo konsensus të mundshëm në favor të reformës. Eshtë ironike por edhe misioni britanik që synoi në vitet e luftës arritjen e një bashkëpunimi mes të majtës dhe të djathtës, quhej “Consensus”, një konsensus që palët në Shqipëri nuk po e arrijnë as pas rreth treçerek shekulli. Dallimi është se, këtë herë, ai që po imiton taktikat përçarëse të liderit komunist, është lideri historik “demokrat”, ajo që po imiton të “majtën” e djeshme është e “djathta” e sotme”, shkruan Stefani për gazetën Dita.
ENVERIT ti rruani at mikun ju kurva e legena se as ke bolet nuk i afroeni per ndershmeri e patriotizem hajdut dhe antishqiptar te degjenerum.