Jozefina Topalli thotë se Shqipëria është “në gjendje alarmante, dramatike” dhe se opozita është e pafuqishme.
Topalli thotë në një intervistë për gazetën “Illyria”, se ekonomia e Shqipërisë ka rënë, se po ikin investitorëët, se po mbyllen vend të punës dhe se qytetarët braktisin masivisht vendin.
Ajo shprehet se mungesa e së ardhmes dhe shpresës nxiti ikjen e 100 mijë shqiptarëve dhe aplikimin e më shumë se 200 mijë të tjerëve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo thërret me të madhe se ata nuk mendojnë se ardhmja e tyre, e fëmijëve të tyre, mund të ndërtohet në vendin e tyre”-thotë ajo.
“Si kurrë më parë në histori me ish-policisë, ish-gardianë burgjesh dhe persona që kanë pranuar se kanë qenë të përfshirë si të dyshuar në veprimtari kriminale, prostitucion, drogë apo vrasje”, thotë Topalli.
“Ka qenë një situatë e paimagjinueshme, – vijon deputetja Topalli, – nëse flisje 20 vjet më parë që në Kuvendin e Shqipërisë të ulen njerëz që pranojnë me gojën e tyre që janë vrasës, bosë të trafikut të qenieve e njerëzore apo njerëz që në mandatin e deputetit marrin armë dhe qëllojnë në komisariatin e policisë. Është tragjike kjo”!
Reforma në drejtësi është kyçe për partnerët ndërkombëtarë që Shqipëria të ecë me eurointegrimin, por veçanërisht për të shkundur sistemin dhe shoqërinë.
Raportimet se ajo nuk është pajtuar me rolin e ambasadorëve, deputetja i quan të pasakta, por sepse siç thotë “ashtu i kanë servirur” e jo se janë qëndrime të saj:
“Kjo situatë që me sa shoh unë, në gazeta është pasqyruar në mënyrë jorealiste ose si mund t’i pëlqente apo interesonte dikujt brenda forcave politike.
Nuk kam qenë kurrë kundër reformës dhe ndoshta as opozita nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe.
Është për shkak të qëndrimit të opozitës që kemi arritur në një draft opinion të Komisionit të Venecias, që paraqet parimet bazë ku duhet të mbështetet ndryshimi.
Nuk është thjesht reforma në drejtësi. Kjo është reformë kushtetuese, sepse me ndryshimet që do të bëhen, preken artikuj të tërë të Kushtetutës.
Ndaj njerëzit e angazhuar duhet të ketë njohuri që të ruajnë parimin e barazisë. Po ashtu edhe sepse ndryshon arkitektura e institucioneve, duhet që këto parime t’i shtrijnë në draftet që do të paraqesin.
Sistemi i drejtësisë është një një moment që ka nevojë për ndryshim imediat.
Por, kjo nuk mund të më çojë që të pranoj draftin e përgatitur nga qeveria, sepse siç e vërtetoi koha, u rrëzua nga Komisioni i Venecias.
Ambasadorët jashtëzakonisht që kanë qëllimin e mirë për të ndryshuar për mirë gjërat. E vetmja vërejtje që unë kam bërë në grupin parlamentar, e kam thënë në Kuvend dhe do ta them, është pyetja se si ka mundësi që në 25 vjet nuk ka ndodhur asnjëherë që ambasadorë të huaj të kërkojnë të vijnë në mbledhje grupi?!
As në 125 vjet, as në 100 vjet nuk e kanë bërë! Por, është e pazakontë për shkak të një situate alarmante, dramatike ku ndodhet vendi”.
Mirëpo ndonëse me arsyetimin se të zëvendësosh Sali Berishën në krye të PD-së, është shumë e vështirë, me kritikë e vëren drejtimin e opozitës nga kryetari i ri Lulzim Basha.
Ajo pranon se pas dy mandateve në pushtet, ishte “fare normale” kthimi në opozitë, sepse “vendi kishte nevojë për qeveri të re”.
Por, për zonjën Topalli “gjërat janë rrokullisur në mënyrë të frikshme” dhe “njerëzit janë zhgënjyer nga pritshmëria që kishin dhe realiteti ku janë”.
“Opozita ka pasur të gjitha shanset për ta kapitalizuar këtë pakënaqësi dhe për t’i dalë zot interesit të qytetarëve dhe interesit publik. Opozita, kryesisht zoti Berisha dhe disa deputetë bënë një betejë të rëndësishme për procesin e dekriminalizimit”-thekson ajo.
Bushtrat PD v Bishat PS = KANCERI LSI
Znj.Topoalli.Shqiptaret nuk do e sjellin kurre PD-ne ne pushtet nese kjo parti nuk pastrohet dhe distancohet nga “Trusti i Geshtenjave te Tropojes”!!Nese ti vazhdon ti besh Hosana Salu Berishes,mos shpreso voten e Shqiptareve!!Nese nuk e kupton kete,me e pakta je Naive.Nese ben sikur nuk e kupton,at’here edhe ti je pjese e “Trustit” Bandito-Kriminal!!Zgjidh e merr!!
Fajin e ka Saliu. Po ti trego pseudonimin qe ke pasur dhe sa veta ke marre ne qafe o dizeniatore.
Ishe ti me Patozin moj Zonje,qe nuk guxuat te garonit per fronin e Berishes(anormale per politikan karriere),
ju qe nuk patet bythe dhe ambicje,ata qe sulmoni me se shumti Bashen,sulm qe ne gjuhen politike konvertohet ne
perçarje.Ju te dy duhet te heshtni,sepse edhe ate pak shprese opozitare qe ti e quan pafuqi,ti dhe Patozi e
keni mbytur fare.Ty te ka mbetur ora tek Berisha, Patozit tek Olldashi.Shenje kjo,qe tregon se te dy nuk keni
force personaliteti dhe ambicje politike,por jeni mesuar te rrini nen hijen e dikujt.Po vajtoj pa fund pa shrese…
Sa per opoziten e pafuqishme.Opozitat kan qene gjithmone te pafuqishme,sepse i disfavorizon sistemi qe ju
vete keni ngritur,sistem qe shkel mbi ligjet.Ishte ky sistem qe detyroje PS te afroi kriminelet per te marre
pushtetin(ashtu si keni bere edhe ju),ndryshe nuk ndodhte rrotacioni.Asnje ndrrim nuk ka qene i paster dhe
demokratik deri tani.Pra,Rama ju pergjigj po me te njejten monedhe.Kjo ishte edhe fatkeqsia e rralles.
Ju jeni opozite e pafuqishme,sepse nuk ofroni asnje zgjidhje bindese,por keni si alternative vetem permbysjen e pozites.
Po me me pas?Megjithese nje situate e veshtire ekonomike dhe sociale,prape se prape nuk e favorizon opoziten.
Opozita nuk posedon moralin e duhur qe ta kapitalizoje kete pakenaqesi,sepse jeni po ata qe ju hodhen poshte me
vote 1 milion shqiptare.Po te ishte PD ne pushtet,do te ishte po e njejta gjendje.Te kerkosh te keqen vetem jasht
vetes ,nuk ngjall shprese tek te pakenaqurit me qeverine Rama.Eshte e veshtire,teper e veshtire qe te pranosh
qe e keqja vjen nga aty ku flitet per te keqen.Pa u zbythur garda vjeter(ku ben pjese edhe ti moj Zonje e konsumuar),
nuk ngre koke PD.Prandaj,hapni krahun sa nuk eshte vone,se jeni bere bajat.
Zonje, perse opozita s’ka fuqi?….Thuaje, apo s te vjen ta thuash.Asnje analize nuk u be, si per humbjen e pare, ashtu dhe per te dyten.Hajdutet jane po aty, horrat jane po aty, arrogantet jane po aty.Ta kesh te qarte ne mendje, populli nuk ju ndjek.Mos e shani popullin.S eshte pune pendimi apo kerkese te faluri edhe brenda radheve te Partise.Duhet te ishte zbatuar doreheqja e pergjegjesve.Si modeli Berisha ka pasur ne cdo rreth, qark, bashki, komune.Duhet te kishin dhene doreheqjen dhe te lironin partine nepermjet zgjedhjeve te lira dhe jo farsave.Vetem atehere populli do t ju shkonte prapa.Keni pasur mjaft engjuj brenda saj, po i keni larguar.Dhe ti keshtu ke vepruar.Ikni.Lereni partine ne rrjedhen e zgjedhjeve te lira.Ndryshe do te vazhdojme te vuajme gjate nga kjo rilindje e degjeneruar gjer ne palce(keshtu ka qene edhe para ardhjes ne pushtet)Humbja ka qene katastrofe.Nuk mund te kalohej aq lehte.Pastroni radhen nga horrat, hajdutet, injorantet, dhe pastaj do te shihni si do te vije fitorja.Jam ne dijeni sec ka ndodhur dhe po ndodh.Dhe per veprimet e tua driteshkurter prej sherbetoreje.Mos u mundo te shfaqesh deshiren per te marr flamurin e drejtueses.Ke bere shume gjynahe, jo vetem ne Shkoder.S dihet!…Kur te kem ndonje rast keto dhe shume te tjera do te t’i them ne sy. Chi sbaglia, paga.