Clinton vs Trump nuk është një betejë e lehtë, të paktën duke parë rrethanat. Kështu mendon Philip Wallach që ka analizuar pikat e dobëta dhe të forta të dy kandidatëve që janë thuajse zyrtarë për zgjedhjet presidenciale.
“Përplasja është thuajse e përcaktuar. Clinton do të përballet me Trump në zgjedhjet për president të Amerikës. Janë të pakta surprizat e pritshme, si për shembull futja në garë e një kandidati të pavarur ose i një partie të vogël. Trump ka shumë punë për të bërë nëse do të zgjidhet president, por shanset e tij janë gjithmonë në rritje. Njerëzit mendojnë se Hillary do të fitojë lehtësisht përballë Trump dhe kjo bazohet kryesisht nga sondazhet që e japin favorite ish-Zonjën e Parë. Trump e nis garën si një ndër kandidatët më pak popullorë në gjithë historinë e zgjedhjeve amerikane. Por të mos nxitohemi për t’i dhënë Clintonit çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Beteja do të jetë e gjatë dhe e egër. Ë gjtihë e njohin paparashikueshmërinë e Donald Trump dhe aftësinë e tij për të surprizuar në çdo moment duke përmbysur gjithçka. Unë mendoj se ka të paktën tre faktorë që mund të përmbysin kuotat dhe të shpallin Trump president”, shkruan analisti i njohur Wallach në Uashington Post.
1.Shqetësimi lidhur me fanatizmin nuk ndikon dhe aq shumë te zgjedhësit.
Deklaratat e guximshme të Trump kanë bindur shumicën e votuesve se ai ka humbur garën pa nisur ende. Mendohet se Trump do të humbasë në zonat ku ka minoranca si hispanikët etj. Ndoshta, Por duhet pasur parasysh diçka. Racizmi iTrump nuk është ai tipik. Trump deklaron me zë të fortë “ne kundët tyre”, një frazë që amerikanëve edhe mund t’iu pëlqejë. Amerikanët “normalë” identifikohen me këtë “ne” dhe refuzojnë kozmopolitanizmin e elitës. Kjo mënyrë të menduari e Trump nuk duhet domosdoshmërisht t përcaktohet si racizëm, dhe më vonë mundet që t’i kthehet në favor.
2.Trump është shumë i aftë për të përcaktuar kufijtë e betejës.
Përsa i përket stilit, ose mungesës së tij, Trump ka detyruar gjithë rivalët të ndjekin shtegun që ai u tregon për t’i “masakruar” më pas. Ashtu bëri me Ben Carson, me Ted Cruz, John Kasich etj. Ai bëri të mundur që të gjithë ta shohin botën në mënyrë gjithmonë e më shumë “trump-iane”. Në të kundërt, Hillary qoftë në 2008 qoftë edhe tani, ka lënë kundërshtarët që të vendosin rregullat e lojës. Kjo do t’ia vështirësojë patjetër shumë përballjen me Trump.
3.Clinton do jetë e detyruar të mbrojë status-quonë e saj
Demokratët nuk duhet të jenë shjmë të sigurt që zgjedhjet do të jenë si një referendum pro apo kundër Trump. Nëse do ishte kështu, Clinton do fitonte lehtësisht. Por Trump do të paraqesë para zgjedhësve: Trump, Amerika mbi të gjithë, apo Clinton, gjithmonë e njëjta politikë. E paraqitur kështu, Clinton do të humbiste shumë pikë, ndaj i nevojitet një strategji e fortë. Pika e fortë e Clinton është se ka qenë një Zonjë e Parë e fortë, por dizavantazhi është se kjo e bën atë një politikane “të konsumuar”. Dhe pikëirsht këtu do të sulmojë Trump, ndoshta duke kujtuar edhe skandalin e famshëm seksual të bashkëshortit të saj…
Megjithatë asnjë prej këtyre pikave nuk e bën Trumpin fituesin absolut, por i jep disa avantazhe të qarta, që Clinton duhet t’i përmbysë deri në fillim të nëntorit./ Përgatiti Amarildo Lumani
Ku do veje trapi gjati pastaj !Ja re sterfyell!!Do t`i thote Miku im Trump?
Nje arsye se pse duhet te fitoj Trump eshte qe
ti qesh fytyra shqiptareve se Trump shpallet President
i SHBA ne Shqiperi do shpallet ne kerkim Edi Rama
e bastardet qe i vijne pas…
ti kari edit i ngjan shume trampit
KariEdit mire qe e kuptoni qe ne popull jeni te mbaruar te marre fund nuk vini kurre me ne pushtet me vota ne kete pike e keni katandis PD, prandaj i varni te gjitha shpresat te nje fitore imagjinare e Trampit qe as i rruhet fare te merret me Edkarin,Salikarin,Ilirkarin apoLulkarin.
Do te shkoje perseri per vizite ne Shtepine e Bardhe…
Tramp po perpiqet t’i zbute traplliqet qe ka shprehur, kete te drejte e ka edhe “I gjati jone”, i cili i paraqet te shkurter ata te botes.
Trump kunder trapit bojaxhi!
po nk ka nevoje te zgjdhet Pesdent Tmp qe te tall me ndeen me kete te Gjatin tone..ai po te doje keshtu si eshte e ben shume lehte ate pune…por ai nuk meret me mizat….si i thone nje llafi
Jo te gjithe Republikanet jane te liq , por te liqte jane Republikan.
Te jeni te sigurte se edhe nese fiton Trump ka per ta vleresuar njesoj si Obama Ramen sepse ai eshte nje njeri i suksesshem me aftesite e tij ne Amerike dhe si i tille vlereson njerezit me personalitet e qendrime te qarta dhe jo bytheperdredhurit meskine , te paafte e frikacake qe rrembejne flamurin gjithmone mbasi beteja ka perfunduar.Trump eshte shprehur per disa qendrime antishqiptare te rendesishme keshtu qe Rama natyrshem do te mbroje interesat e vendit te tij ashtu sikurse Trump ato te Amerikes. Por Shqiperia nuk mund ta rivalozeje dot Ameriken ne interesa keshtu qe qendrimi i prere dhe pa ekuivok i Rames vetem sa i shton vlerat kryeministrit shqiptar edhe ne syte e vete kandidatit per president te Sh.B.A-se .Kjo gje i bashkon dhe nuk i ndan si mendoni ju njerezit me mend ne koke. Por ju jeni budallallepsur nga logjika Vicidolase te cilen e mendoni te vetme ne mbare boten.
Trump do fus ne linje prodhimi corapet e kuqe,qe do i titulloje corapet e edit.Parashikohet te beje shume pare nga kjo fushate publicitare.
Sa keq kur flet pa u menduar aq me keq kur ke nje post shteteror!A nuk i shkoi ne mend Rames qe ky Trump mund te behet president?dhe jo president i Gambias ne Afrike por i superfuqise boterore qe ushqen boten dhe mbron boten!