Sëmundja e Spartak Brahos, Muli merr drejtimin e Komisionit të Sigurisë

14 Maj 2016, 18:09Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho prej muajsh mungon në jetën parlamentare për shkak të një sëmundjeje që e ka detyruar atë t’i nënshtrohet trajtimit spitalor.

Ai po merr trajtimin mjekësor në Turqi dhe nuk mund të rikthehet për pak kohë në funksionet e tij.

Bojkoti i opozitës për arsye të ndryshme dy muajt e fundit ka bërë të pamundur thirrjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të cilin mund ta drejtojë, në mungesë të Spartak Brahos, vetëm nënkryetari Flamur Noka.

Por tashmë që opozita i është rikthyer normalitetit parlamentar, ditën e hënë do të zhvillohet pas shumë kohësh mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e deputetit demokrat, Flamur Noka, raporton Report TV.

Në rend dite është parashikuar shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.

7 komente në “Sëmundja e Spartak Brahos, Muli merr drejtimin e Komisionit të Sigurisë”

  1. o shtet byrhqimash ,e zagaresh e sharlatanesh .
    Muli eshte i afte vetem me fshi wc-te jo per ———————–

    1. Edkari says:

      E nqs nuk na kthehet kryetari komisionit
      nuk na u prish gjiza,nje hale me pak

    2. Gano says:

      Nje hale me pak me kete plehren e sigurimit re shtetit

  2. Nakataka says:

    ‘Muli’ eshte pseudonim shume diminuitiv. Spartaku ia ka vene ketij, apo e meriton? Nese po, sipas kujt?

  3. astrit says:

    Muli eshte i afte vetem per te ruajtur delet ne stanet e Novosejes-

  4. Noone says:

    Po serverin e tatimeve muli e zeroi?

  5. Treviso says:

    Muli = me zero. Figura e mulit eshte e pakrahasuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje