Skandali seksual/ Nis fushata zgjedhore në Dibër, Gjiknuri: Veprimet e Xhelilit nuk përfaqësojnë moralin e PS

15 Maj 2016, 09:18Politika TEMA

Pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur fushatën në këtë qytet për zgjedhjet e reja të pjesshme që do të realizohen. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të PSsë në qarkun e Dibrës ishte dje në takim me strukturat lokale të partisë.

Ndërsa Partia Demokratike përfaqësohet me Edi Palokën, i cili ka mbledhur strukturat e opozitës në këtë njësi administrative. Sipas Kodit Zgjedhor, neni 10, që parashikon rastet e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarit të bashkisë, thotë se zgjedhjet e ardhshme të realizohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Kreu shtetit duhet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme brenda 48-orëve nga vendimi i qeverisë.

Fushata Gjatë takimit të Gjiknurit me strukturat e PS-së në Bashkinë Dibër u mor në shqyrtim skandali seksual i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Gjiknuri tha se PS-ja distancohet nga Xhelili dhe se duhet ndarë individi nga partia. “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje, raporton panorama. 

Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’u qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh Gjiknuri. Ministri i bëjë thirrje Prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund.

“Qytetarëve të Dibrës iu kërkojmë ndjesë, por njëkohësisht iu bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, tha ai. Ndërkohë që, nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi e cilësoi të turpshme video-skandalin me ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

“Doli që drejtimi i duhur i Rilindjes nuk ishte aspak drejtimi i duhur. Dibra e solli rastin të jetë prova e parë që do të tregojë edhe se sa është e gatshme që kjo maxhorancë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por, jam i bindur që Partia Demokratike është e gatshme të përballet dhe të fitojë”, tha Paloka.

5 komente në “Skandali seksual/ Nis fushata zgjedhore në Dibër, Gjiknuri: Veprimet e Xhelilit nuk përfaqësojnë moralin e PS”

  1. beso says:

    Shukriu, o shokë Shukriu, poshtë e vuri, por dot se qiu…

  2. Taras says:

    HA HA HA

    SA PER TE QESHUR..

    MORALI I PS= BORDELLO

  3. Goni says:

    A e mbani mend shamikuqen e kamzes me simbolin e PD Xhelalin. A e mbani mend reagimin e PD? Ky eshte ndryshimi

  4. Nexhmie Hoxha says:

    Po kush eshte morali juaj more djalosh???? Do propozoni ndonje brekegrisur tjeter ??? Mos u lodhni kot, pas kesaj qe ndodhi, Dibren nuk e merrni dot, pasi tashme keni künder edhe socialistet.
    Kopil i madh eshte treguar ai, qe inskenoi kete “te futme”. Bravo i qofte, j’ua futen shume bukur.

  5. al says:

    Nuk perfaqeson moralin e PS por eshte zgjedhur nga PS? Ai eshte fytyra e vertete e PS, Damian ose Damian-er na vjen keq por shume Pak ndryshoni nga shpellaret e PD, turp per ju, zgjedhjet po vijne dhe do e merni vesh qe jeni te keqinj sikurse ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje