Një parukiere 45-vjeçare është gjobitur nga Gjykata e Tiranës për kundërshtimin që ka bërë ndaj dy punonjësve të Tatimeve, të cilët do të ushtronin kontroll në biznesin e saj.
Sipas Gjykatës së Tiranës, përveçse i ka ofenduar dhe u ka hedhur në rrugë dosjet e tyre, parukierja O. K. edhe ka kyçur në dyqan për disa çaste një prej tatimorëve.
E pandehura ka mohuar akuzën e ngritur prej saj, duke pretenduar se në të njëjtën ditë ishte kontrolluar disa herë nga tatimorët. Ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes po nxitonte për te vajza e saj e sëmurë, shkruan Panorama.
Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, e pandehura O. K. është deklaruar fajtore për akuzën “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë.
Referuar vendimit të arsyetuar, rezulton se dy tatimorët K. D. dhe G. M. kanë shkuar për kontroll në lokalin e 45- vjeçares rreth orës 19:00 të 23 shtatorit 2015. Lokali në fjalë, që shërbente si floktore, ka qenë në një prej rrugëve pranë qendrës së Tiranës.
Pasi i kanë bërë me dije kësaj të fundit se çfarë përfaqësonin dhe qëllimin e kontrollit, si dhe i kanë paraqitur asaj dokumentet e identifikimit, që tregonin se ata ishin punonjës të Tatimeve, rezulton se e pandehura ka reaguar në mënyrë agresive, duke u thënë atyre edhe fjalë fyese si “ndyrësira” etj.
Dokumentet që ishin lënë prej inspektorëve në tavolinën e ambientit të biznesit, e pandehura i ka marrë dhe hedhur jashtë lokalit dhe më pas ka shtyrë edhe inspektorin K. D. për ta nxjerrë jashtë tij.
“Në vijim rezulton se shtetasja G. M. ka dalë jashtë lokalit për të mbledhur dokumentet e hedhura jashtë tij nga ana e të pandehurës. Në këtë moment e pandehura ka mbyllur me çelës derën e parukerisë, duke lënë brenda lokalit edhe inspektorin tatimor K. D. Pas këtij veprimi e pandehura ka mbyllur edhe dritën e lokalit. Gjatë gjithë kohës e pandehura ka vazhduar të përdorë fjalë fyese në adresë të inspektorëve tatimorë.
Në lidhje me këtë ngjarje, janë njoftuar nga ana e inspektorëve tatimorë shërbimet e policisë dhe eprori i tyre. Në momentin kur kanë ardhur punonjësit e policisë në lokalin në fjalë, ata kanë gjetur të mbyllur brenda në lokal shtetasin K. D. Në vijim, punonjësit e policisë kanë shoqëruar për në komisariat të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje”, rrëfehej ngjarja në vendimin e gjykatës.
Përmes mbrojtësit të saj në gjykim, e pandehura ka pretenduar se dy personat që i janë prezantuar vetëm verbalisht, pa dokument kontrolli, kanë mbërritur në lokalin e saj kur ishte gati duke e mbyllur atë. Sipas avokatit, ky inspektor nuk i ka paraqitur të pandehurës asnjë dokument apo urdhër kontrolli. Dhe ka sqaruar faktin se, në të njëjtën datë, asaj i kishin ardhur disa grupe kontrolli në lokalin e shërbimit të saj.
Dhe, duke iu referuar edhe orës së vonë, si dhe faktit se kishte vajzën sëmurë, ajo i ka kërkuar që të dilte nga lokali dhe të vinte të nesërmen për kontroll. Sipas mbrojtësit, fill pas kësaj bisede, inspektori i Tatimeve K. D. ka reaguar menjëherë dhe nuk e ka lënë të pandehurën që të mbyllte lokalin, por ka kërkuar me doemos kryerjen e kontrollit.
Rrobt ku ti kene tatimoreve ,qe vene ty ose per leke ose per sex,kapni balilat dhe xhelilat mor pisa dhe jo mereni me popullin e thjesht qe nxjerr buken e gojes .
O taksidare e ketij lesh shteti,shkoni merrni taksa tek kompanite e medha me pronare te huaj psh. Kurum qe eshte Turke ka marre dhe nje kredi bankare marramendese dhe tani shpall falimentin.Leket e shqiptareve po luhen me kredite e keqija neper banka,taksidaret shkojne kerkojne lesh te nje floktore.
Rrobt ku ti kene ata “biznesmene” (ne fakt matrapaze) e gjoja biznese qe nuk jane korrekt e kerkojne medoemos vetem te zhvasin e te mos paguajne taksat perkatese.
Tatimoret, a.k.a. “Shushunjat”, nuk jane pjese e forcave te rendit qe sherbejne 24/7. Atehere cfare P e s’emes duan ne 7 te darkes? Nuk prisnin dot sa te gdhihej e nesermja?
Patjeter, kur te na teket ne do I paguajm taksat.. Biles ti themi tatimoreve qe do ikim me pushime dhe te vijne kur ti marrim ne ne telefon.. Te hedhim dokumentat jashte dhe ti mbyllim me kyc ne krye te detyres.. Keshtu zhvillohet ekonomia ne demokraci harroje mentalitetin.. Ju kripsha mendjen..
Ti “mendjendritur”, une nuk justifikova veprimin e parukieres, por vura ne pikepyetje orarin e inspektimit. Nese ti vete te mbarosh hall tek tatimet pas ores 16:30, a mbaron dot pune? Jo, sepse nuk punojne! Atehere c’do nje punonjes tatimor pas kesaj ore tek tatimpaguesi? Ja e gjeten mbyllur parukerine, cfare sipas teje? Quhet shkelje?!! Ta akuzojme se po i shmanget tatimit? Tatimori nuk shkon te vjele taksat, por vetem te kontrolloje dokumentacion! Sepse taksat paguhen ne banke, ose ne drejtori dhe jo kesh tek i pari qe te vjen ne dyqan! Pastaj cfare eshte kjo ironi idiote “kur te na teket do i paguajme”! Po, une dua ti paguaj nje muaj me vonese bashke me gjoben sepse kam nje hall, jam me pushime, apo thjesht keshtu me do qejfi! Kush me pengon? Ti? Me kete logjike qe ke ti, para se “t’u kripesh trute” te tjereve, te keshilloj te besh ca analiza, sepse duket qe s’paske marre Jod mjaftueshem ne femijeri! Edhe hiqe termin optimist se nga mendja dukesh me shume si “revolucionar i dhunshem” ose “bolshevik”!
Ne rradhe te pare duhet thene cjau shkerdhen robt tregtareve hajdute qe nuk paguajne detyrimet .Ne rradhe te dyte cjau qi robt tatimoreve te korruptuar qe vjedhin tregtaret e ndershem.
Jau ka bere mire tatimoreve edhe ti kishte mbyllur ne halet! Cduan atje ne 7 te darkes?