Pakti i heshtur i PD-së për të përjashtuar nga denoncimi i mëkateve në rritje të pushtetit, Ilir Metën dhe LSI- në po ngjall një habi gjithnjë e më të madhe në publik.
Ai kulmoi ditët e fundit me shpërthimin e skandalit të “Eskobarit të Ballkanit”.
Por, edhe pas kësaj historie që mori dhenë në mediat ndërkombëtare, Partia Demokratike e ruajti traditën e vendosur prej disa muajsh për mosfajësimin e LSI-së.
Megjithëse e tërë Shqipëria e di se klani i Balilëve është i lidhur gjërësisht në jug me LSI-në, se ai ka mundësuar zgjerimin e kësaj partie në Sarandë e Delvinë, përsëri nga tribuna e PD-së atë u munduan ti’a veshin Tahirit, Koços dhe Ramës.
Pikërisht kjo tendencë për të fshehur në rastin më të mirë bëmat e Ilir Metës, ose për ti’a vëshur ato, në rastin më të keq, Edi Ramës, përbën edhe enigmën më të madhe të kursit të ri të PD-s.
Lapsi.al kishte dje një analizë se përse PD-ja ka hyrë në këtë qorsokak.
Por, këtu, më shumë sesa arsyet se përse partia më e madhe e opozitës është përfshirë në këtë aksion të pasinqertë, e rëndësishme është të kuptohet se çkosto mund ti japë asaj ky shtrëmbërim i frikshëm i realitetit.
Nuk ka dyshim se PD-ja po paguan një çmim jo të vogël moral duke heshtur për mëkatet e Ilir Metës.
Nuk ka dyshim se kjo heshtje e bren ndershmërinë e opozitarizmit të saj.
Nuk ka dyshim se ajo e rudh parimsinë e të gjykuarit sipas të njëjtës masë dhe të së njëjtës peshë të të gjitha fenomeneve, aq të rëndësishme për një opozitë.
Ky devijim nga komunikimi i sinqertë me publikun nuk e dëmton PD-në vetëm në rënimin e besueshmërisë. Kjo parti, e cila nuk u ngrit dot këto tre vjet në lartësinë e gjykimit kritik të vetvetes, nuk diti të kërkojë falje për gabimet e së shkuarës, nuk dha garanci se do të sillet ndryshe nëse rivjen në pushtet, me sa duket as nuk e ka këtë shqetësim.
Gjithnjë e më shumë PD-ja po e koncepton rikthimin në qeverisje, jo si ringjllje të një historie të re dashurie me publikun, por si një kalkulim pragmatik numrash politikë.
Por edhe nëse është kështu, përsëri loja e pisët që po bën me LSI, nuk rënon vetëm qasjen idealiste, por edhe atë pragmatike drejt pushtetit.
Më mirë se gjithçka këtë mësim Sali Berishës dhe ish ministrave të tij, ia dhanë zgjedhjet e vitit 2013.
Edhe kur hyri në fushatë për to, PD-ja zgjodhi të njëjtën strategji. Megjithëse Ilir Meta e prishi beftas koalicionin, megjithëse partia në pushtet kishte marrë një kosto jo të vogël nga alaenca me të, vendimi i Berishës qe që të pushohej çdo sulm ndaj LSI-së.
Dhe kjo strategji dha frytet e saj katastrofike, kur dolën rezultatet e 23 qershorit. Aty u pa se shumë nga zgjedhësit e PD-së ishin treguar po aq pragmatistë sa udhëheqësia e tyre. Ata e kishin shitur masivisht votën tek Ilir Meta duke i vënë një gur ndërgjegjjes së tyre dhe duke menduar se në fund të fundit loja e mosulmimit mund të pillte përsëri në të ardhmen një koalicion të Berishës me Metën.
Vetëm kur u kuptua se humbja kishte qenë katastrofale, vetëm kur u matën prmasat e kësaj tragjedie, kandidati i linjës jo zyrtare në garën për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, e ktheu në motivin e tij kryesor denoncimin e LSI-së.
U desh që i ndjeri Olldashi të ikte nga kjo botë, u desh që të shihej se LSI po kalëronte më keq pushtetin e Ramës se çkish bërë me atë të Berishës, që me shumë mund dhe sakrificë edhe Lulzim Basha të vinte tek deklarata: “Sa të jem unë kryetar, nuk do të ketë kurrë koalicion me Metën”.
Por tani kjo linjë që triumfoi përkohësisht në PD nuk përmendet më. Ajo ia ka lënë vendin përsëri heshtjes për bëmat e LSI-së.
Dhe ky kthim tek strategjia e parë mund të rrezultojë sërish katastrofal për zgjedhjet e ardhshme. Nëse PD nuk vendos një linjë të kuqe me LSI-në, nëse ajo nuk e artikulon hapur opozitarizmin me të, ajo rrezikohet nga e njëjta rrjedhje votash si në 2013. Sepse nëse udhëheqësit demokratë e zgjasin tani flirtimin me Metën, ata i japin elektoratit të tyre viston e pakthyeshme për të shitur nesër votën tek ai.
Përkëdhelja e iluzionit se Ilir Metën nuk e kemi kundërshtar është pikërisht liçensa që i duhet këtij të fundit për të bërë kërdinë në vathën e PD-së.
Prandaj prishtja e paktit të heshtur të mosulmimit me LSI-në, nuk është vetëm një borxh moral që PD-ja i’a ka shoqërisë, publikut dhe misionit për të bërë opozitë të ndershme.
Ai është mbi të gjitha një detyrim pragmatik që ajo i ka vetvetes dhe besnikëve të saj.
Natyrisht nëse do të shmangë një rrënim si ai i tre viteve më parë.
Lapsi.al
Pse mos te shije KanceriMetaLsi, kur ka plot debila dhe 70% e popullsise eshte ende fshatare me mentaliet mesjetar dhe anadollak.
Meta eshte nje e keqe akoma me e madhe se Berisha e Edrahman Erdogani.
Kushdo qe mund te degjoje qe ky Virus vazhdon dhe do te vazhdoje te jete ne politiken shqiptare duhet te alarmohet, tmerrohet dhe do jete humbja e shpreses per nje Shqiperi te forte dhe perparuar.
Si rralle here pajtohem me kete analize te Bushatit.
…jam dakord qe ish-obezi i shperfytyruar dhe i shtremberuar si i semure me kolere eshte per momentin e keqja me e madhe e shqiptareve sesa Sali serbi qe shqiptaret i treguan vendin. Me Saliun e bashkojne vjedhjet dhe vrasjet sepse Sali qeni i vrau shqiptaret me 21 Janar per te mbrojtur krye hajdutin Ilir Meta. Me Ramen nuk e bashkon asgje. Rama qe ishte shpresa per shqiptaret, ben sikur nuk i intereson pushteti qe ka ne dore sepse e quan te perkohshem dhe nuk po e perdor as per te vene drejtesi.
Rrjedhimisht Shqiperia eshte ne duart shqiptaro-hajduteve te LSI-se dhe shqiptaro-maloke-vrasesave te PD-se…
Nese vertet Ilir Meta e tregon veten trim dhe inteligjent dhe arrin te beje reformen e DREJTESIS ashtu siç duhet bere dhe pse vet ai duhet te shkoj i pari para DREJTESIS Shqiptart e ndershem do ja bejn hallall dhe do ta shpallin mbret, Ilir Meta mund te krijoj nje histori te re ne vendin ton,skemi çfar te bejme kemi mbetur te shpresojm ne goj te ujkut per te mos thene ne stomak te ujkut,sa per ty gazetaruc skuth din te pjerdhesh bukur si gjithmon
Ilir Meta do e votoje Reformen ne Drejtesi!!Ketu do jemi dhe do e shikosh paster,qarte dhe pa ekuivoke!!Ka trimerine e duhur per ta votuar.Do jete Saliu&Luli qe nuk do e votojne Reformen,sepse nuk kane as trimerine as guximin dhe kane shume krime per te fshehur..Megjithate,Ilir Meta kurre nuk duhet ngaterruar as minimalisht me Vrasesin pervers,debil,idiot te Vicidolit!!Ilir Meta ka mekatet e tija si c’do politikan ne Shqiperi dhe ne Ballkan,por LSI-ja e Ilir Metes i ka votuar te gjitha Reformat qe i duhen Shqiperise keto 3 vjet.Ka per te votuar edhe Reformen ne Drejtesi!!Pastaj a do te dali SHQUP-i dhe kushdo tjeter qofte dhe nga PS-ja te tregoje me gisht nga Ilir Meta si e keqja me e madhe e vendit??Nese LSI-ja voton Reformen ne Drejtesi ashtu si e kerkojne Nderkombetaret dhe i thote Drejtesise.”Vepro” mbi kedo!!C’fare do i themi Ilir Metes dhe LSI-se??Asgje.Do heshtim!!
Vetem nje pa tru , servil, hajdut, kriminel mund te besoje ne LSI apo Like Hajduti. Jeni te infektuar keq me mentalitetin e krimit korrupsionit.Nuk ka perendi tju ndryshoje apo te vetkorrigjoheni.Jeni simotra e ISIS qe i punon koka vetem per te keqe.
Sipas matematikes e vetmja shprese qe PD mund te vije ne pushtet eshte LSI, d.m.th e vetmja zgjidhje qe Lulzim Basha te mbetet kryetar. Eshte bere teme e dites ne PD qe do Zoti po zgjohet keq Ilir Meta ndonje dite dhe ti beje gjemen PS. Po PD harroi qe pse e ndau pushtetin me LSI ne mandatin e fundit e pa si shkoi ne zgjedhjet e 2013. Ska shpetim te LSI.
Ju duhet te jeni nje injorant politik zoteri. kur shkruani: ” Nuk ka dyshim see PD-ja po paguan nje cmim jo te vogel moral duke heshtur per mekatet e Ilir Metes,”
Duke bere me kete rast nje gabim jo te vogel, i cili shkon pas asaj qe thote “hajde moj bela dhe krruam aty ku me ha”, po i lejoj vehtes t’ju pyes fort i ndrituri analist: po ju nga i dini mekatet e Ilir Metes? Dhe me tej, per cfare mekatesh e keni fjalen? E, per ta mbyllur, si e spiegoni ju, i thelli analist, qe sa here ndodh ndonje skandal dhe kapen keta individ (te cilet vene koken ne rrezik dhe parate qe bejne i investojne ne Shqiperi, kur politikanet vjedhin taksat e popullit dhe parate i cojne neper banka jashte shtetit,) Ilir Meta do te ndodhet kurdohere jashte, o ne Gjermani, o ne Ceki, o ne Serbi, apo dhe se fundi ne Amerike? Dhe ajo qe te cudit me teper eshte se ka kontakte me institucione qe luftojne krimin e organizuar ne keto vende.
Ndaj veri thembren bythes zoteri dhe leri analizat per PD-ne, se nuk jane aq budallenj sa i mendon ti ara qe drejtojne ate Parti. Ata e njohin nja 1000 here me mire se ti aktivitetin e Ilir Metes, kane informacione nga burime te tjera dhe jo si informacioni kafeneve me te cilin ke mbushur kaplloqen tende idiote ti mender analist.
Me sa duket ne e ardhmen e afert LSI do zevendesoje peden .Zgjedhesit e pedes jane atashuar prane lsi ne 2013 dhe 2015 dhje ne te ardhmen zgjedhjet do behen midis dy forcave PS dhe LSI . Me sa po shohim pedeja do luaje rolin e kushinetes ose kingmaker it ne te ardhmen.