Fevziu nxehet me shoqërinë: Kanë më shumë qejf seksin, se drogën dhe politikën

16 Maj 2016, 08:51Politika TEMA

Blendi Fevziu është i shqetësuar pse njerëzit janë të pritur më shumë të lexojnë lajme me skandale seksuale, sesa skandale që përfshijnë drogën dhe kriminelët.

Ai ka marrë rastin më të fundit të Shukri Xhelilit, që ka qenë lajmi më i lexuar këto ditë, dhe shprehet i habitur me “zbulimin” e tij, se lajmet me skandale seksuale janë më te lexuarat.

Në Hit Paraden e lajmeve, Shukriu zinte vendin e parë, të dytë, të tretë, të katërt e të pestë…

Ndërkohë nën kuriozitetin për të brendshmet e shkyera të Xhelilit dhe nën lajmet për abuzimin me postin publik të tij qëndronin disa lajme të tjera, që as më pak e as më shumë kanë një peshë të madhe në shoqëri.

Lajmi për punësimin në një post të rëndësishëm shtetëror lokal të një personi që kishte qenë arrestuar për trafik narkotikësh në 2006; Një histori tipike që po e cfilit Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe që po kthehet në një mallkim.

Lajmi për përfshirjen në historinë e këtij personi të përsonaliteve të rëndësishme politike që shfaqeshin edhe krah tij në më shumë se sa një foto. Shfaqeshin në një inagurim pa pyetur kurrë se nga vinin paratë e investimit dhe a ishin legale ato?

Lajmi për largimin e Balilit, ndërkohë që në shtyp e në Tv diskutohej për rolin e tij në trafik droge dhe për përgjegjësinë që ai kishte. Përgjegjësi që ai vetë e kishte mohuar. Një mohim që e ka kompromentuar ai vetë duke u larguar në drejtim të paditur.

Lajmi për pajisjen e paligjshme të përgjimit, që askush nuk di të thotë si është futur në Shqipëri, përse është përdorur dhe kush e ka nën kontroll!

Lajmi për sharrimin e një segmenti të autostradës Durrës – Rrogozhinë, ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm dhe ku në 1 vit kanë ndodhur 5 aksidente. Një akt i pastër korruptiv dhe përfitimi për të cilin Prokuroria dhe gjykata kanë dërguar deri tani në burg 3 vetë.

Lajmi për humbjen e mandatit të një deputeti të rëndësishëm, i cili kishte vijuar të përfitonte fonde publike edhe pasi u bë deputet.

Lajmi për masakrimin e një gazetari që tashmë, thuajse u harrua nën zhurmën e ngjarjeve të reja.

Të gjitha këto u tretën, ose mbetën pas, thuajse pornografia dhe abuzimi i pastër i një zyrtari publik, të ishte më i rëndësishëm se sa gjithë këto mijëra abuzime që marrin jetë, shkelin ligjin dhe ushqejnë krimin çdo ditë. Nuk ka asnjë dyshim që ajo që u dokumentua me Xhelilin është shumë e rëndë. Një person që ka marrë votat për t’i shërbyer qytetarëve dhe abuzon me pushtetin duke tentuar marrëdhënie seksuale me një vajzë që është në moshën e fëmijëve të tij, është e ndëshkueshme moralisht dhe ligjërisht. Dhe çështja ka marrë ndërkohë edhe rrugë ligjore. Por të ekzaltohesh nga të brendshmet e Shukriut dhe të fokusohesh në historinë e tij, më shumë se sa në problemet e drogës, emërimeve kriminale, lidhjeve të politikës me krimin dhe shkeljes së ligjit, kjo nuk shkon. Kjo tregon se shoqëria rend pas skandaleve, pa u thelluar në fenomenet bazike që i prodhojnë ato. Dhe fenomenet nisin të gjitha tek lidhja e politikës me krimin… Aty nis gjithçka. Edhe Shukriu në vetvete është një produk i saj”, shkruan ai.

Çudi që në fakt Fevziu nuk e di që skandalet seksuale janë më të lexuarat në gjithë botën, se është edhe gazetar prej dekadash!

12 komente në “Fevziu nxehet me shoqërinë: Kanë më shumë qejf seksin, se drogën dhe politikën”

  1. Cdo te thote kjo: “Te gjitha keto u treten, ose mbeten pas, pothuajse pornografia dhe abuzimi i paster i nje zyrtari publik, te ishte me i rendesishem se sa gjithe keto mijra abuzime qe marrin jete, shkelin ligjin dhe ushqejne krimin cdo dite.“
    Kjo pra eshte fatura jo vetem e snobeve shgarravites po dhe e ganstrizmit te politikes qe nepermjet fuqise se pushtetit abuzojne e perdhosin cdo gje morale dhe minizojne faj e kete duhet ta pagujme populli si mbartes konservative me moral qe i ka kaluar koha.. Tmerr. Jo mor trongell abuzimi i tij eshte politik se ai eshte person me pushtet dhe ushtron dhune dhe eshte vene aty nga politika si roje e vlerave dhe per abuzim. Abuzimi me kete shoqeri kryhet hap pas hapi duke cmontuar cdo vlere, kryhet nga politika, kryhet nga gazetare katunare, krahet nga gazetare imorale e snobe qe jane bythelepires te politikes.

  2. Kris says:

    Blendi eshte i shqetesuar, sepse po i vjen fundi i “dinastise se Berishes” dhe ku i dihet, burgu po rinovohet!

    1. Nostradamus says:

      Si dole ne kete konkluzion apo e pe ne enderr

  3. kafe e hidhur says:

    ore fevziu mbase ia fut kot shume here po kesaj radhe flet tamam.ju me ate komentin tuaj idiot ne fund qe skandalet seksuale bejn buj ne tere boten,tregoni sa te ditur jeni.shukriu qiu,nuk vrau..abuzoi me pushtetin po sla asnje viktim.eshte shume sensacionale,po jo sa ne rastin e kavajes qe favorizimi abuzimi me pushtetin la viktima dy femije.qe drejtori i transportit sarandes ishte realishte drejtori i transportit te droges..te tre rastet jane te vesh duart ne koke po ne shqipet kur flitet per nder jemi te paret pavarsishte se e ham gjithe jeten ne sum

  4. Moni says:

    Po mire more gazetar i trredhur, po lajmin qe Saimir Kodra i Klanit rrahu gazetarin e ABC News perse nuk e permend. Apo jane te dy te Sandrit. Po qe i Sandrit edhe mund te te kape plumbi, por nese cenimi ka ardhur nga ana e njerezve te Sandrit, nuk te mbron kush.

  5. lola says:

    Ne te vertet lajm perbente videoskandali ,ku shqiptaret po shkerdhehen para e mbrapa nga nje administrate kriminale qe eshte instaluar ne kete vend dhe vendet e punes jepen ne ate menyre qe duhet te kalosh njehere nga zyra apo hoteli, ndersa politika e mashtrime te tjera natyrisht nuk perbejne me lajm, sepse dihen qe jane mashtrime nga mashtruesit qe drejtojne kete vend,ndersa heqja e mandatit te K/Kokedhimes dihet qe eshte nje nder deputetet me aktive te Rilindjes,por bryllat bejne punen e vete

  6. Mark ramy uk scotland irland says:

    Kjo shpjeqohet more fevzi. Sepse pushta si ty, frangaj, ylli rakipi konteollojne median. Dhe per qellimet e tyre apo perparesite jane ne gjendje te krijojne ngjarje te tilla duke paguar njerez te sobet si kjo vajza aoo ajo burbuqja e sarandes qe per te perfituar jane ne gjendje te inskenojne ngjarje te tilla.
    Ky vend eshte ne dore te pushtave qe nuk jetojne dot pa pushtet, fame dhe para. Ketu ku hyn ti nder te paret.
    Te kujtove si e inskenove shitjen e librit tend mediokerr qe nuk vlen as per ne tualet. Te kujtohet si e manipulove te injorantin qe do hidhej nga catia per te shku twk fevzia. E pra njerezit kane sy dhe koshience.
    Shikon rrushi rrushin.
    Pusht

  7. led says:

    E thene kjo nje specialist…. vaj medet per shoqeri bastardesh qe po jemi

  8. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per mendimin tim skandali i ShuKaris eshte me i rrezikshem per Shoqerin sepse nga skandalet e zyrtarve rrjedhin te gjitha te Zezat dhe maskardheqet e tjera si droga,krimi,prostitucioni,korrupsioni e me rradh,por problemi akoma me i madh jeni ju gazetaret e qelbur si puna e ktij Fevziut qe shkruan si mbas oreksit e jo si mbas realitetit

  9. S. N says:

    Se po u nxheh ky palo Fevzi, a thua, na u prish gjiza?! Hajde gazete hajde behet zedhenese e nje sharlatani G99-c, si ky Blendi Fevziu qe ka 18 gjyshe dhe 72 gjysher me pjellori te larte….

  10. D says:

    Si besoj verteten Ky kok Lq se eshte gazetar e per me teper I rendesishem. Fevziu ka profilin e Eunukeve te tredhur te kohes se turqise.

  11. Rigoni says:

    Po pse,vetem Shuquriu e bente Ate pune?Pse na hoqen I me fanatike se Papa?Administrata Duke filluar qe nga pergjegjsine I turnit e deri tek nr.1 I Administrates shteterore dhe ne bisnesin privat nuk behet me fjale per moral,Jane te gjithe kur are dhe kur a.Te me falin nje pjese qe nuk u je pet mundesa te jene te perfshire.Ca nga kam ja e tepruar dhe ca nga fukaralleku dhe grrshetohen te dy palet.
    Kundershtomeni po mundet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje