Kush e hoqi Klemend Balilin nga sistemi TIMS?

16 Maj 2016, 16:37Politika TEMA

Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.

“Abc News” ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike.

Nga këqyrja e këyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë në Policinë e shtetit apo i proceduar penalisht.

Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hedhur të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006, ku është arrestuar së bashku me dy inspektorë policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë.

Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit.

Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i Bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vetë personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zv.ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Kelmend Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptarë, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në programin e sistemit TIMS.

Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Kelmend Balili udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë.

Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars po të këtij viti ka kaluar në Malin e Zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës.

Por pavarësishtë se nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Kelmend Balili për policinë është në arrati. Për këtë fakt, Policia e Shtetit në sistemin TIMS më datë 11 maj, ka hedhur në sistem emrin e Kelmend Balilit.

Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitar, se nëse paraqitet ky shtetas për të dalë apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi i kirimit të organizuar pranë Policisë së Shtetit.

Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ku dyshohet se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas grekë dhe dy shtetasit shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti.

13 komente në “Kush e hoqi Klemend Balilin nga sistemi TIMS?”

  1. Eskobar eshte nen mbrojtje shteterore says:

    Ka shume gjasa te jete fshehur ne Tirane, thone burime konfidenciale.
    Pervoja ekziston: Berisha i mbajti te akuzuarit e 21 Janarit ne kryeministri, per t’ja hequr doresh ndonje veprimi te shpejte te Prokurores bjonde, tashme e pa pune, edhe nen hyqmin socialist.

    Balili mund te jete fshehur ne ndonje nga sallat e rinovuara pa shpenzime publike, solidare, dhuarate, te Edi Rames.
    Ose ne ndonje salle te zyrave te Kuvendit Pop.
    Le te presim, sic pritem per Vellezerit Kristianedemokrate, qe kerkuan gjykim evropian te shkurtuar…
    Tashme, problemi i vetem i demokracise shqiptare eshte Shukriu.

    1. adi says:

      kush ta kete hequr valle??????
      a nuk u bene shume raste per ti quajtur thjesht shpifje te berishes??????
      frokut i vjen letra nga hollanda dhe nje punonjes policie “nuk pyet as minister as kryeminister dhe e neglizhon”
      froku tjeter iken pa nam e nishan 1 dite para vendimit me burgim te perjetshem.
      e kapin ne hollande dhe problemi nuk na del se pse policia e le ne heshtje per ta shpetuar po kush informon berishen( po mos ta kishte bere berisha publike ai do ishte prape i lire)
      emiliano shullazi na del se jo vetem paska bere namin si tagra-mbledhes e gjobvenes po e ndiente veten kaq te sigurt sa mendoi te vendosi dhe rektorin e te behej anetar i akademise se shkencave.( ne fillim dhe per kete thane ishte sajese e berishes po ja qe na dolli ndyshe)
      klement balilin e kerkon gjysma e botes dhe i iken policise ne mes te dites . mbasi i pastrohet kartela ne sistemin tims e mbasi respektohet nga rilindja si njeri serioz. sngeli rilindas pa i vajtur ne inagurimin e hotelit.
      pa permendur pastaj deputete kriminele e drogaxhinj kryetare bashkish trafikante e brekegrisur manjake ,deputete super milionere qe nuk i “falin ketij vendi as qindarkat” duke mos pyetur per kushtetute si kokedhima.
      kurse zgjidhjen per krizen ekonomike e gjeti rilindasi kokedhima o burra hashash po vetem se nga leket e hashashit perfiton ndonje panamez a ndonje tip ne ishujt kajman se ketu varferia e berishes eshte kthyeri ne zi ekonomike.
      ku po vemi valle, ca po behet???????

      1. albani says:

        Miliona euro jane ata,nuk jane qingla.
        Per ato miliona politikanet tane q… te gjithe ne b…

    2. albani says:

      Nuk eshte cudi qe ta kete mysafir dhe Tahiri,ne shtepine apo zyren e tij.

      1. arbereshi says:

        Ne 2006 kur eshte kapur per kontrabande dhe qe duhet te hidheshin te dhenat ne sistemin TIMS nuk ishte Tahiri apo jo? pse nuk jane hedhur atehere? po te ishin hedhur do te arrestohej para 10 vjetesh, matematike e thjeshte, dhe matematika eshte gjithmon llogjike

  2. ripjellesi says:

    Fajin si gjithmone e la Saliu, ose e shumta Blushi! Te keta te dy duhet te perqendrohen hetimet o policise. Madje sipas lajemve te fundit nese Meta, Ahmetaj e ca te tjere nuk do kishin marre pjese ne inaugurimin e hotelit te ketij tipit, ky as qe do ishte zbuluar. Por personazhet ne fjale ishin ata qe e zbuluan kete armik te fshehur ne gjirin e Ripjelljes.

    1. Arturi says:

      Po more ripjelles, do dalin petet e lakrorit te demokareve te tu. SB-se tend iu be e qarte me kohe te mos kaloje vijen e kuqe. Nuk degjoi dhe do e pesoje. Trafiqet e Xen sypeshkaqenit dhe Like floririt jane ne siten e daje SAM-it, sepse jane bere pengese per projektin amerikan te federates shqiptare ne Ballkan. Çeçua e ka mprehur biçakun. Salikomiku te gjeje vrime ku te fshihet, pasi pas shpine ka dhe Lulushen qe ka firmosur per varrosjen e tij perfundimtare. Prisni, prisni! Nuk keni pare gje akoma! A m’kuptoveeeeee?

  3. Sadiku says:

    Kush e ka shkruar kete artikull se ka pa saktesi dhe tendenca per te krijuar akuza te pa qena ,si Psh. Santa Quaranta nuk u ndertua e re pa leje por ishte rikostruksion i ish kampit te punetoreve.

  4. Gasper says:

    Ta gezoni ripjelljen dhe kriminelat qe humbasin tims-in dhe breket me vrima. Deri kur ky popull hu me zile do vazhdoj ti besoj ata? Jo se ata te anes tjeter jane me te mire, por te pakten ata jane ne opozite dhe ndonjehere thone edhe ndonje te vertete. Ambasodori Lu sot ishte me Froshot, palloshi i Anetes nuk dihet nga eshte pas kungimit ne martesen e vajzes se Erdoganit, dhe Ilir Floriri vazhdon kungimin e tij masonik ne Washington. Shqiptaret vazhdojne pa buke!

    Rrofte kombetarja e Shqiperise ne Euro 2016-en!

    Ju te temes se semes beni mire ti postoni komentet e njerezve, sepse jeni bere si Zeri i pordhpullit ose RD-ja.

  5. Gasper says:

    Ku eshte komenti im moderator i plakut Mere?

  6. funerali says:

    arestuar ne 2006. ne 2007 nuk ka asnje njolle, I bardhe si bora tjetri. e shikoni se si pononte sistemi I rrumpalles. te arestonte qe te paguaje haracin. pasi gjoba paguhej te bente nje dush ne kompjuter me ekzaclorant qe te ngordhte edhe tartabiqin e fundit.

  7. gracka says:

    Per heqjen nga sistemi i drejtesise duhet pyetur “qytetari digital”.

  8. Antropologu says:

    RIPJERDHJE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje