Fevziu i vjedh “qytetarin dixhital” Berishës: Pajisja përgjuese është futur nga porti i Durrësit me një BMW me targa italiane

17 Maj 2016, 20:06Sociale TEMA

Blendi Fevziu ka bërë një shkrim sot për përgjimet e famshme.

Ai duket se i ka “vjedhur” Berishës “qytetarin dixhital”, pasi jep disa të dhëna për këtë pajisje.

Sipas Fevziut, ajo ka hyrë në Shqipëri me anë të një BMW-je me targa italiane.

“Po si qëndron e vërteta e pajisjes dhe përse mund të përdoret ajo? Burime nga shërbime të inteligjencës, kanë deklaruar për opinion.al se pajisja ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajësh. Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMË me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane. Por dihet se pajisja nuk është deklaruar as në doganë dhe as në Prokurori, ku sipas ligjit duhej të ishte regjistruar, duke shënuar se kush do ta përdorte dhe për çfarë qëllimi.

Pajisja është një pajisje e sofistikuar izrealite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Ëhatsaap. Pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare fallco dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo sms shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje. Sipas një kërkimi në internet, pajisja mund të shërbejë për të bllokuar numra të caktuar, për t’i nxjerrë ata jashtë shërbimi, ose për të zhurmuar telefonatat. Me një soft më të përparuar, IMSI, mund të hapë dhe të lexojë bisedat e kriptuara të platformave të ndryshme, por kjo ka një kosto shumë të lartë. Në një rrethanë tjetër, ajo mund ta kthejë telefonin e përgjuar në një mikrofon për përgjim ambiental, ose përmes instalimit të padukshëm të një programi, mund të marrë të gjitha datat që ai ka, pra fotot apo testet dhe dokumentat që diksuh ruan në telefon. Pajisja kushton rreth 1 milion usd por programet e saj kanë kosto shtesë.

Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e apdejtuar me programet e përgjimit. Nuk dihet nëse herë tjetër ajo është përdorur në Shqipëri dhe për momentin mendohet se ka lëvizur nga ambinetet e policisë së shtetit”, shkruan ai.

Edhe “qytetari dixhital” i Berishës do e kishte zili!

15 komente në “Fevziu i vjedh “qytetarin dixhital” Berishës: Pajisja përgjuese është futur nga porti i Durrësit me një BMW me targa italiane”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aparati i indifikimit te numerave,me patjeter kerkon bashkepunimin me kompanite celulare.
    Duke “kapur” numerin e cel.ai tregon levizjen e te perndjekurit,pa e ndjekur nga mbrapa,po nepermjet sinjalit te cel.Ky aparat ka kohe qe ndodhet ne duart e policies,Nishani ben te “paditurin” !
    Te gjithe ata qe kane qene te vemendeshem,kur jane perndjekur nga policia,kane vene re se kane nje “pulle poste”edhe kur jane larguar nga qyteti I tyre,”spiuni ne kete rast ka qene cel.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sa keq,nuk e mban mend targen !

  3. taso kume says:

    HIQE baterine te celularit dhe te ruajn menderen.

    1. Neutrino says:

      Po iPhon-it si mund t’ja heqësh baterinë?

    2. arbeni says:

      hahaha,po pse nuk thua fol me ka..n e Noc Rrokut moj Tesaaaaa?????.

  4. murat says:

    po ku ka vend ne bote qe nuk pergjon tel. dhe cdo gje tjeter,te pakten nishani e ka bere kur ka qene ne pushtet.Nqse Amerika eshte e vendosur per ref. ne drejtesi shume gjera do te shkojne keq per disa

  5. artibr says:

    cfar eshte kjo ku i ka burimet ku bazohet ky nuk di cfar aporature eshte po numra nuk ka aparatura te gjytha shtetet e kan nje gje te till edhe ne qoftese ka eshte mir per ziguryn e vendit ska asgje te keqe po ki shkrimi qe ka ber ky jo profesional dhe duket si bised kafenee on nuk e di po cfar gazetari mund te quhet ky makin me targa italiane po nuk i dihet targa atehere ku epa qe ishte italiane se targat e huaja shkruajne be eka par po nuk i mban mend numerat bmvv dfar tipi ngjyre nuk dihet dhe qe ka kaluar pa dogan qenga si paisja fantazem nuk e di se e mban veten per gazetar po kjo eshte nj [acavure me keq se dixhitali nuk di si e ke mar shkollen po ku po vemi me te till gazetar nene nene .

  6. funerali says:

    I dime te gjitha keto qe thote ky trapi. jo vetem mikrofonin por edhe kameren e cel. dhe kompjuterit e aktivizojne me ate paisje, per te pare kush qendron pas. te dergojne edhe mesazhe (Pop Up) ne ekranin e kompjuterit “si shume shpejt e ke marre” kur jep opinion psh : kush e ushqen terorizmin islamik dhe per cfare qelimesh.
    Por ka nje ndryshim te madh. kete e ben shiku jo policia dhe jo qe prej marsit 2016, por prej vitesh.
    policia ndjek krimin, shiku perndjek antiterorizmin.

  7. rigoni says:

    E zbertheu ne “Opinionin” e tij te famshem.Ku ishe asgjekundi,cfare pe hic asgje……………..U mbars mali e polli nje mi o Fevzoooooo

  8. loni says:

    Mire se te vije nje paisje e tille,qenka Bob fare,kush eshte i ndershem dhe punon drejt per interessa kombetare nuk ka frike nga policia, kriminelet ,tradhetaret ,po

  9. shpatar says:

    Shikoni sa te lig jemi .Pa me thoni ne cilen epoke te lavdishme te shqiptarve nuk ka funksjonuar pergjimi dhe spiunlleku . Pa vrieni pak mendjen .Pse ky fenomen sot eshte bere shume i domozdoshem per kedo qe hypen ne pushtet ? Ka vetem nje arsye : Qe kur ka humbur burreria e kombit tek shqiptaret eshte futur tradhetia .
    Saliun e quani :Njeriu “Dixhital “.Ky injorat ska lidhje fare me kete epitet qe i kini vene .Ai i instruktuar mire ka kapur pikerishte tiparin me negative te trasheguar brez pas brezi -spiunllekun .Per gjithcka dhe ne cdo monent ai jep versjonin e tij duke lene pershtypjen se eshte ne dieni per te gjitha .Nga qe shqiptaret, nuk e kane per gje te falasin si tua kapi rradakja ,shpikin gjithfare versjone per nje ngjarje qe ndodh si ne politike e ne cdo fushe te jetes shoqerore. Kjo murtaje nuk ndalet dhe ska per te ndalur nese nuk vendoset shtet qe tju kendoje abetaren bagetive qe jetojne ne kufijte e Shqiperise .
    Keto paisje e shume te tjera ,ne shoqerine qe jetojme ,jane te domozdoshme per te parandaluar pislleqet qe skane te mbaruar ne Shqiperi .Jetojme ne nje xhungel ku thonjte e dhembet jane te mprehur .Kete zhurme e nderzen Saliu .I di mire se cjane dhe perse duhen perdorur .Nga qe eshte i dhjere deri ne fyt ,me skandale politike ,kondrabande ,vjedhje e vrasje,ua ka friken se mos bien brenda rrjetave te vezhgimit .Domozdoshmeria e ketyreve paisjeve ka lindur nga nevoja per te parandaluar .Aktet terroriste .Grupimet kriminale qe veprojne ne nje shtet .Prapaskenat ne dem te individve , grupimeve,biznesit e te sigurise kombetare .
    Pse behet kaq zhurme nga opozita qe dikur i kishte ne dispozicjon .Kujt i mori leje Saliu qe bente c’idonte qejfi. Nuk na qenka vene ne dieni prokuroria e Saliut qe egzistojne keto paisje !!! Ne qe jetojme jashte pisllekut nuk friksohemi dhe sna bene pershtypje .Le te me vezhgojne .Nuk me lidh azgje me krimet ndaj vendit e popullit tim. Nuk mbaje sekrete e te fshe krime dhe pasurite marramendse .Nuk e hap gojen sic po e hap ky kriminel. Me ane te nje kanli mafjoz mbron seren e tij bastarde e hedh bajga ne tregun mediatik .Ja kjo eshte Shqiperia “Dixhitale” qe ndertuam ne keto 25 vite turpi.

  10. tironsi says:

    te gjitha i di ky laciani qe vetem ekspozon oren dhe celularin si ata lacianet, injorante duke kujtuar, se vetem ai ka te tilla , por qershia e tortes ishte, peka ne kete mesele, gazetari me injorante qe ekziston ne shqiperi, gazetar me luge ne bres , por qe nuk di te pergjigjet,,, injorante me shkolle me pak fjale,, per pergjimet gje jane per per kaq vjete ky laciani dhe peka nuk dine te na flasin, por tani u kujtuan, kur u digjet guna e tyre. na bejne morale dhe kush , peka .. ky servile i lindur, shume dakorte qe nese ka shkelje, kete do ta zbuloje prokuroria, por qe pergjohen telefonat ne gjithe boten, kjo eshte llogjike, ne kohen qe jetojme…..

  11. toni says:

    artikulli eshte relativisht i sakte. por ne kontkest idiot. policia e ka me ligj te bej pergjime. keta nuk shqetesohen per oren e tan priftit, dhe ato qe perdor fiksi qe jane filmime te paligjshme dhe pergjime te paligjshme. por kana halline e policise qe ja jep ligji detyren. prokuroria nuk ka asnje specilist qe merr vesh nga pergjimet. jane vetem dy vete qe jane jurist ose prokuror dhe teknikisht jane shume dobet.

    na lodhin koken me artikuj idiote. ikni ore merruni me noi pune. cka per ti pergjuar mul nokes aman ben muli sikur ka noi gje ne dore. sa per saliun e te tjeret mo kini merak se i kane italinaet greket amerikanet serbet e te gjithe komshijnte me rradhe se ckane bere e cdo bejne.

    blendi merru me pallate se gazetarine e ke qare me kete artikull edhe me litar tek opinioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje