Partizani, Dritan Dervishi: Kemi besim tek titulli dhe tek ndershmëria e Flamurtarit

17 Maj 2016, 15:13Sociale TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit Dritan Dervishi në prag të ndeshjes së fundit të këtij sezoni kundër Teutës ka falenderuar të gjithë njerzit që kanë kontribuar tek Partizani.

Në konferencën për shtyp Dervishi u shpreh se Partizani është kampioni moral i këtij sezoni dhe do të shpresojë deri në fund për të ngritur titullin.

Ai shtoi se shpreson tek ndershmëria dhe krenaria e Flamurtarit që të luajë ndershëm në ndeshjen e fundit kundër korcarëve.

“Heronjtë e vërtetë, nëse fitojmë titullin, janë të gjithë ata që kanë marrë pjesë sado pak në këtë, nga më i madhi, presidenti Demi, e deri te më të vegjlit, puntorë e magazinierë. Është fitore e të gjithë tifozëve, e të gjithë familjes së madhe të Partizanit. Është meritë e të gjithëve, atyre që ishin dhe atyre që janë.

Titulli nuk është në dorën tonë, por ne kemi besim tek ndershmëria dhe krenari e Flamurtarit. Kush ta meritojë, ta fitojë, e rëndësishme është të luhet futboll dhe skuadrat të japin gjithçka në fushë.

Po nuk fituam ne, është e kotë që kërkojmë mrekullinë në Vlorë. Teuta nuk është ekip që vjen për të bërë shëtitje në Tranë, ata kanë pretendime, prandaj duhet të bëjmë kujdes dhe e kemi marrë me seriozitet këtë përballje. Unë gjithmonë besoj tek fusha e saj, dhe jo tek marifetet që ndodhin jashtë saj.

Optimizmi është i madh, për arsyen jo vetëm se kanë shumë që e presin titullin, por sepse shohin që Partizani ka rilindur. Partizani është rikthyer i madh , me një president të fuqishëm, me një staf të përgatitur e të kualifikuar, me një të ardhme shumë të mirë, lojtarët etj. prandaj themi se jemi fituesit moralë.

Kemi mundur Skënderbeun që është një nga skuadrat më të mira, dhe nga kjo skuadër duhet të marrim anët pozitive. Ne jemi klub solid, i fortë dhe i sigurt drejt të ardhmes” u shpreh Dervishi.

2 komente në “Partizani, Dritan Dervishi: Kemi besim tek titulli dhe tek ndershmëria e Flamurtarit”

  1. feniks says:

    Kthejeni PARTIZANIN tek lavdia ve Turneve te Ushtrive te ish Kampit Socialist ne Gjermanine Lindore dhe ne Vietnam ku eshte shpallur nenkampion!
    Dhe kundershtare te tij ishin skuadra me emer te madh si CSKA e Moskes,CSKA e Sofjes,Dukla e Prages,Honvedi i Budapestit etj!
    Bejeni PARTIZANIN te shkelqeje si ne fitoren ndaj CELTIC-ut te Gllaskout,Norcepingut te Suedise,te fitoreve te shumta ne Kupat Ballkanike aq sa ne Turqi pervec ndeshjes zyrtare me Fenerbahcene apo Beshiktashin e mbanin si te ftuar edhe me nga nje ndeshje tjeter miqesore ne stadiume te mbushura plot e perplot!
    Kompletojeni PARTIZANIN me emra te medhenj te nivelit te Panos,Resmes,Maliqatit,Mustes,Shllakut,Krajes,Dedes,Papadhopullit,Deliallisit etj,etj qe ishin baza e kombetaret tone!
    Ishin futbolliste te nivelit boteror qe ,po te lejohej atehere,fare mire mund te luanin ne ekipet me te mira te botes!
    Ky eshte nderi i PARTIZANIT:NE SHQIPERI DUHET TE JETE ABSOLUT CDO VIT!
    Bejini te gjithe tifozet AKSIONERE qe te siguroni me shume te ardhura,pajisini me ABONE VJETORE etj!
    Behuni KLUB EUROPIAN!
    EMRI I MADH I PARTIZANIT DUHET TE NDRISE NE FUTBOLLIN EUROPIAN!

  2. ———————————————————————————————————————–
    Z. Dervishi .
    Ja rezultatet perfundimtare te dy ndeshjeve kryesore te javas se fundit.
    FLAMURTARI O — 2 SKENDERBEU
    Partizani 2 — 2 TEUTA
    ————————————————————————————————————————–
    22 SHTATORE 1985
    TIRANA 7 —– 3 Partizani
    ————————————————————————————————————————-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje