Opozita shqiptare vijon t’i fryjë debatit mbi ekzistencën e një pajisje të jashtëligjshme përgjimi në Policinë e Shtetit, me sa duket, për të zhvendosur vëmendjen nga reforma në drejtësi.
Por, e vërteta e përgjimeve të pretenduara të çon pikërisht tek Sali Berisha, Bujar Nishani, Lulzim Basha dhe Agon Kuliçaj.
Shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi i burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit nga Interforca Italiane, buron nga zbatimi i ligjit nr. 9799, datë 10.9.2007, për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, në luftën kundër kriminalitetit.
Kjo marrëveshje është firmosur nga vetë Sali Berisha, asokohe kryeministër, raporton Shqiptarja.com.
Po ashtu, marrëveshja është zbatuar nga ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili de fakto ka luajtur rolin jo vetëm të drejtorit të policisë, por edhe të ministrit të Brendshëm.
Për zbatimin e marrëveshjes, palët kanë rënë dakord që të caktonin si organe kompetente ministritë e brendshme, drejtoritë e përgjithshme dhe departamentet e sigurisë publike respektive.
Ndërkaq, në modalitetet e marrëveshjes përfshihet asistenca teknike, shkëmbimi i përvojave dhe trajnimet, duke përfshirë edhe pajisjet e përgjimit, të cilat sipas këtij ligji nuk mund të kontrollohen dhe hetohen nga autoritetet shqiptare.
Çuditërisht, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, iniciatorët dhe zbatuesit e marrëveshjes së 2007, për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave hetimore, sot ngrenë zërin dhe ankohen, për përgjime të paligjshme.
O Mero,
normal qe ndodh keshtu! Si gjithmon ‘Berisha si shejtan budalla qe eshte e ben kopilin dhe ja le te tjereve ne preher’.
Profili i tij klasifikohet ne psikiatri si ‘profil i shqetesuar psikopatik’ dhe nder te tjerat 2 jane nder simptomat kryesore : 1-identifikimi me aggressorin, dmth ne cdo moment qe ndihet I kercenuar ka pretekst te jete I dhunshem sa aggressori ose me shume. 2 – trasferimi i perjetimeve negative (ankth, frike ) dhe paranojave tek te tjeret per ti kontrolluar (manipulim ). Cfare do paranoje ose te keqe qe Ka bere ai ne pushtet do te mundohet ta trasferoje tek kundershtaret e tij politik per mekanisem mbrojtje dhe kompensimi intrapsikik.
Ai meriton dhe duhet te mbyllet perjetesisht ne nje burg psikiatrie per rrezikshmeri sociale.
Turp per popullin shqiptar, per Alian qe e vuri aty, per ps e nanos dhe rames qe e kane lene te na poshteroje dhe dhunoje nje pis qe duhet te ishte ne burg psikiatrik prej kohesh.
jane antishqiptare dhe kriminele, duan lufte ne kete vend, dhe jo reforme ne drejtesi, ky president vegel per lojrat dinake te berishes, do mbetet presidenti me i keq qe ka patur shqiperia ne mbi 100 vitet e fundit, pa mend ne koke, dhe keqdashes.
Prandaj ky dhe keta i dijne te gjitha pasi si kurvat kane lene kopilin tek dera pasi jane specializuar ne serbi,keshtu bente serbia dhe baba i tyre millosheviqi ne kosove dikur,prandaj sali berisha,nishan zeza,lul basha,ristani,palloka e te tjere kriminel duhet denuar perjete per keimet qe kane bere.
Telenovela nga Salikomiku dhe Jar hajdari ?
ky mund ta kete firmos po a ka firmos ky qe policia ta fusi fshehur pajsjen pa dijenine e organeve te tjera ?
Kjo PD qe kemi i beri shqipetaret qe te flasin me vete Dhe kur genjen dhe kur ja fut kot Nuk ka turp kur del e verteta , dhe vazhdon te njejten gje dhe radhes tjeter dhe keshtu me radhe .TURP
Berisha e bënë këtë që kjo çeshtje të mbyllet përpara miratimit të ndryshimeve kushtetuese.