Gjykata e Viçencës dha dënimet për anëtarët e bandës së njohur me emrin “Shqiponjat e zeza”, që pati shkaktuar panik në veri-lindje të Italisë me sulme të armatosura në diskoteka e lokale në vitin 2012.
Shtatë anëtarët e organizatës kriminale, gjashtë prej të cilëve shqiptarë, u dënuan me gjithsej 62 vjet e 5 muaj burgim.
Kjo bandë famëkeqe kryesohej nga Emanuel Demaj, i cili u dënua me 16 vjet e 4 muaj heqje lirie. Ai u bë i njohur për opinionin publik jo vetëm për aktet e dhunshme, por edhe kohët e fundit për një episod që bëri bujë.
Fotografitë e festës së organizuar në burg për ditëlindjen e tij dolën në rrjetet sociale, gjë që çoi në zbulimin e disa telefonave celularë në burgun e Viçencës ku ai mbahej i mbyllur. Skandali, që çoi në dërgimin e inspektorëve dhe transferimin e të dënuarit në një burg tjetër, nxorri dhe një herë në plan të parë mangësitë e sistemit të mbikqyrjes në burgjet italiane.
Bëhet e ditur se është kërkuar prej kohësh aktivizimi i një dispozitivi për bllokimin e valëve në burg, gjë që nuk është zbatuar sepse do të bllokonte përdorimin e internetit në të gjithë strukturën.
plehraaaaaaaaa muslims,aspak shqiptare,kshq pa interes…..varu kkkkkkkkkkkkkk!
Eshte shume e thjeshte izolimi ivaleve te telefonit ne dhomat e burgimit, dhe me pak shpenzime. Kur ti vije koha per ristrukturim burgut te mendohet qe dhomat te behen me kartonxhes prej shtrese plumpi. ne kete menyre nuk bllokon valet ne sistemin kompjuteristik neper zyrat e burgjeve. Ky izolim behet neper zyra ku mbahen mbledhje te sigurise se larte. Ne dhe pse kemi vendosur antena ne çdo kat te pallatit per te forcuar sinjalin, por eshte shume e veshtire qe te flases me celulare dhe afer antenave te breshme. Ky sistem eshte bere per zyrat e ndermarjes
se kepuceve me prestiçioze ne bote. Kjo ndermarrje ka filjale eshe ne Shqiperi.