Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se Policia e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Ai ka dhënë dëshminë pas shefit të SHISH dhe Drejtorit të Policisë Çako.
‘’Policia e Shtetit e përsëris me përgjegjësi maksimale, nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave, mesazheve apo të dhënave data, pra komunikimit nëpërmjet rrjeteve të internetit. Çdo aludim tjetër është si çdo thashethemnajë mediash apo zhurmë mediash siç e quajtët dhe ju’’ tha ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Policia e Shtetit ka bërë përgjime.
Sipas tij pajisja e sjellë nga INTERFORCA është në pronësi të tyre dhe në Shqipëri ka ardhur në mënyrë të ligjshme dhe përdoret për qëllime trajnuese.
‘’Kam thënë se pajisja është e partnerëve italianë, në pronësi dhe përdorim të tyre e përdoret për qëllime trajnimi. Është përdorur për trajnim. Policia e Shtetit ka një program trajnimesh për t’i bërë punonjësit e policisë të përgatitur.
Trajnimet fillojnë nga mënyra e sjelljes, komunikimi, përdorimi i mjeteve personale, nga përdorimi i teknikës hetimore. Pajisja ka ardhur në mënyrë të ligjshme, në bazë të një marrëveshje të vitit 2007, të nënshkruar nga Bujar Nishani. Marrëcveshja ndërmjet MB shqiptare e asaj italiane.
Është marrëveshje që rregullon bashkëpunimin mes dy agjencive ligjzbatuese. Bëni durim të shikoni hetimet e Prokurorisë. Do tu japë përgjigje të gjitha shqetësimeve që ju ngrini. Është mirë të presim përfundimin e hetimeve dhe të mos hamendësojmë “, theksoi ndër të tjera ministri Tahiri.
Ndërkohë Tahiri shtoi se në asnjë rast nga ana e Policisë së Shtetit nuk është penguar puna e Prokurorisë në hetimin e kësaj çështje.
Por ai kishte edhe një mesazh për drejtuesit e institucioneve që kanë artikuluar akuza për pajisjen.
“Ata që kanë abuzuar me detyrën shtetërore duke dalë dhe i thënë publikut të pavërteta, të kenë kurajo intelektuale dhe institucionale për t’i kërkuar ndjesë publikut”, tha ministri.
Eshte nje nga konspiracionet e Berishes! Ky kriminel vazhdon te krijoje situata te tilla! Fenomeni Flamur eshte shprehja e gjalle e “krijeses berishiste”!
O saje,
sa polic u dashkan trajnu? Per sa kohe duhen trajnu? sa vende pune kane drejtorite ne rrethe dhe ne qender me specialist qe meren me keto pune dhe duhen trajnuar? Nga 2007 e der m ime i bie qe paska kalu e gjithe polica e shtetit ne trajnim, apo jane ca te sales dhe per kundrapeshe ke trajnuar dhe ti te tute? Por dhe kjo nuk qendron se tek pergjimet DR Operacionale nuk ke heq asnje kulish te sales, prap vazhdojne ne pune te njejtet, qe si ne kohen e Gone Kulishit edhe ime ne te Cips (theksoj Cipa=kulish i Gones) ja cojne te fresketa biles dhe Jarit (jo e e kane pasur minister por si kulish i betuar i sales) e jo me Sales e Dhalles e Vishos.
Zoti Tahiri,

Respekte
nga Digjikatuni
O koreograf,
pse se boton o trap zalli apo po te shahet Sala