Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përmbysur zhvillimet e deritanishme në reformën për drejtësi duke theksuar se PD ka nëj draft të saj.
I pyetur pas mbledhjes së grupit parlamentar te merkuren, Basha deklaroi se drafti i opozitës për reformën në drejtësi është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe qe synon t’i japë shqiptarëve një sistem drejtësie që funksionon.
“Drafti ynë i jep zgjidhjet më të plota dhe racionale të gjitha çështjeve të mbetura peng, si rezultat i mungesës së dialogut mes palëve, dialog qe shpresoj se nuk do të vonojë.
PD është shprehur qartë për krijimin e strukturës së posaçme të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe procesit të verifikimit të figurës së gjyqtarëve.
Drafti ynë është i konsoliduar dhe do të përbëjë edhe bazën e negociatave tona me PS-në dhe LSI-në”, u shpreh Basha.
I pyetur për arkitekturën e sistemit, kreu i PD-se tha se ekspertet e Komisionit te Venecias janë shprehur se ai është i komplikuar, por me mirekuptimin e palëve ajo duhet të thjeshtohet për t’i shërbyer qytetarëve, sqaroi kryetari Basha.
Sic dihet ekziton vetëm një draft për reformën në drejtësi, dhe ai është drafti i mbështetur nga BE dhe SHBA dhe i hartuar në konsultim me Venecian.
Basha më në fund doli hapur kundër tij, duke pretenduar për një draft të PD.
drafti
21 janarit
gerdecit
shitja e detit smerlap hollande waten fak ik o pleher i degjenereuar
Une do ta quaja drafti i mafjozeve. A kane fytyre keto hale qe ti bejne draft refome popullit?