PS u tall me Bashën e trembur nga NATO

18 Maj 2016, 10:20Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kush thotë që Shqipëria nuk është e rëndësishme në këtë kohë?

Asambleja Parlamentare e NATO-s në Tiranë.

Edhe kjo rastësi e papërfillshme është?

Procesi duket i pakthyeshëm. Reformën shqiptare e kërkojnë të gjithë ndërkombëtarët.

Por Lulëzim Basha nuk mund të shkojë “se ka një angazhim ndërkombëtar”, në fakt asgjë, vetëm frikë nga Reforma.

Ku ka gjë më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar?

Por Basha do shkojë në piknik.

Kurse PS u tall me Bashën e trembur nga NATO.

Në fakt frika është iracionale.

Të gjithë të korruptuarit janë trembur.

Janë në panik në një kohë që janë afër fundit.

Pse, vërtet mendoni që nuk do ushtrohet presion i madh mbi këta pushtetarë që nuk kanë asnje forcë, dhe po qajnë përditë pafuqine e tyre në mbrojtje të banditizmit që kanë kryer?

Kur vodhën dhe abuzuan mbi shqiptarët, kurrë nuk e menduan moralitetin se mund të vendosej në Shqipëri.

Por tani koha ka mbaruar.

Nuk kanë fare mundësi rigrupimi.

Prandaj janë lëshuar si fëmijë mbi gjithçka të shkruar me lloj lloj skandalesh.

Kot. Asnjë skandal nuk e ndal Reformën shqiptare.

Ajo do jete e thellë… kurse shqiptarët ndihen të braktisur.

“A do të kemi ndonjëherë shtet?” … më pyeti dje, i vrarë në fytyrë, një burrë i thjeshtë në Tepelenë?

Ja, kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, në pritje të shohin diellin në vendin e tyre. Kur do të ketë një shtet të drejtë shqiptar?

Nuk ka kthim mbrapa.

Nuk bashkohen dot Meta dhe Berisha kundër NATO-s, kot presin fëmijët e kopshtit politik shqiptar.

Asgjë nuk ka kthim.

Të gjithë kokëulur do të shkojnë në qershor të votojnë Reformën në Kuvendin e Shqipërisë.

Futeni sa më shpejt Reformën në Parlament!…

Që shqiptarët të shohin me optimizëm shfaqjen më të bukur të historisë së tyre: vallen e ndëshkimit që do të hedhin me imponim abuzuesit e tyre, dhe duartrokitjen e Asamblesë së NATO-s në Tiranë.

15 komente në “PS u tall me Bashën e trembur nga NATO”

  1. mokja says:

    Na ngre moralin o Spartak ne kete vend qe eshte vrar shpresa , per tu ber njere si europa,shendet.

    1. florenc idrushi says:

      jam socialist por ky tak taku qenka bebil i manget , i tredhur i cmendur komplet me duket burgu enverit tani po i tregon pasojat te ky ky qenka trap tamam si mro baze maniaku i fiksuar pas saliut saliu eshte e keqja kombetare por qe ju me keto qe thoni perdite po ngrini ne piedestal ate nuk kemi kohe te merremi me salin jan boll 24 vjet kemi halle ekonomike plot nuk do merremi as me te cmendur si merrua dhe tak taku ok mos botoni keta se late nam ok

    2. wert says:

      Reforma ne drejtesi duhet te behet per te shporrur te pa aftet dhe te korruptuarit nga drejtesia dhe pastaj per te cuar para drejtesise Sali Berishen dhe kopene e tij vrastare!
      Normalisht Berishes duhet t’i dridheshin GJUNJET ne se do kuptonte qofte edhe 1% se vertete do behej hataja!
      Ne fakt po ndodh e kunderta:Sali Berisha jo vetem nuk eshte tutur,por ka gati PLANET B,C,D,E,DH,G,H,I,J,K ……….etj per t’ju kundervene Rames dhe lapangjozeve te tij zorraxhinj!
      Ndersa Edi Rama NUK KA ASNJE PLAN pervec …PORDHEVE ME RIGON!
      Ne kete situate te pa precedente populli shqiptar hesht sikur nuk behet fjale per ate,por per ALJENET!
      Ne e meritojme nje KRIMINEL si Berisha ,meqenese TRIM si Enver Hoxha he per he nuk ka lindur akoma!

  2. tradita says:

    sa m eshume te flas ku idioti aq me keq behet per mazhorancen dhe gazetet qe i botojne. budallaliqet. Po Berisha dhe Basha e futen Shqipeine ne NATO?

    1. Kuq e zi says:

      Z.tradita
      Po te kishte qene ps shqiperia nuk do ishte pranuar ne nato ne 2007?
      Ajo qe nuk doni te kuptoni eshte se nuk jane partite ata qe cojne ne nje sukses apo tjetrin por eshte vete procesi dhe sistemi
      Politikes tone nuk i pelqen procesi ajo don sukseset e partise ku ne krye eshte nje njeri fuqiplote dhe kto suksese i njihen vetem atij apo asaj pra jemi akoma me ppsh sepse mentaliteti i shprehur eshte ai

    2. grameno says:

      Gabim je ti TRADITA,shqiperin e deshen amerika dhe gjermania ne NATO,dreqi,shejtani apo saliu te ishte ne pushtet,shqipetia do antarsohej,kshtu e donin te tjeret,dhe gjeostrategjia e vendeve demokratike,mos ja fut kot,per saliun,kurrr ama kurrr NATO sdo ja hapte dyrt.

    3. Axhim Ajrizi says:

      jo more torollak ata e kanë vonue dhjetë vjetë .

  3. Mersin says:

    Avokati nuk e di pse me duket si nje kandid i mjere, qe beson se mund te kete reforme te tille ne Shqiperi, e cila te ndeshkoje te pandeshkueshmit. Do te ndodhe dicka por do te mbetet brenda kuadrit te groteskut.

  4. Fillori says:

    O Tradita! Qenke,me e pakta,medioker! Prite, prite, beje durim! Besoi Avokatit se eshte i “rrahur me vaj e me uthull”.
    Ka enderruar dhe ka sakrifikuar per ta pare ” Shqiperine Zonje”! Kaluan 25 vjet “rrumpalle” dhe u shiten per DMOKRACI.
    Eshte” kocke e forte” DEMOKRACIA! Ata qe e gelltiten menjehere kete kocke (Vicidolasi ,Lylezimi e Co) u ka ngel ne fyt.
    E drejta (Reforma ne Drejtesi) vonon por nuk harron. Avokati nuk ka g elltitur kocka , prandaj i kumbon Zeri.

  5. Deda says:

    Ka te drejt Ngjela kur thote se Bashen e ka zene frika.Frigen Basha e shume te tjere e kane patur gjithnje sepse e dine se kane shperdorue besimin e te varferve.Tani qe ka fillue tu dridhet toka nen kembe i ka zene paniku,nuk do lene gure pa levize qe te shpetojne,por besoje se buka e fukarase do ti vrase.Basha ngjan me ata gjarprit qe ne disa zona i quajn{ bolla},qe gjate dites qendrojne te ngordhura dhe ne prarim te diellit zgjohet.Edhe Basha gjate dites ne SHQUP bene pushim,fle gjume,me te peruar dielli zgjohet si i terbuar,me nje pal fjale,sharje e akuza ne konferenca shtypi.

  6. Kujtim says:

    TAKU JE I MTH DHE I PARITSHEM

  7. metko says:

    Ngjela nje i trjedhur i pandreqshem!
    APN eshte nje aktivitet qe ka 5 vjet qe rshte negociuar per yi bere ne tirane ?
    Pi ilace se ke pjerdh …

  8. Spartak Ngjela ,si kryetar i nje partie per drejtesi ne vend,ka filluar te flase mbrekullishte dhe shume sakte !
    KESHTU DUHET TE FLASIN POLITIKANET QE TE NGJALLIN SHPRESEN E HUMBUR TE ATIJ POPULLI !
    SE CFARE DO TE MDODHI NE REALITET…..KETU JEMI PRAPE !
    mos i bini….defit kot……

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ne fakt po behen gati 10 vite qe Avokati po theret DREJTESIN dhe ateher kur ishte ne pushtet Salehi dhe per kete duhet vlersuar.te shpresojm se vertet Taku e ka seriozisht

  10. Dalipi Bleones says:

    Tak Ngjela …..po mundohet ti zere vendin Baba TAkut te LSi qe vinte verdall me valixhen e zeze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje