Arben Çuko: Shteti është një patericë e opozitës së sotme

18 Maj 2016, 09:18Politika TEMA

Arben Çuko, si përfaqësues i mazhorancës i ka kthyer përgjigje deklaratave të presidentit Bujar Nishani se Qeveria po pengon hetimet për ekzistencën e një pajisje përgjimi në duart e Policisë së Shtetit.

Çuko: Që në fillimet e veta në krye të shtetit tregoi që është thjesht një bisht apo patericë e opozitës së sotme.

Dhe për të forcuar qëndrimin se çështja e përgjimeve është “bosh”, Çuko shtroi pyetjen ?

Çuko: Unë habitem, presidenti i Republikës duhet të kishte thirrur sa mori sinjalet për këtë gjëmë të madhe që i ka ndodhur shtetit shqiptar, mund të kishte thirrur menjëherë ministrin e Brendshëm në zyrë dhe ti kërkonte sqarime.

Si anëtar i Komisionit të Sigurisë, ai tha për Ora News, se thirrja e kryeprokurorit Llalla në seancë dëgjimore cënon hetimin.

Çuko: Për asnjë arsye kur ka çështje në hetim nuk mund të thirret Prokurori, për çështje konkrete në hetim.

Ndërsa në pozitat e ligjvvënësit të majtë, për Çukon nuk ka asnjë dyshim se çështja e përgjimit është përpjekja e radhës e opozitës për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.

Çuko: Kjo çështje është në rradhën e atyre fijeve të barit në të cilat përpiqet, është përpjekur dhe po përpiqet të kapet opozita për të shpëtuar nga mbytja. Mbytja e opozitës në këtë rast është vota JO për reformën në drejtësi.

Takimin kokë më kokë mes Bashës e Majkos e konsideron lajm të mirë, por për zërat që e shohin deputetin socialist President, Çuko thotë se është ende herët.

Çuko: Lajm i mirë është. Do të presim (për Majkon), koha do ta sqarojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje